Shuhet nëna e Kastriot Çaushit.

13 Prill 2017, 12:39Kulturë TEMA
Shuhet nëna e Kastriot Çaushit.

Luftoi ndershmërisht një jetë të tërë, por si çdo njeri humbi betejën e saj finale e vetjake me jetën.

Nezahet Çaushi, një zonjë e rëndë 84 vjeçare, u shua sot në të gdhirë, në datën 13 prill, duke lënë pas pikëlllimin dhe dhembjen e pangushëlluar të bashkëshortit, fëmijëve dhe nipërve mbesave të saj.

Zonja Çaushi, takimin me ditën e saj, e pati të fundit të qetë dhe të buzëqeshur, pas një sëmundjeje të rëndë, e cila asnjëherë nuk i humbi as qetësinë dhe as buzëqeshjen.

Redaksia jonë ngushëllon sinqerisht gjithë të afërmit e saj dhe aktorin e njohur, zotin Kastriot Çaushi, rektor i Akademisë së Arteve, për këtë humbje të rëndë e të pakthyeshme.

3 komente në “Shuhet nëna e Kastriot Çaushit.”

  1. ben says:

    Po pse jepet ky lajm?

  2. ali vlora says:

    Asaj ti rrojne cka lene pas e te rrojne e ta kujtojne gjithe te dashurit esaj. Por nuk la dyfekun varur e nuk perben lajm o Tema .Tung.

  3. ali vlora says:

    Asaj ti rrojne cka lene pas e te rrojne e ta kujtojne gjithe te dashurit esaj. Por nuk la dyfekun varur e nuk perben lajm o Tema .Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje