Thaçi: Së shpejti do inicioj ndryshimin e ligjit të FSK-së për ta shndërruar në Ushtri

5 Mars 2017, 16:18Rajoni TEMA

Në manifestimin për Epopenë e UÇK-së, që po mbahet në kazermën “Adem Jashari”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të marrë iniciativë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në.

“Ky ndryshim nuk do të ketë implikime në misionin e KFOR-it”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa kryeministri Mustafa ka thënë se kemi sfida përpara si shtet dhe do t’i tejkalojmë.

“Mburremi me FSK-në. Në të e shohim ushtrinë tonë dhe anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Në këtë manifestim nuk ka marrë pjesë askush nga familja e komandantit Adem Jashari.

1 komente në “Thaçi: Së shpejti do inicioj ndryshimin e ligjit të FSK-së për ta shndërruar në Ushtri”

  1. Kapit Tupalla says:

    Ky GËNJESHTAR, që as S. Berisha nuk i afrohet !
    Po ku do i marrë ky 2/3 e votave të serbeve që ta ndryshoj kushtetutën ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje