Elisa Spiropali thumbon Blushin: Je një grenxë që s'ke haber nga bletët

17 Prill 2017, 20:37Politika TEMA

Elisa Spiropali ka thumbuar Ben Blushin, pas deklaratës së këtij të fundit se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja, pasi sipas tij, ka vrarë bletët në vend.

“O Blush, duket qartë që je një grenxë që s’ke haber nga bletët.

Bletët mor Blush nuk kanë neuroreceptore (cnr) që t’i zërë pija apo tymi i barit, por ti Blush je bërë si Shvejku që thoshte ç’më duhet mua çfarë them unë.

Kur them unë që ti Blush lexon vetëm librat e tu, njerëzia kujtojnë se e kam me talentin tënd letrar, për të cilin në fakt nuk kam ndonjë respekt.

Sepse ti o Blush je një as-shkrimtar as-politikan, as nectar, as bletë, po një dembel qe llafollogjis për të pickuar dynjane si një grenxë që urren çdo bletë e çdo nektar.

Mezi po pres të të shoh o Blush kur të shohësh se nuk të ha njeri as për libër as për libra në 18 qershor”, shprehet Spiropali.

“Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?”, shprehej Blushi paraditen e sotme.

6 komente në “Elisa Spiropali thumbon Blushin: Je një grenxë që s’ke haber nga bletët”

  1. Agron says:

    Po kjo torrollakja ku r mesovi cnr?

    1. mirel says:

      Haha. .rruges per nga PSja. Jane te gjithe experte cnr-je andej.

  2. Ben says:

    Edhe ti o Blusho qenke rende,shume rende.Bashkohu çadres.

  3. efse says:

    Shume mire! Blushi eshte nje hajdute qe vodhi miljona nga doganat!

  4. billi says:

    Kjo kandidatja e mendo se do e nxjerin deputete tenderat e ujesjellesit Fier. Si duket sulmo blushin te financohet ndermarja e te shoq it. Do mari ate qe meriton jo vetem politikisht, por dhe nga keqmanaxhimi qe i behet sot ndermarjes publike.

  5. Ilir says:

    Zërin kritik të Blushit nuk e shikoj njësoj si të Berishës. Spiropalin e detyrojnë disa forca që bën këtë reagim kundër Ben Blushit, por më kryesori është Lista e kandidatëve për deputet. Thonë se krushku dhe mblesi njëkohesisht, e ka vënë në listën e Fierit, ndaj Spiropalit i duhet firma përcaktuese e Ramës. Ndaj nxjerr shpatën dhe sulmon Blushin.
    Beteja e pritëshme për tu futur në listën e kandidatëve, sapo ka filluar. Është një luftë gjelash, interesante por edhe e egër. Të shohim listën përfundimtare të krerëve të politikës, ata janë duke vendosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje