Mediat ndërkombëtare: Gjermania kërkon nga opozita shqiptare fundin e bojkotit

17 Prill 2017, 15:54Politika TEMA

Deklarata e drejtpërdrejtë e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Partisë Demokratike e thënë në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin dhe e përforcuar në atë me Kryeministrin Edi Rama, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje opozitës shqiptare ditën e hënë që t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, kështu e nis shkrimin e saj agjencia Associated Press.

“Gabriel paralajmëroi ata që bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, dëmtojnë vendin dhe vështirëson rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”, vijohet aty.

Shkrimi thekson se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian kërkesat e opozitës shqiptare nuk janë të qarta dhe sidomos ajo për qeverinë teknike vetëm pak javë para zgjedhjeve të 18 qershorit, raporton TCH.

Agjencia prestigjoze e lajmeve më tej kujton se opozita shqiptare thotë se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e saj kryesore; ajo për qeveri teknike.

Gabriel, thotë AP, e quajti absurde protestën dhe kërkoi opozita ta zhvendosë betejën e saj në Parlament, jo jashtë tij.

“Le të shkojnë në Parlament, ku janë anëtarë. Gjermania beson se bojkoti i Parlamentit nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë”, citohet Gabriel.

Më pas, Associated Press e cilëson sistemin e drejtësisë si shqetësimi dhe pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

1 komente në “Mediat ndërkombëtare: Gjermania kërkon nga opozita shqiptare fundin e bojkotit”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Kot e kini, ne qofte se nuk i garantohet mosfutja ne burg, Ilir Metes, Sali Berishes e Lulzim Bashes eshte e kote te mendosh te debatosh apo te hysh ne dialog, me keta.


    Ne fund te fundit dialogu mund te jete vetem per te siguruar zgjedhje te rregullta, cdo kerkese tjeter eshte pa kuptim ne kete fund mandati.


    E dime qe Shqiperia eshte Lazarat, e dime sa te korruptuar dhe kriminele jane deputete e pushtetare por si vone u kujtuan rrugacet e PD se per kerkese llogarie e pergjegjsie.

    Ku po i kalon pushimet miku i Lulzim Bashes, Lu Lu ja? Ne takimin e fundit midis tyre , Basha u be edhe me i vendosur. Ne zyre nuk ishte as Arvziu pale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje