Nuk është James Bond, ky mekanik krijoi një makinë-amfib

1 Prill 2017, 03:18Sociale TEMA

Xiong Jian, një mekanik automjetesh në Kinë i ka lënë pa fjalë banorët e qytetit Taojiang, kur është shfaqur me makinën e tij lundruese në ujërat e lumit Zhenzi.

Është një pamje që, po të mos ishte për ndryshkund dhe pjesët e vjetra të makinës, do të dukej si e nxjerrë nga ndonjë film i James Bond.

Jian e ndërtoi makinën duke përshtatur pjesë të vjetra nga dy automjete të tjera, gjatë kohës së tij të lirë.

“Unë jetoj buzë lumit, kështu që makina lundruese është e nevojshme për mua. Për më tepër, ishte argëtuese ta ndërtoja,” tha ai për ‘Russia Today.’

Jian shtoi gjithashtu se kishte hasur edhe në disa probleme. Fillimisht, ai e kishte vendosur motorrin e makinës në pjesën e përparme, por gjatë lundrimit vuri re se kishte hyrë ujë në të, ndaj vendosi ta kalonte në pjesën e pasme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje