Pas kualifikimit në gjysmëfianle, trajneri i Tiranës Mirel Josa është shprehur se objektivi në Kupë u arrit, por vëmendja e skuadrës është tek derbi kundër Partizanit.
Në prononcimin e tij për “Supersport”, Mire Josa tha se shpreson që të kenë dhe mbështetjen e tifozerisë.
“Në pjesën e parë u munduam të sulmonim më tepër ndërsa në pjesën e dyte kishim frikë se mos pësonim. Objektivi u arrit, por tani duhet mbyllur kapitulli Kupë për momentin sepse kemi përpara Partizanin. Është një ndeshje prestigji që do të thotë shumë për ne. Duhet të bëjmë më shumë në fazën sulmuese.
Normalisht që tifozët i duam pranë. Do doja të ishin të organizuar në stadium siç i ka hije derbit, por nuk e vendos unë këtë gjë, sics nuk kam vendosur gjërat e tjera të ndodhura më parë.” tha Josa.