Dopingu, Gjykata kërkon 100 mln USD nga Armstrong

14 Shkurt 2017, 17:16Sport TEMA

Një Gjykatë e Distriktit të Kolumbisë, i hapi rrugë një procesi sensacional për Lance Armstrong, ish ylli i ciklizmit Botëror që u përjashtua përjetë nga sporti nga Usada, agjensia amerikane e anti-dopingut në 2012 për shkak të përdorimit të dopingut përgjatë karrierës së tij.

Departamenti i Drejtësisë i kërkon ish kampionit afërsisht 100 milionë dollarë dëmshpërblim, duke e akuzuar se ka mashtruar Shtetin Amerikan, pasi sponsorizohej nga US Postal Service,  shërbimi publik postar i Shteteve të Bashkuara.

Lance Armstrong i ka konsideruar këto akuza si të pabazuara pasi shteti nuk është penalizuar sipas tij por ka përfituar nga ky akord sponsorizimi, por gjykatësi Christopher Cooper e ka hedhur poshtë këtë argumentin, duke  saktësuar se dëmi që i është shkaktuar Shtetit amerikan mund të gjykohet vetëm nga një juri dhe nga askush tjetër, Vlen të kujtohet se US Postal Service i ka paguar më shumë se 32 milionë dollarë Tailëind Sports Corporatibn, skuadrës ciklistike ku bënte pjesë Armistrong.

Ciklistit i janë hequr të 7 titujt e fitoar në Tour De Francë në vitin 2012 pasi agjensia e anti-dopingut të Shteteve të Bashkuara e akuzoi se kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në programimin më të sofistikuar të dopingut në historinë e këtij sport.

Pas përgënjeshtrimeve të përsëritura në janar të vitit 2013 Armstrong pranoi fajësinë e tij në spektaklin televiziv amerikan të Oprah Winfrey.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje