(FOTO) Makao përgatit bizneset për të investuar në Shqipëri

28 Mars 2017, 14:22Ekonomia TEMA
(FOTO) Makao përgatit bizneset për të investuar në

Në qytetin e Makaos u zhvillua sot takimi inagurues i shoqatës së miqësisë Makao-Shqipëri për promovimin e kulturës dhe ekonomisë shqiptare. Krijimi i kësaj shoqate është mbështetur nga autoritetet më të larta zyrtare të Makaos dhe Shqipërisë . Ceremonia u drejtua nga:

Z. Cheung Tat Wah – President i shoqatës

Znj, Lau Van Leng – zv/Presidente

znj. CHUI Sai On – Kryetare e Qeverisë së Makaos.

Z. Jackey Cheung – Iniciator i themelimit të shoqatës

Milva Ekonomi – Ministre e Ekonomisë dhe Turizmit

Znj. Ekonomi  mbajti fjalën përshëndetëse për të pranishmit duke u fokusuar mbi potencialet turistike dhe ekonomike të Shqipërisë për investitoret nga Makao.

Krahas ceremonisë inaguruese pati gjithashtu një ekspozitë të prodhimeve shqiptare, mundësive për turizëm dhe investime si dhe u shfaq një dokumentar mbi Shqipërine prodhuar nga kjo shoqatë.

Shoqata e Miqësisë Makao-Shqipëri ka siguruar mbështetje në Shqipëri nga  Kryeministri z. Edi Rama, Kryetari i Bashkise z. Erion Veliaj, Ministri i Jashtëm z. Ditmir Bushati, Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj dhe Ministri i Energjitikës z. Damian Gjiknuri.

 

1 komente në “(FOTO) Makao përgatit bizneset për të investuar në Shqipëri”

  1. Ferdiu says:

    Une them me mire te investojme ne ne MAKAO, sidomos ne lojrat e fatit qe kemi edhe goxha tradite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje