Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e rradhës të fazës së 1/8-tave të ” Uefa Champions League” mes Bayern Munich-Arsenal dhe Real Madrid-Napoli.
Dy ndeshje vërtet spektakolare që dhuruan mjaft emocione, gola dhe spektakël.
Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena”, u mbyll me rezultatin e thellë 4-1 në favor të kampionëve të gjermanisë të cilet hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën e çerekfinaleve.
Skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti, arriti që të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 11-të me anë të mesfushorit Arjen Robben që shënoi një gol spektakolar nga distanca.
Megjithatë, Arsenali arriti që të reagojë në minutën e 30-të me Aleksis Sanchez që barazpeshon shifrat, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.
Në pjesën dytë, Bayerni dominon totalisht takimin duke shënuar katër gola të tjerë, me anë të Lewandowski në minutën e 53-të, Tiago Alcantara që shënoi një dy golësh personal në minutat 56-të dhe 63-të , dhe Tomas Muller në minutën e 88-të, duke vulosur shifrat në 5-1.
Një fitore mjaft e rëndësishme për bavarezët që shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit në Londër, ku kualifikimi është pothuajse i sigurtë.
Fitore të madhe mori dhe Reali i Madrdit përballë Napolit të Elseid Hysajt.
Ndeshja e luajtur në “Santiago Bernabeo” u mbyll me shifrat 3-1 për madrilenët që arritën të përmbysnin avantazhin e krijuar nga Napoli që shënoi me Insignen në minutën e 8-të me një goditje spektakolare.
Por, reagimi i kampionëve të europës ishte i menjëhershëm, pasi sulmuesi Benzema barazoi në minutën e 19-të.
Me fillimin e pjesës së dytë Reali kalon në avntazh me anë të gjermanit Tonni Kroos, ndërsa goli i tretë do të vinte nga Kasemiro që shënon një gol të mrekullushëm nga distanca.
Rezultati mbeti i pandrushuar deri në fund të takimin me Realin e Madridit që gjithashtu hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Në këtë takim u aktivizuar për 90-minuta dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj që bëri një paraqitje të mirë./f.b
Ne 4 ndeshje te Champions League u shenuan 15 gola, teper e ralle per aq kohe sa kam qe ndjek kete eveniment. Supozohet se luajn ekipet me te forta te Europes. Thjesht BIZNES!