Kupa e Shqipërisë/ Teuta përmbys Vllazninë dhe kualifikohet në gjysmëfinale

15 Shkurt 2017, 19:00Sport TEMA

Teuta është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani mposhti në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-0 në “Niko Doavana” ekipin e Vllaznisë.

Bregdetarët arritën që ta sigurojnë kualifikimin në minutat e fundit të ndeshjes duke shënuar dy gola shumë të shpejtë.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Ardit Hila në minutën e 82-të duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pas dy minutash në të 84-tën Gerhard Progni dyfishon rezultatin duke shpërthyer në festë tifozerinë vendase dhe stafin teknik, pasi goli i tij i dha kualifikimin Teutes.

Sfida e pare mes ketyre dy skuadrave kishte perfunduar me rezultatin 1-0 ne favor te shkodraneve.

Tashmë gjysmëfinalistet e Kupës së Shqipërisë janë, Teuta, Skëndërbeu, Beslidhja, dhe Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje