Këngëtarja e njohur Myfarete Laze ka dhënë një intervistë për Albania Free Press.
Ajo rrëfen disa momente nga e shkuara e saj, siç është përjashtimi nga një festival dhe rikthimi më pas, pasi bindi Ramiz Alinë, por edhe se me çfarë merret ditët e sotme.
Pjesë nga intervista:
“Në vitin 1979, ka qenë festivali im i parë, më regjistroi Osman Mula, ishte shok me tim vëlla i cili i thotë me merakun e një vëllai: “Mos ma merr Myfareten në festival, se është mërzit se nuk i doli shkolla e po nuk e pranuan në festival, do të goditet për herë të dytë.”
Unë erdha në festivalin e këngës, hyra në konkurs dhe e fitova. Dola me shumë sukses, por, në natën e tretë, mu mbyll dera. Të gjithë pjesëmarrësit hynë, unë jo“, shprehet ajo.
Cila ishte arsyeja?
Eh! Duhet të paraqitesha në Komitet Qendror, tek Ramiz Alia. Kishin ardhur letra, prej Sarandës madje, ku thoshin se këndoja si Mirel Matje, si franceze. Të betohem se, në atë kohë, nuk e njihja këngëtaren e madhe franceze! Njihja mjaft këngëtarë italianë. Isha rritur me “Canzonissima”, “Carosello”, me Hit Parade, – i ndiqnim çdo të shtunë dhe të diel. Më kujtohet, edhe sot, Raffaella Carra, shumë e re, me Pippo Baudon. I shikonim tinzash. Vendosnim batanije nëpër dritare në Shkodër, që mos të pikaseshim nga jashtë.
Në Komitetin Qendror më folën për biografinë time e për zërin si franceze. Profesor Çesk Zadeja, fatmirësisht, kishte folur shumë mirë për mua! Ramiz Alia më pyeti, nëse kisha dëshirë të këndoja në festival. Sigurisht, iu përgjigja se kisha dëshirë të madhe. “Por ti këndon si franceze”, – më tha.
Me naivitetin e moshës, i them: “Me më pyet për këngëtarët italianë, të tërë i njoh, se më ka mësuar baba italishten, por këtë këngëtaren franceze, nuk e njoh.”
E duket se kjo përgjigje e çarmatosi, ndaj shpëtova. Arrita në tri këngët e fundit, të natës finale. Fitova çmim, por përsëri nuk më lanë të këndoj në këngët fituese. Punë e madhe! Unë kisha marrë çmim! Kisha kënduar me Vaçe Zelën!
Në fakt, ju keni kënduar, në ato vite, bashkë me kolosë të këngës.
Po, e vërtetë. Kam kënduar me Vaçe Zelën, Gaqo Cakon, kam kënduar këngë të Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Tish Daisë, Agim Prodanit. Kam pasur, vërtetë fat, dhe, nga ana tjetër, mendoj se e kam menaxhuar mirë jetën time artistike.
U afrove me festivalin e këngës, në një periudhë të artë. Si kanë qenë marrëdhëniet me koleget?
U rrita në Shkodër; Shkodra të rrit pa komplekse. U rrita me fioriturat e bukura të Big Ndojës, të Florinda Gjergjit, të Xhodë Hafizit, të Valdete Hoxhës, Ibrahim Tukiçit, por edhe mes këngëtarësh të mrekullueshëm si Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Eduard Jubani, Violeta Zefi, Mukadez Canga, Shpresa Rranxa. Ishte një plejadë këngëtarësh të muzikës së lehtë!
E kam nisur që në kopsht këngën. Në klasën e tretë fillore, mora çmim të parë në festivalin e këngës për fëmijë. Pastaj, 13 vjeçe, përsëri një çmim të parë, me një këngë të Zef Cobës në festivalin e Këngës Qytetare Shkodrane. Nuk i jam ndarë, kurrë, botës së çmimeve dhe këngës! Në festivalin në RTSH, nuk isha e rastësishme. Por që të këndoja me Vaçe Zelën, nuk ma kishte marrë mendja asnjëherë!
