Negociatorë të mandatuar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takuan pasditen e kësaj të shtune.
Burime të lapsi.al thanë se ballë për ballë kanë qenë deputeti socialist Taulant Balla dhe ai demokrat Oerd Bylykbashi.
Të njëjtat burime thanë se përfaqësuesi i opozitës ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për kushtin tashmë të shprehur të qeverisë teknike.
Palët janë tërhequr duke lënë të hapur mundësinë e një takimi të dytë.