Vëllai i ministrit të LSI shoqërohet në polici

31 Mars 2017, 15:47Kronika TEMA

Vëllai i ministrit të LSI, Lefter Koka, është shoqëruar në Policinë e Durrësit.

Raportohet se Nar Koka është shoqëruar në polici mesditën e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar në polici, pas një sherri të me punonjësit e policisë, për shkak të djalit.

I biri është gjobitur nga policia për kundravajtje me makinë.

Djali i Leonard Kokës është ndaluar nga polici i qarkullimit.

Punonjësi i policisë do t’i vendoste gjobë, por ka hasur në kundërshtimet e Nar Kokës, që është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime.

Nar Koka është një personazh i njohur, sidomos për negociatat mes Ramës dhe Metës për marrëveshjen e 1 prillit të katër viteve më parë.

10 komente në “Vëllai i ministrit të LSI shoqërohet në polici”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Po ky nuk eshte vetem vellai i ministrit por Godafather i te gjitha qeverive. Cudi!

    1. Edkari says:

      Nar Koka nuk eshte nga Durresi por nga Spitalla e Durresit.
      U lutem shume jini kuptimin taman fjaleve qe shkruani.
      Spitallasit kur donin te shkonin ne Pallatin e Sportit apo
      ne kinema thonin do shkojme ne Durres me pa film ose ndeshje.

  2. Xhemi says:

    Hapu dhé, kush eshte minister i mjedisit. Kontrabandisti i droges Koka, do te punoje per mjedisin ne Shqiperi?! Fatkeqesi per vendin!
    E ca mund te presesh nga ky llum, keto jane kontigjent burgu!

    1. Flori 2017 says:

      Gjithcka qe nxirret ne lajme jo domosdoshmerisht duhet dhe kuptohet nga ju si e vertete. Dukeqenese ju nuk e keni ndjekur punen e palodhshme, dhe te vazhdueshme ne lidhje me mjedisin te ministrit ne fjale, atehere edhe mendimet dhe komentet tuaja nuk kane baza qe vije era “e vertete”. Ka ndodhur thjeshte nje incident i cili eshte shfrytezuar nga mediat ne menyre te palejueshme, keshtu qe nuk eshte e drejte qe te cenohet jeta private e nje personi tjeter qe nuk ka lidhje as me politiken, as me shoqerite civile, dhe as me dicka publike. Gjersa sejcili prej nesh eshte i lire te beje cfare te doje ne jeten e tij private, atehere beni te njejten gje mos cenoni!

      1. nari says:

        Or ti Flori 2017, a i ke bo llogarite se sa jete private kane cenuar kete Koket e Durresit ?!
        Ky,Nari ,shoku yt, meriton shume me shume se sa ta shoqerosh ne polici.

    2. Nje student i zgjuar says:

      Ju mendoni qe sejcili prej politikaneve jane te prekur ose te paperjashtuar nga sfera e tregut mizor te droges. Ju mendoni se cdo politikan ka lidhje te pazgjidhshme me te sikurse asnjehere Z.Koka nuk eshte permendur nga gjykata, ose trupa diplomatike qe kane per qellim infomimin e publikut per rreziqet e momentit. Prandaj nuk eshte e nevojshme qe ju te mendoni qe gjithcka eshte e lidhur me droge, te pakten domosdosshmerisht me njerez qe punojne ne qetesi dhe japin rezultatet e punes se tyre me pas ?

  3. erion brace i verteti says:

    Ca shpjegime do japi? nqs ka shkelur ligjin, te dali ne gjyq …

  4. tyryry says:

    Nar Koka, Kar Noka…

  5. askushi says:

    Me duket se eshte po ai qe shau nga nena Ministrin e Jashtem ne telefon ? Dhe ju merreni me Murrizin qe shau nje polic nga Fushe-Kruja. Shikoni keta peshqit e medhenj dhe mos u merrni me cironkat.

  6. Lsi Koka says:

    Zoti Koka eshte alamet Koke ne punen e tij ! Koka e zotit Koka eshte gjithe halle per te zgjidhur kokat e problemit . Ju e keni pare zotin Koka se sa eshte bere Koka ? I shkreti , Zotit Koka i eshte bere Koka daulle ! Zoti Koka eshte nje nga Kokat e LSI-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje