Autori Nuri Dragoj është i njohur për botimet që ka bërë për shkrimtarin Kasëm Trebeshina. Pas dy veprave të para për të realizoi edhe të tretën, “Kasëm Trebeshina, një jetë para gjyqit”.
“Duke shfletuar arsenalin e plotë të biografisë së Trebeshinës, duke u konsultuar gjithashtu edhe me dëshmitarë të ndryshëm okularë të asaj periudhe, disa prej të cilëve janë edhe pjesëmarrës në ngjarjet që përshkruhen në faqet e librit. Pas plotësimit të njohurive, vetvetiu u pa i nevojshëm kompletimi i librit me fakte të dokumentuara dhe ngjarje reale, të cilat ndodhen në procesverbalet e protokolluara të dosjes së tij.
Pas një pune të disiplinuar hulumtuese trevjeçare, sot ndihem i kënaqur dhe njëkohësisht i emocionuar që po i paraqes lexuesit shqiptar botimin e dytë dhe relativisht të plotë të biografisë së shkrimtarit disident, Kasëm Trebeshina”, ka thënë autori për Panorama, e cila sot ka sjellë disa fakte pjesë nga libri i tij.
Një prej tyre janë dhe martesat mes të rinjve partizanë; dëshirën e tyre për t’u celebruar në luftë, atje, mes maleve; ndikimin që kishte hierarkia e drejtuesve në zgjedhjen e grave etj.
Pikërisht gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe disa nga martesat e lidhjet më të njohura të komunizmit sepse ishte koha kur Enver Hoxha i kishte propozuar për martesë Nexhmije Xhunglinit, kur Mehmet Shehu kishte bërë për vete Fiqereten, (pas fejesës së saj të parë me Ludovikun), kur Hysni Trebeshina, megjithëse i martuar dhe me një fëmijë, kishte filluar t’i vinte syrin Vito Kondit, kur Nako Spiru dashuronte Liri Belishovën etj.
Ja një pjesë nga libri i Dragoj:
“Ajo që ndodhi me punimet e Kongresit të Rinisë Komuniste në Helmës i plotësoi parametrat e një melodrame dhe komedie, e cila pa dyshim që do të mbahet mend gjatë. Më tepër sesa një shpalosje platformash për luftën, ky kongres do të shërbente si paradë vajzash e djemsh, të cilët nga salla e Helmësit do të shkonin në gjendjen civile për të kërkuar celebrimin. Parulla e partisë dhe direktiva e PKSH-së ishte që në atë kongres rinia të mbarsej me idealet më të larta komuniste, por aty ndodhi diçka tjetër.
Shumë nga vajzat pjesëmarrëse mbetën me barrë pas kontakteve seksuale me komandantë e komisarë të çetave e batalioneve. Nëntë muaj pas Kongresit të Helmësit, disa prej ishpjesëmarrëseve të këtij kongresi lindën fëmijë të bukur, të cilëve u vunë emrat Partizan, Fitore, Kongres, Stalin, Trim etj. Baballarët e tyre të vërtetë ndofta nuk u morën vesh kurrë saktësisht, por në gjendjen civile të mëvonshme gjithçka u regjistrua sipas rregullave. Gara e burrave për t’u lidhur me gratë e bukura Kishte prej pjesëmarrësve të këtij kongresi që gjatë darkave arratiseshin në pyll dy e nga dy dhe pas mesnatës, pylli oshtinte nga rënkimet.
Disa prej vajzave e djemve të partisë për herë të parë po e kuptonin në këtë kongres se ç’do të thotë të rënkosh nga lumturia. Kishte nga ato çifte që gdhiheshin jashtë tërë natën dhe pastaj, në mëngjes, me sytë e zgurdulluar nga pagjumë- sia mbështesnin kokën mbi pëllëmbët e duarve e flinin gjatë punimeve të Kongresit. Edhe ata që dinin shkrim e këndim, gjatë atyre ditëve nuk shkruanin gjë tjetër veçse letra dashurie, duke vepruar njëlloj si të rinjtë e sotëm në mesazhet e celularëve. Sepse, më në fund, në gjirin e këtij kongresi u shfaq e dukshme gara e meshkujve për t’u lidhur me femra të bukura, të cilat ndodheshin në radhët e ushtrisë partizane.
Madje, kjo garë në qarqet e larta kishte filluar shumë kohë më parë, kur Enver Hoxha i kishte propozuar për martesë Nexhmije Xhunglinit, kur Mehmet Shehu kishte bërë për vete Fiqereten, (pas fejesës së saj të parë me Ludovikun), kur Hysni Trebeshina, megjithëse i martuar dhe me një fëmijë, kishte filluar t’i vinte syrin Vito Kondit, kur Nako Spiru dashuronte Liri Belishovën etj.
Në atë kongres, së bashku me fishekët, vajzat filluan të mbanin në xhepa ndonjë copë xhami a pasqyre, ku ato shikonin herë pas here fytyrën dhe krehjen e flokëve. Dhe, megjithëse punimet teorike të këtij kuvendi kaluan mirë, fill pasi shkuan nëpër çetat partizane, shumë prej vajzave u filluan të vjellat. Kjo ndodhi sepse ato ishin duke pritur fëmijën e parë në jetën e tyre, si edhe për faktin se kushtet e luftës ishin të papërshtatshme për lindje fëmijësh.
Dashuria është e bukur dhe në thelb përbën kulminacionin e ndjeshmërisë pozitive të universit, por vajzat e bukura në batalion, si edhe dashuria në mes të luftës përbëjnë një dëshpërim për komandantët që mendojnë natë e ditë mbi strategjitë e përballjes me armikun. Ndofta në vijat e luftimit kjo ndjesi dashurie për çiftin bëhet akoma më emocionante, por për shumë komandantë të luftës ajo përbën një lloj tradhtie ndaj qëllimit të përbashkët.
Për këtë arsye, kur Kasëm Trebeshinës i kërkuan të caktonte një delegacion për në kongres, ai as që e vuri ujin në zjarr. Ua la të tjerëve që ta gatuanin edhe kësaj here çorbën dogmatike, siç kishin bërë gjithmonë… Celebrimet e të rinjve të Kongresit që donin të krijonin familje në mal Ai kishte ndjeshmërinë të kuptonte se nga ky organizim nuk do të kishte asgjë pozitive për mbarëvajtjen e luftës.
Madje, ai gati e dinte se femrat që kthehen zakonisht nga kongreset nuk kanë më nevojë për komandantët e luftës, por për mamitë e materniteteve. Por Kasëmi nuk i pengonte dot dhe as që kishte ndërmend t’i pengonte këto organizime formale.
Kështu që djemtë e vajzat e tij vajtën në Helmës, ku bënë dashuri dhe, sapo u kthyen, kërkuan të bënin celebrimin. Kur Kasëmi thirri dy prej kapitenëve për t’i pyetur se çfarë kërkonin që të përsosnin armatimin e luftës, ata iu përgjigjën: Ne duam të bëjmë celebrimin me dy nga partizanet tona. Kjo ishte e tepërt. Për një njeri që dashurohet marrëzisht me misionin e patriotit, dashuria seksuale përbën një atavizëm.
Sipas tij, gjithçka do të kishte kohën e vet më vonë, por tani të gjitha energjitë duheshin harxhuar për çlirimin e atdheut. Ndërsa celebrimi në çetë ishte një teprim që nuk mund të tolerohej. Vërtet në Helmës qe vendosur të lejoheshin martesat, por si mund të krijohej familja në mal? Po fëmijët që mund të lindnin? Familja është e shenjtë dhe nuk mund të krijohet me direktiva, në mënyrë kolegjiale.
Por ky kundërshtim, si shumica e opsioneve të tij në luftë, iu mor për ters nga udhëheqësit politikë. Por ai qe i vetëdijshëm se këto lloj martesash ishin prologu i shkatërrimit të familjes, i rënies së saj në grack- ën e korruptimit moral. Udhëheqësit komunistë, njësoj si sulltanët e haremeve mesjetare, i bënë të lumtur skllevërit e revolucionit të kuq, duke i martuar lehtë, nën dritën e hënës dhe krismat e dyfekëve. Sipas Trebeshinës, Kongresi i Helmësit ishte pazari ku u shitën dhe u blenë pa pare dhëndurët dhe nuset.
Dhe repartet partizane u kthyen në zyra ku regjistroheshin martesat. Komunistët e gradave të larta morën vajzat më të bukura dhe ato që mbetën u ndanë midis atyre që kishin më pak rëndësi. Asnjë vajzë nuk u martua me ndonjë partizan të thjeshtë.
Interesat e femrave për të zgjedhur burra të pushtetshëm
Hierarkia e gradave, në këmbim me hierarkinë e bukurisë femërore, bënë këmbimin e radhës dhe mrekullinë e asaj idiotësie që nuk mund ta kishte emrin as dashuri, as familje, por ishte një përzierje e padëgjuar më parë dhe prej së cilës rrodhi një deformim i paimagjinuar i moralit dhe sistemit të vlerave të tjera të familjes. Deri tani asnjë shkrimtar dhe asnjë analist nuk e ka studiuar fenomenin e martesave në luftë, ku hierarkia mbizotëron mbi përzgjedhjen e nuseve. Aty është pikërisht momenti ku femrat zgjohen nga idealizmi dhe fillojnë të bëjnë llogaritë për interesat e ardhshme.
Këtu, natyrisht që nuk ka se si përjashtohen edhe instinktet, por për një formacion luftimi, këto kuriozitete do të ishin të tepërta e të panevojshme. Në thelb, vizioni i Helmësit për martesat nuk përbënte asgjë të keqe në lidhje me mjedisin shoqëror, por, në fakt, dëmi u vinte vetëm komandantëve të luftës, ku çiftet do të zhdukeshin për orë e ditë të tëra duke bërë seks, në kohën kur batalioni do të merrte urdhra urgjente për marshime. Ai vetë, duke qenë një nga kuadrot më me përgjegjësi, mund të zgjidhte vajzën më të bukur, por e refuzoi me përbuzje këtë dhuratë të komunistëve shqiptarë, që po e futnin familjen në një krizë me pasoja historike.
Kur i erdhi rasti, mori për nuse një vajzë të mrekullueshme që ia propozoi nëna e tij, e cila i qëndroi në krah edhe në Golgotë, kur kurora me gjemba e revolucionit të kuq i shponte trupin dhe shpirtin! Por, në atë kohë, ai ende nuk e kuptonte se këto ishin deformime të sistemit. Ai besonte se ishin defekte të natyrës njerëzore, e cila duke qenë e dobët, shfaqte simptoma të tilla krize…
Dhe historitë nuk kishin të sosur. Një ditë, i raportuan se një nga kuadrot e batalionit kishte lënë gruan e fëmijët dhe qe martuar me një partizane. Këtë e pati realizuar me ndihmën e një kuadri tjetër, që Trebeshina e kishte nën varësi. Ja ku po e shtynte familjen shqiptare Kongresi i Rinisë Komuniste. Menjëherë urdhëroi arrestimin e tyre dhe mbylljen në kishën e Pilurit. Akuza: poshtërim të familjes, ndërhyrje të turpshme në intimitetin e të tjerëve, në kundërshtim me detyrat ushtarake, korruptim moral dhe mashtrim të një të miture… (vajza që ata e kishin shtyrë në këtë martesë aventuroze ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe).
Sapo mendoi se e mbylli edhe siparin e kësaj historie të turpshme, dikush e lajmëroi se e kërkonin në telefon nga Bolena. E parandjeu se kolegët e tij kishin njoftuar komandën eprore për dy arrestimet që porsa pati kryer. Ngriti dorezën e telefonit dhe… parandjenja u bë realitet. Komandanti i Brigadës, pasi e pyeti për shëndetin dhe situatën në krahinë, ashtu si duke qeshur, i tha që të lironte dy kapitenët. Kasëmi kundërshtoi ftohtë. Iu përgjigj se ishin në një repart ushtarak, në kushte lufte, nuk ishin në një qendër tutorësh e përndjellësish të vajzave të mitura. Ai e quajti atë një urdhër kodoshësh.
Mashtrimi i një të miture gjatë luftës nga partizani i martuar
Me gjithë lutjen e tjetrit për t’i liruar dy të burgosurit, Kasëmi nuk u tund nga e veta. Pas një dialogu goxha të gjatë, herë – herë me ton të acaruar, komandanti e urdhëroi Kasëmin në emër të udhëheqjes më të lartë, që së bashku me komisarin e batalionit dhe dy kapitenët e arrestuar, të paraqiteshin nesër në shtabin e Brigadës.
Të nesërmen, Kasëmi dhe komisari hipur mbi kuaj përpara dhe dy kapitenët me duar të zgjidhura në këmbë, mbajtën frymën në Bolenë, drejt e në dhomën ku po i prisnin Vasil Nathanaili, Qemal Klosi dhe Mehmet Jahua. Incidentin e rëndë, me pasoja korruptimin moral dhe degradimin e kuadrit partizan, ata të shtabit, u menduan ta paraqisnin me ngjyra të lehta akuareli, “si një rast normal, favorizuar nga rrethanat e reja që u krijuan pas Kongresit të Helmësit”.
Shoku Vasil i bëri ftesë Kasëmit që të mos e bënte qimen buall, por të pajtoheshin dhe të shkonin si miq të mirë në front. Kasëmi nuk u tund nga fakti se vajza ishte e mitur dhe mashtrimi i një të miture, veçanërisht në rrethanat e luftës, përbënte një krim të rëndë. Ndërhyrjeve ironike të anëtarëve të shtabit ai u kundërvuri argumentin politik, se komisari i kompanisë i ishte imponuar me dhunë psiqike vajzës së vogël, në emër të partisë.
Por ata nuk donin t’ia dinin. Ngjarjen e quajtën një incident pa rëndësi që, gjithsesi, nuk mund ta cenonte kompaktësinë e batalionit. Donin ta mbyllnin gjithçka me një drekë pajtimi, ku bashkë me gllënkat e pijeve, ata të kapërdinin dhe komedinë e radhës dhe kaq. Kasëmit nuk i mbetej veçse t’i komandonte përsëri dy aventurierët, pa i rrofshin prangat me të cilat i pati lidhur në kishën e Pilurit! Këtë ai nuk mund ta kapërcente.
Me një qetësi apostolike, u ngrit në këmbë, hoqi me kujdes armët dhe i lëshoi përtokë. – Ju mund të bëni ç’të doni, – tha duke i mëshuar zërit, – kurse unë po iki në shtëpi. – Ti je i çmendur, Kasëm! – thirri Vasili, gati duke ulëritur. – Ashtu jam, por ja ku i keni armët. Megjithëse ua kam rrëmbyer armiqve e nuk kam marrë asgjë prej jush, po jua dorëzoj, sikur t’i kisha marrë në magazinën tuaj. – Dil pak jashtë dhe prit! – ndërhyri Qemali.
Ai doli jashtë pa armët e tij, pasi përsëriti edhe një herë betimin se persona të degjeneruar nuk mund të shërbenin kurrë nën komandën e tij. Kur hyri prapë brenda, Vasili i tha të merrte armët e tij, se çështja qe mbyllur dhe dy kapitenët do t’i çonin në një batalion tjetër. Por Kasëmi kishte merak të merrte në batalionin e tij një toger, që ishte zënë me eprorët e tij, ngaqë nuk ua duronte paaftësinë, kapadaillëkun dhe shtirjen. Ishte kokëshkrepur, por i drejtë dhe e kishin pëlqyer njëri – tjetrin që në takimin e parë. Ata sikur i pickoi grerëza nga kjo kërkesë e zv.komisarit të Batalionit, por, më në fund, lëshuan pe dhe i thanë se ia kishin falur togerin, mund ta merrte.
Pasdite, së bashku me Komisarin e Batalionit, u nisën për në Spidhe, duke përtypur në mendje secili sipas mënyrës së tij ngjarjet e tensionuara të atyre ditëve… Ndërkohë, askush nuk guxonte të fliste një fjalë të keqe për të. Natyrisht, ndonjë nga krerët e paaftë lëshonin ndonjë tullumbace, por shumë shpejt e tërhiqnin atë, madje kishin dhe frikë nga serioziteti i kuadrit më të ri në moshë.
Po ky Nuri Dragoj qenka rrote caaaaaaari fare.EUNUK.
Ku ka rini ne bote qe nuk i pelqen dashuria ? dhe evenimentet e tilla kane qene dhe jane raste njohjesh.
Komentet jane te teperta.
E pasuan me NETET e BARDHA
qe Edi Rama organizonte ne Peze me pije e hashash
e seks.
E me pas ne kamping ne Jale ku te rinjte e LSI-se
kalonin pushimet
Vazhdon t’a vertetosh qe je eunuk, prandaj ke urrejtje kur lexon per dashuri. Ti linde nga marredhënia dashurore midis sat’ëme dhe brigadierit te arave, prandaj nuk te them dot qen bir qeni, se ai brigadieri ka qene burre i mire.
Ti, Nuri Dragoi dhe Kasemi bëni pjese tek shoqata Gay.
Po perdoret menyra me e ndyre per te ulur poshe figuren e partizanit dhe historine e Luftes Antifashiste. Demek, ballistet hanin e pinin, ndersa partizanët shkerdheheshin. Kjo eshte taktika e Nuri Eunuk Dragoit.
Persa i perket familjes, sistemi diktatorial i Enver Hoxhes nuk mund të akuzohet fare. Ka akuza te tjera per Enver Hoxhen, por duke qene se atyre u doli boja, tani po shpikin maskaralleqe te tilla.
Enver Hoxha dhe sistemi i tij kane plot gjera per t’u kritikuar dhe share, por ato nuk u hyjnë ne pune ketyre rronxho-bonxhove, sepse sado ta shash Enver Hoxhen, ballistet dhe kuislinget prape do mbeten tradhetare te kombit.
Se nga doli nje pordhac para disa ditesh dhe foli gjoja per 320 ton flori te vjedhur nga Enver Hoxha.
320 ton!!???
Çfare idiotesh. Nuk dine te shkruajne si Makes Velo qe te pakten godet anen ideologjike te sistemit, dhe shpikin idiotesi qe nuk i ha njeri.
Kane 25 vjet që vjedhin ato qe la mbrapa Enveri dhe akoma nuk i kane mbaruar.
Tani duan te godasin moralin e Luftes dhe te periudhes se diktatures. Po kush i ha keto? Per 40 vjet ishim te shtypur ideologjikisht por familja, puna dhe rendi ishin të shenjta. Ishin të shenjta sepse nuk kishin te benin me komunizmin por me popullin.
Pse nuk shkruan my Nuriu per shthurjen e tere zyrtareve te ministrive dhe institutions e te tjera keto 25 vjet, kur eshte kthyer dashnorja ne pune si pjese e postit zyrtar. Kur zyrtaret mblidhen neoer dreka dhe bejne gare kush e ka dashnoren me te bukur.
Prandaj ky Nuriu eshte qen bir qeni ndersa ky Edkari eshte vetem siç ka emrin, sepse nuk dua t’ja shaj prinderit. Mbase i ka njerez te mire.
te lumte shum i sakt
Jo jo c’ne,dashuria eshte mekat i madh! Kete e kane thene dhe vazhdojne ta thone gjithe konservatoret e historise njerezore! Ti do thuash se c’jane keta konservatoret!? Jane BYTHQIRAT e shoqerise njerezore,qe vetem kane penguar perparimin gjate gjithe historise ?
Sa i rrepte Kasemi, si nje Erdogan i vogel moralist, thone se ai vete dashuronte nje partizan nga Elbasani.
Je shume I lodhur ne mendim. Lufta antifashiste ishte edhe nje levizje e madhe per emancipimin e femres shqiptare. E para ne historine e Shqiperise Shteterore. Lavdi atyre te rinjve e te rejave qe humben edhe jeten per idene e ndryshimit te gjerave
e ke thene tamtam. Jane çuar ne gjyq dhe denuar (denimi i vetem per partizanet ka qene me vdekje) vetem se kane vjedhur disa flete cigare per te dredhur. mardheniet seksuale jashte martese as qe behej fjale. ajo ka ene ushtri e te vuajturve jo bordello…
po ikni mor plehra. Lufta Nacional Clirimtare eshte e vetmja ngjarje ne historine e Shqiperise, qe te ben krenar per te ate vend te mbaruar.
ju ballistet qe perhapni keto budallalliqe jeni turpi i kombit tani, sic keni qene edhe atehere.
normal qe do binin dashuri meshkuj me femra. po te pakten partizanet binin ne dashuri me femra partizane. ju ballistet binit ne dashuri me pulat. ptuuuu fare e keqe.
O pall qe dhe atij mikut (k…t) do ti vinte zor te krahasohesh me ty. Ku i shikon ballistet ti ketu o qorr me sy ne balle? Ku e shikon perlyerjen e luftes ti? Po zaten komunistet kane qene dhe jane bijt e mashtrimit dhe te genjeshteres dhe kur thuhen te verteta normale nuk preferojne qe ti pranojne. Pse more partizaten ishin te tredhur dhe nuk e kishin ne vend, apo nuk ju shkonte ne mendje se vajzat parizane i kshin si motrat e tyre. Gjithcka qe mund te kete ndoshur ne ate kohe eshte e pranueshme si fenomen. Njerezit kane ndjenja dhe nevoja biologjike dhe pik plus dhe interesa.
O Pallist,komunistet kane mashtruar vertet,por kane mashtruar birat e kurves si puna jote dhe gjithe Pallistet e tjere! Aaaa me fal ju kane rrasur dhe palloshin ne goje qe ta kishit gjithmone mbyllur,se vetem pisllek nxirrnit nga goja!
