Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit.
Duro do të zëvëndësojë në këtë detyrë, Gentian Mezanin, i cili u laguar nga pankina vlonjate pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Beslidhjës.
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, gjeti gjuhën e përbashkët me Shpëtim Duron i cili do të prezantohet ditën e nesërme.
Duro është një trajner i njohur në Kategorinë Superiore pasi ka pasur në drejtim shumë skuadra të njohura.