Është fat i madh, kur punon me partnerë të mrekullueshëm, me kompozitorët dhe poetët më të mirë. Kur këndon me Gaqo Cakon, Ema Qazimin, Tonin Tërshanën, Irma Libohovën, Luan Zhegun; do të thotë se ke qenë, siç e quajmë në Shkodër, “piazza”!
Formimin muzikor ma dha Shkodra, në Tiranë ishte ndryshe. Ishin kolosët e muzikës, që na konsideronin një nivel më poshtë, pavarësisht se nuk vinim nga hiçi. Nuk këndonte Vaçe Zela me këdo, ajo zgjidhte. Mua nuk pati kohë të më zgjidhte, se më zgjodhi Agim Prodani dhe ajo më pa vetëm në provë. Por faleminderit Vaçes, sepse e njohu talentin dhe më vlerësoi.
Sot, ju gjejme në Drejtorinë e Burgjeve, ku ju punoni. Jeni përpjekur shumë për gratë e burgosura. Si është të punosh mes tyre?
Është një dimension i jashtëzakonshëm shpirtëror! Kemi bërë 7 ekspozita pikture, panaire, janë krijuar grupe polifonike, muzikore. Jam e kënaqur që u falim, sadopak, gëzim në jetën e tyre. Jetët e grave të burgosura, kanë drama të mëdha. Jo gjithmonë jeta ka qenë bujare me to. Shumë prej tyre janë detyruar të kryejnë një krim. Ato e meritojnë shpresën! Kam qenë gjithmonë e mendimit se, sikur vetëm njëherë të ndihet njeriu i nderuar, nuk do të gabojë më lehtësisht!
Sa bukur është që, e madhja, Tinka Kurti të festojë 80-vjetorin në burgun e Peqinit! Sa bukur të shikoje të burgosurit që e thërrisnin “Nënë Pashako”, nga kangjellat!
Ju jeni nga të paktët këngëtarë që nuk keni kënduar në dasma, klube e lokale, nuk keni ndërruar zhanër. Pse kjo zgjedhje?
Unë kam pasur kosto për këtë, por që më ka vlejtur shumë! Kam fituar gjënë më të madhe! Ua kam thënë edhe vajzave të mia: “Arti im është i shenjtë! Kur unë kam sakrifikuar anën ekonomike në artin tim, për të ruajtur të pastër figurën e këngëtares, mos ma ulni kryet për një kafe.”
Dhe kam fituar shumë! Sot kam dy vajza shumë të mira dhe jam krenare për to! Kanë punuar me mbajt veten, që në vit të parë fakultet, – i kam edukuar me shkollë dhe punë. Vajza e vogël, edhe pse është mjaft e re, ka dhjetë vite punë. Kjo është jeta, ndaj kështu mendoj se duhet të jetë.
I kemi lexuar disa here keto peralleza. U bajatet me keto Heroina!?.
Kenggetares Myfarete Lazes.
Po kjo interviste cfare asht sh.Myfarete.Myfaret Laze:
Ramizi me tregoi pirgun me letra per biografine time.Qava ne zyren e tije.
• Kengetarja e njohur,Myfarete Laze rrefen kalavarin e saj si kengetare ne komunizem,per shkak te bigrafisese keqe.
• Ajo thote se gjyshi i saj,Mile Xhafo Laze ishte pushkatuar pas marrjes se pushtetit.Per kete arsye,ishte veshtire per te hyre ne shkollen e muzikes “Prenk Jakova”.
• Ne si familje u zhvendosem ne Shkoder,nga Saranda.
• Ishte fat se fal qytetarise e shpirtit artedashes te banore te keti qytetit,nderhyrjes se Bilal Parruces,kryetar i Kom.Ekz. te Shkodres,qe hyri garant per familjen time,arrita te futem ne shkollen “Prenk Jakova”.
• Kjo asht’qytetaria shkodrane dhe shpirti I tyre per jabangjinjte.
• Fale ndihmes dhe te Osman Mules,ajo arriti te depertoje edhene festival,ku do kendonte “Nen kuroren e ullirit” me Lindita Theollorin,rrefen Laze ne nji interviste per gazeten Panorama.
• Festivali zhvillohej tre nete dhe ajo i kaloi dy netet e para pa problem,derisa ndodhi ajo qe priste.
• Ne futeshim ne sallen e festivalit dy ore para,se benim grimin,rregulloheshim.
• Kur sapo hyja ne deren e pasme te salles,roja me thote se do kalosh tek kjo dhoma tjeter dhe do te takosh Marash Hajatin,drejtorin e televizorit.
• Shtanga!
• E dija,ndodhi,thash me vete.
• Kur shkova aty,drejtori Marashi,nji burre fisnik dhe autoritar,pasi me pershendeti me perzemersi,me thot se na pret Ramiz Alia ne KQPPSH.Por mos u shqeteso.
• Ramizi ma pare kishte marre ne telefon Cesk Zadene dhe e kishte pyetur se si kisha mundur te hyja ne festival.
• Nisemi direct me makinen e tije per ne KQ.Te dera,roja menjihere I tha Marashit:Shkoni se shokun Ramiz ju pret.
• U ngjitem me vrap.
• Ne fillim Marashi.Ai ndeji Brenda pese minuta dhe pas pak doli.M’u afrue dhe me tha per cdogje,thuaji nuk di gje. U preva e tera.Fillova te dridhesha.Nuk e di se si u fyta Brenda,isha gati te me binte te fiket.
• Sa po futem ne zyre,Ramizi me foli plot miresjellje.As e mendoja kurr ne jete se do te shkelja ne ate zyre.
• Pasi me pyeti se si i kisha nga shtepia,me thote:Si munde te hysh ne festival.
• Po ja,shkova u paraqita ne konkurrim,pasi vija nga Shkodra me nji biografi te pasur me cmime dheperfaqesime.
• Lotet me ridhnin vetvetiut.
• Mire mos qaj.Ke nji ze shume te bukur dh eke kenduar shume mire,me tha.Por ja nga Konispoli dhe Saranda na kane ardhur shume letra.
• Nuk dija c’te flisja.Rrija si e hutuar.Ai e kuptoi gjendjen time dhe me tha:Do te shkosh te kendosh.Kendo bukur.
• Sa nuk fluturova nga gezimi.Nisu shpejt,me tha.Pas njizet minutash duhet te sihja ne skene.Sa dola ne koridor Marashi me mori per krahu dhe vrapuam si atlet.
• Nuk e di se si hyra ne sale,si u vesha dhe cfare vesha.Por cdogje u be fluturimthi.Dikjut i mora kepucet,dikujt tjeter karficen apo ku di une.
• Nji minut perpara se te permendje emir im,isha gati ashtu e gjysmuar.Kendova me tere forcen e shpirtit.Kur mbarova,duratrokitjet nuk kishin te mbaruar.Qava nga gezimi.Kisha rrealizuar endrren ma te madhe ne jete.
I njejti takim interpretime te kunderta.
Me vjen keq qe luan me sinceritetin tend.
Ju lutemi botojeni.
Myfaret Laze: Ramizi me tregoi pirgun me letra per biografine time.Qava ne zyren e tije.
Kengetarja e njohur,Myfarete Laze rrefen kalavarin e saj si kengetare ne komunizem,per shkak te bigrafise se keqe.
Ajo thote se gjyshi i saj,Mile Xhafo Laze ishte pushkatuar pas marrjes se pushtetit.Per kete arsye,ishte veshtire per te hyre ne shkollen e muzikes “Prenk Jakova”.
Ne si familje u zhvendosem ne Shkoder,nga Saranda.
Ishte fat se fal qytetarise e shpirtit artedashes te banore te keti qytetit,nderhyrjes se Bilal Parruces,kryetar i Kom.Ekz. te Shkodres,qe hyri garant per familjen time,arrita te futem ne shkollen “Prenk Jakova”.
Kjo asht’qytetaria shkodrane dhe shpirti I tyre per jabangjinjte.
Fale ndihmes dhe te Osman Mules,ajo arriti te depertoje edhe ne festival,ku do kendonte “Nen kuroren e ullirit” me Lindita Theollorin,rrefen Laze ne nji interviste per gazeten Panorama.
Festivali zhvillohej tre nete dhe ajo i kaloi dy netet e para pa problem,derisa ndodhi ajo qe priste.
Ne futeshim ne sallen e festivalit dy ore para,se benim grimin,rregulloheshim.
Kur sapo hyja ne deren e pasme te salles,roja me thote se do kalosh tek kjo dhoma tjeter dhe do te takosh Marash Hajatin,drejtorin e televizorit.
Shtanga!
E dija,ndodhi,thash me vete.
Kur shkova aty,drejtori Marashi,nji burre fisnik dhe autoritar,pasi me pershendeti me perzemersi,me thot se na pret Ramiz Alia ne KQPPSH.Por mos u shqeteso.
Ramizi ma pare kishte marre ne telefon Cesk Zadene dhe e kishte pyetur se si kisha mundur te hyja ne festival.
Nisemi direct me makinen e tije per ne KQ.Te dera,roja menjihere I tha Marashit:Shkoni se shokun Ramiz ju pret.
U ngjitem me vrap.
Ne fillim Marashi.Ai ndeji Brenda pese minuta dhe pas pak doli.M’u afrue dhe me tha per cdogje,thuaji nuk di gje. U preva e tera.Fillova te dridhesha.Nuk e di se si u futa Brenda,isha gati te me binte te fiket.
Sa po futem ne zyre,Ramizi me foli plot miresjellje.As e mendoja kurr ne jete se do te shkelja ne ate zyre.
Pasi me pyeti se si i kisha nga shtepia,me thote:Si munde te hysh ne festival.
Po ja,shkova u paraqita ne konkurrim,pasi vija nga Shkodra me nji biografi te pasur me cmime dhe perfaqesime.
Lotet me ridhnin vetvetiut.
Mire mos qaj.Ke nji ze shume te bukur dhe ke kenduar shume mire,me tha.Por ja nga Konispoli dhe Saranda na kane ardhur shume letra.
Nuk dija c’te flisja.Rrija si e hutuar.Ai e kuptoi gjendjen time dhe me tha:Do te shkosh te kendosh.Kendo bukur.
Sa nuk fluturova nga gezimi.Nisu shpejt,me tha.Pas njizet minutash duhet te ishja ne skene.Sa dola ne koridor Marashi me mori per krahu dhe vrapuam si atlet.
Nuk e di se si hyra ne salle,si u vesha dhe cfare vesha.Por cdogje u be fluturimthi.Dikujt i mora kepucet,dikujt tjeter karficen apo ku di une.
Nji minut perpara se te permendje emir im,isha gati ashtu e gjysmuar.Kendova me tere forcen e shpirtit.Kur mbarova,duratrokitjet nuk kishin te mbaruar.Qava nga gezimi.Kisha rrealizuar endrren ma te madhe ne jete.
Shenim: Ne ciln interviste je e vertete.
Ne intervisten dhene Gazetes “panorama” .Apo sot ne Gazeten “Tema”.Cfare te ngacmon qe nuk rrin serioz me sinceritetin Tend.
Mufarete e nderuar te lutem mos fol ma,mos fol.
Leni ato 100 veta vertet politik te burgosur , mos u bashku me ato 4 mije te burgosur hajdut e kriminele, e mos u bashku me ate tufe berishiane te ” persekutuar”. Me ler te te degjojme me deshire a te paste nena.
Mufarete e nderuar te lutem mos fol ma,mos fol.
Leni ato 100 veta vertet politik te burgosur , mos u bashku me ato 4 mije te burgosur hajdut e kriminele, e mos u bashku me ate tufe berishiane te ” persekutuar”. Me ler te te degjojme me deshire a te paste nena.
FLM