Maqedonasit tentojnë të djegin muzeun e alfabetit shqip në Manastir

7 Mars 2017, 10:53Rajoni TEMA

 

Katër persona të maskuar kanë sulmuar Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Zhurnal.

Nga MPB  ka thënë se  në orët e para të mëngjesit 4 persona të maskuar kanë tentuar t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.

“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”.

 

1 komente në “Maqedonasit tentojnë të djegin muzeun e alfabetit shqip në Manastir”

  1. Shkopi says:

    Sllavet tentojne te djegin muzeun e gjuhes shqipe.
    Maqedonas = shqiptaret maqedone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje