Manchester United në ndjekje të Andrea Belottit

14 Shkurt 2017, 15:49Sport TEMA

Sulmuesi Italian që luan me skuadrën e Torinos, Andrea Belotti është vënë në shënjestrën e skuadrës së Manchester United.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb”, e cila shkruan se “Djajtë e Kuq” po e monitorojnë me vëmëndje Belottin.

Sulmuesi i Torinos pëlqehet shumë nga trajneri i United, Jose Mourinho, i cili sheh tek Belotti lojtarin ideal për të zëvëndësuar Marcus Rashford i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin, dhe Anthony Martial që kërkohet nga Tottenham.

Me paraqitjet e tij këtë sezon me Torinon, Belotti i ka impresionuar të gjithë, ku përveç Manchester United ka dhe ekipet të tjera që kërkojnë shërbimet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje