Nuk më habiti aspak akuza e ngritur nga gazetarja Anila Basha, që nuk i duroi dot fyerjet e “Kryeçadrës” në adresë të saj, si një përfaqësuese e “mediave të krimit, mediave të blera”. Nuk ka shqiptarë që nuk e di, që Basha dhe Berisha, i kishin dhe i kanë blerë mediat e tollovisë mediatike të këtij vendi.
Nuk do shumë të lodhesh dhe të hulmutosh, mjafton të ndezësh televizorin, të klikosh portalet, apo të blesh disa gazeta, apo çdo llojë aktiviteti që pretendon se jep informacion, që të kuptosh se kush e ndyen ambientin mediatik dhe njëkohësisht kërkon të qorrollepsi opinionin publik me “çudira dhe magjira”.
Mjafton të dëgjosh Bashkimin e “bashkuar” të çadrës News24, që të kuptosh se çadra studio, e studio çadra janë ngritur kudo. Hajvanllëqet, se asnjë gazetarë nuk shkel tek Kryeçadra nuk janë të vërteta, pasi puna “in inkonjito” (identitetë të rremë), po paguhet kudo…!
Të gjtha lajmet hapen me “Çadrën e lirisë”, ku çlirimtarët vetmohues dëgjojnë një kasetë 25 vjeçare me komunistë dhe bijë komunistësh… bllokmen dhe bijë bllokmenësh… kriminela dhe bijë kriminelësh… të thënë nga ata, që identitetin e tyre të vërtetë i’u a faturojnë të tjerëve.
Nuk duhet t’u vemë faj, sepse edhe ku**at e bordellove kanë të drejtë të shajnë! E fjala e parë që atyre u vjenë ndërmend kur shohin një zonjë, që rastësisht apo nga kurioziteti kalon nga rruga e “llampave të kuqe” ku ata punojnë, është ajo e identifikimit të tyre : Po kalon një k***ë!
Kështu, ky ritual i përditshëm, me fyerje dhe kërcënime, i thënë si melodi e domosdoshme për të frymëzuar “dervishët” falco të çadrës, se gjoja po shkojnë drejtë sakrifikimit, zmadhohet dhe rritet nga zhurma që bëjnë mediat e shitura nga halli, sepse për ata që kanë edhe gurin edhe arrën nuk vlejnë, e ndaj si blejnë, sepse janë mall “kallp”.
Të mësuar të jetojnë me gjithfarë mashtrimesh dhe intrigash informative, këto media e kthyen misionin fisnik në një bordello, ku mund të marrësh çdo gjë me pagesë. Anila Basha ishte një nga koleget që është paguar dhe me gjithë vlerat që ka si gazetare, ishte e fundit në pagesë, në radhën e lukunisë së madhe të “ujqërve mediatik . Aq shumë kanë marrë dhe grabitur këto kone shpifjesh, sa edhe sot nuk mund t’i ndalin shpifjet dhe sajesat nga më qesharaket, për një arsye e vetme, sepse kanë akoma borxhe për të larë.
Anila foli, sepse vlera që ka marrë, ka përfunduar sëbashku me shërbimin ndaj pagatorit. Por kur shikon gjithë këta mashtruesa të veshur me petkun e informuesit, bindesh, se sa lekë kanë paguar dhe paguajnë shqiptarët për t’i gënjyer dhe tallur me ta. Dy, janë arsyet që mediat e blera nuk ndryshojnë dhe njohin vetëm një rrugë, atë të mashtrimit dhe dizinformimit: E para, sepse nuk kanë aftësi për të kryer një mision tjetër ndryshe nga ai që kanë mësuar, duke u paguar për shumë vjet dhe e dyta, duke mos gjetur treg për të shitur poshtërsitë dhe intrigat e tyre, sulmojnë të “poshtrin shtet që i vjen era shtet”, se përse nuk vepron si ai i pari… të blej dhe të gënjej?!
Të gënjej edhe kur vriten njerëz, duke thënë se vranë njëri tjetrin me pistoleta çadër dhe thika stilolaps, të tallen me njerëzit kur mbyten dhe përmbyten, duke thënë se sa i bukur duket qyteti jonë, si Venecia, vrasësit t’i paraqesin si të dhunuar, sepse viktimat i zgjuan nga gjumi duke protestuar, hajdutët t’i paraqesin si ëngjëj të ndershmërisë, por viktima të gripit që i zuri para se të gjykoheshin, se shteti i drogës ka qënë lule me lule ndaj kurrë nuk e luftuam, se më mirë të mos paguajmë energji, të ndërtojmë ku të na dojë qejfi, të zaptojmë toka e prona, se sa të punojmë ku të mundemi.
Të shpifësh dhe gënjesh qytetarët, se emigracioni na qenka fatkeqësi, e nëse largohesh për një jetë më të mirë, që natyrisht vendi jot nuk ta afron, qënka krim i madh. Broçkulla e këtyre mediave të shitura, që nuk po gjejnë treg blerje, nuk kanë fund. Por ndjej dhimbje, për milonat e hedhura kuturu, për të blerë paçavure të tilla.
Një pyetje, që dikush duhet të përgjigjet: Ku i merr opozita dhe gjithë kundërshtarët e pushtetit, të deklaruar apo në hije, gjithë këto miliona, ku njëfarë Çani paguhet në vit sa presidenti Obama në pension?! Po dhjetëra Çana dhe kazana, që vlojnë çdo ditë, duke ndotur edhe ajrin rreth e rrotull, ku i kanë gjetur këto pasuri prej “sheikësh”?!
Përse Kryeçadra dhe bandat e tij, që kanë paguar dhe paguajnë mediat me pare gjaku dhe lot shqiptarësh, nuk dërgohen para drejtësisë me prova, pas akuzës publike të bërë nga gazetarja Anila Basha?!
Mos vallë edhe për të akuzuar, shteti duhet të pres Vetting-un?!
Ku eshte ,zoti LLALLA ky prokuror i” afte”, qe me mosperzierjen e tij ne punen e shtetit, por vetem te pushtetit i ka bere nje dem te madh Shqiperise dhe popullit.Ai mbetet per tu ndeshkuar nga dretjesia, qe pretendojme te bejme me reformen ( qe zoterinjte po na e bllokojne ku brenda futet dhe zoti LLALL).
ANRI.! LERI PLEHRAT TË ZIHEN MES VEDIT.!
ANILA ME SHOQE,DRIDHET NGA FRYN ERA.!
ZGJEDHJET DO TU JAPIN SHUPLAKË SURRATIT,
EDHE KËTYRE GAZETARË QEFMBETUR DHE QË U KA DAL BOJA.??????
Kjo Anila,ne kete foto ka dale shume keq.E veshur me nje fustan transparent,e me shume se gjysma e gjoksit eshte zbuluar,duket si ato te dritave te kuqe,qe ka dale ne dritare ,per te joshur kliente.megjithese ato syzet shume demode,sikur e tregojne edhe shume te moshuar.Ilva,sikur nuk ka dashur,t’i beje ndonje verejtje,a thua thjesht xhelozi!!!???
Me gjithe parate qe marrin keta palaço gazetare, mund te ndertohej Shqiperia nga e para, por ne sistemin qe kemi ndertuar ne Shqiperi, eshte bere qellimisht per te mos qene kurre demokratike, por sistem i rremujes. Thjeshte: ujku mjergull do.
09
09