Pamje shqetësuese: Luanët sulmojnë trajnerin gjatë shfaqjes së cirkut

1 Prill 2017, 04:17Sociale TEMA

Trajneri i luanëve të një cirku në qytetin Lviv në Ukrainë, është sulmuar prej tyre gjatë shfaqjes, përpara spektatorëve, midis të cilëve ka patur edhe fëmijë.

Oleksiy Pinko u sulmua brutalisht nga dy luanë, të cilët dolën jashtë kontrollit.

Një prej kolegëve të tij i ka ardhur në ndihmë, duke u përpjekur t’i mbajë larg luanët me anë të kamzhikut, derisa dikush tjetër ndërhyn me një zorrë uji.

Por, si të mos mjaftonte qetësimi i situatës, trajneri është ngritur dhe ka nisur t’i godasë sërish luanët, duke i acaruar edhe më tepër, ndërsa është sulmuar sërish prej tyre.

Pinko u dërgua menjëherë në spital, ku pa trajtohet për plagët e marra, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje