Shpëtim Duro nis “nxemjen”, Mezani pret letrën e shkarkimit

15 Shkurt 2017, 20:09Sport TEMA

Ashtu siç pritej, eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nuk ka kaluar pa pasoja te Flamurtari dhe viktima, siç ndodh më shpesh, bëhet trajneri.

Sipas burimeve të “panorama Sport”, trajnerit pritet t’i komunikohet së shpejti shkarkimi i tij nga detyra, edhe pse pak kohë më parë, administratori Idrizi, kishte deklaruar se ishte kishte gjetur më në fund trajnerin e duhur për planet e të ardhmes së klubit.

Duket se drejtuesi i vlonjatëve ka gjetur shumë shpejt edhe zëvendësuesin.

Ashtu siç ka paralajmëruar gazeta, ai është prej kohësh në bisedime me Shpëtim Duron dhe sapo të zgjidhë çështjen Mezani, pritet t’i besojë pankinën teknikut i cili nuk drejton në Superiore që nga viti 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje