Ernest Gjoka: Aleanca me Tiranën? Varet si e konsideron!

15 Shkurt 2017, 16:25Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur pas ndeshjes me Tiranën ku skuadra e tij u eleminua ne fazen e cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, Gjoka tha se skuadra e tij mund të kishte bërë më shumë, por u penalizua nga mungesat.

Ndërsa në lidhje për një aleancë me bardheblutë, tekniku i verilindorëve theksoi se Kukësi është me meritë aty ku i takon.

“Mund të kishim dhënë më shumë, por kështu janë ndeshjet, kështu janë ngarkesat. Nëse do kishim lojtarët e tjerë që ishin pushim sepse ashtu duhej, mund të kishim rezultat ndryshe. Të shtunën ishte vuajtje, jo shëtitje, megjithatë varet si e konsideron. Deri më sot kemi sakrifikuar dhe vazhdojmë ta bëjmë, kishim 5-6 lojtarë me probleme dhe arritëm në këtë gjendje. Jemi me meritë këtu ku jemi deri më sot” tha Ernest Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje