Nesër në Kryesinë e Kuvendit do shqyrtohet projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

7 Mars 2017, 17:03Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në rendin e ditës së Kryesisë për tetë mars do të procedohet projekligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të mërkurën do të shqyrtojë propozimet dhe kërkesat për projektligjin e FSK-së.

Sot gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli projekligjin për shnëdrrimin e FSK-së në Ushtri.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli draft-ligjin për bërjen e FSK-së Ushtri pa ndryshime kushtetuese. koha.net

1 komente në “Nesër në Kryesinë e Kuvendit do shqyrtohet projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri”

  1. tfgs1 says:

    Urime Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje