Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mori të gjitha përgjegjësinë pas humbjes me rezultatin e thellë 4-0 me PSG-në në ndeshjen e parë të 1/8.
“Unë jam i vetmi përgjegjës”, tha Enrike për kanalin katalunas TV3, pas humbjes më të thellë që ai ka marrë në drejtimin e Barcelonës.
Por, kjo humbje mund ti kushtojë së tepërmi teknikut të blaugranave pasi mund të largohet nga “Camp Nou”, duke qenë se Barcelona vështirë se mund ta pranojë një eliminim kaq të shpejtë nga “Uefa Champions League”.
Luis Enrique ka një kontratë deri në fund të sezonit me Barcelonën, por bisedimet për rinovimin deri më tani janë lënë mbrapa.