Shpëtim Duro u emërua ditën e sotme në krye të skuadrës së Flamurtarit duke zëvëndësuar në pankinën e bregdetarëve Gentianin Meznin.
Një zgjedhje që është pritur mjaft mirë nga ish kryebashkiaku dhe presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, që e ka përshëndetur këtë zgjedhje përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Urime dhe suksese prof.Duros!
Me sa duket, “dikush”, me me fund e kuptoi, qe nuk ka “shpetim” per Flamurtarin, pa nje SHPETIM ne staf” shkruan Gjika.
Shpëtim Duro do të prezantohet ditën e nesërme tek skuadra e tij e re.