Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eklektike kërkon të pajisë me sistemin GPS të gjithë mjetet në dispozicion në drejtoritë rajonale të saj, ato që janë të Task Force apo pajisjet rezervë.
Në një njoftim të bërë nga kompania kërkohet pajisja me sistem monitorimi për 345 mjete në total nga të cilat 55 janë mjete për sensor karburanti.
Nisma vjen në kuadër të disiplinimit të mënyrës së përdorimit të mjeteve nga ana e stafit në drejtoritë rajonale si dhe optimizmit të kostove për karburant. Këtë e tregon më mirë edhe pjesa e specifikimeve teknike që bëhet në kërkesën e operatorit.
Sistemi duhet të përcaktojë vendndodhjen e automjetit në kohë reale e me frekuence gjurmimi çdo pesë sekonda. Nga ana tjetër duhet të ofrohet informacion i detajuar mbi identifikimin e mjetit, shpejtësinë e lëvizjes, gjendja e motorit ndezur ose fikur, adresën e vendndodhjes e saktë dhe e përditësuar, gjendja e baterisë, gjenerimi i rrymës në mjet, përshpejtimi i menjëhershëm, frenimi i menjëhershëm.
Një tjetër kërkesë ka të bëjë me raportet e karburantit të konsumuar gjatë lëvizjes, furnizimi përkatës sipas vendit dhe litrave.
na henkshi mutin ,nuk jemi te detyruar qe te vendosim GPS .vetem krimineleve ne amerik i vendosin GPS