MOS kerkoni ti beni si veten tuj dhe te paret tan qe gjen me te shtrenjt kishin moralin , ksaj gjeje i meshojn ballistet zogistet dhe te pesekutuarit pasardhesit e tradhtarve dhe kolaboracionisteve , qe nuk gjejn vend per te njollosur sistemin e ENVER HOXHES kundershtarit te tyre , se vet ishin bashkepuntor te hitlerit dhe ishin ven ne sherbim te agjenturave te huaja kunder interesit te kombit dhe te atdheut dhe kjo gje pasardesve te tyre i rendon ne qaf gjithmon , se esht medalja turpit por ne at koh te ter njerzit ishin te ndrshem se per ndershmeri haje plumbin , sot mos hidhni balt mi brezin me te mir te te tera kohrave , ne brezin e baballarve tan , nese sot nderroni grat me shoket dhe beni orgji jeni hapur bythesh si mos me keq , te pakten lereni brezin e shkuar rehat dhe i thoni te vertetat siç kan qen , sistemin e shkuar e kemi jetuar te ter , kta qe edhen ne periudhen mbas partizanve han debat brezi saliut me shok , kurse ata qe ben lufte ishin njerez e ndershem e te mrekullushem me ato femra qe u dashuruan dhe u martuan , mos i ngaterroni me kto sekretart e politkanve sot qe zgjidhen nga shalet , per moral ju nuk keni goj te flisni fare se jeni brezi me i degjenerum nga koha gurit deri sot , MJAFT HODHET BALT NE TE VETMEN HISTORI TE LAVDISHME TE KTI VENDI NE HISTORIN E LUFTES PER çLIRIM , NDOSHTA PLITIKA QE U NDOQ ME PAS , PER SHUM NJEREZ SOT QE KAN VJEDHUR DHE SIGURUAR SHTATE BREZA ME PARA TE VJEDHURA ISHTE GABIM , POR NJERZIT ISHIN KORREKT DHE TE DERSHEM , KJO ESHT E VERTETA , NESE I MBANI NENAT TUAJA PER KURVA MBAINI SJU NDALON NJERI POR MOS SHANI TE TJERET SE NUK KENI TE DRJT.
Çfarë te keqe “TË RËNKOSH NGA LUMTURIA” ?
Kasem Trebeshinen e di qe ka qene nje i çmendur i kohes, por edhe ky dragua qe kur ne kemi probleme “çadren, na analizon se si njerezit benin dashuri ne kohen e luftes. Po sot ku behet dashuria dhe aka vertete dashuri? Njerez qe u ka ik fare mendja dhe s’ka kush tu a mbledhe dhe me duket qenkan te domosdoshme diktaturat. Bota duhet te ricklohet ne mendim se kjo lloj lirie qe nuk eshte liri por çthurje, e ka prure ne shtek çperberjen njerezore duke nxjerre ne pah mireorganizimin e kafsheve ne familje, rregulla (instikte ne fakt) dhe zbatimin e tyre. Dhe sot s’ka nevoje as per librat e Kasemit e as per analizat e Artur Dragoji (!) se çdo gje e jetojme, e shohim dhe po e provojme me kete çoroditje antinjerezore. Per ku jeni nisur?
Njesoj si bejne te rinjte e LSI-se vit per vit ne Jale. Nuri Dragoi paska bere tre vepra per Kasem Trebeshinen, dhe kam pershtypjen seee…. nejse.
NENAT TONA PARTIZANE KANE QENE NENAT ME TE MIRA NE BOTE .TE NDERSHME ME MORAL TE LARTE TRIME PUNTORE PA TRUKE TE THJESHTA TE VARFERA POR ME DINJITET.KETA QE SHKRUAJNE KESHTY I BEJNE TANI PER VETE KETO GJERA DHE AS MUND TE KRAHESOHEN ME PRINDERIT TANE.
RESPEKT!
VDEKJE FASHIZMIT DHE KOLABORACIONISTEVE!
Dmth luften e bere ti me Kasemin,se partizanet benin vetem sex. Dmth komunistat shin kurvare,partizanet i shin hamshore, imagjinoni cfare I Kane bere kundershtareve per 50 vjet .Paskeni vujt shum o Nuri ti me Kasemin …
Ky Dragoniani qenka i rrjedhur ashtu si shoku Kasem. Veteranet e LANC duhet medoemos ti kthejne nje pergjigje ketij palacoje qe na u sjellka si Dragua.
“Pordhe me rigon” thuhet zakonisht per kesi lloj analizash. Une per vete nuk kam ndonje iluzion se pyjet nuk kane oshetire nga “renkimet e lumturise”. Eshte fare normale. Sepse si i thone nje fjale ne Peqin “pushka t’vret, e kari t’qin”. Ca pret ti or mik te ndodhe kur mban afer bezinen me zjarrin? Se ne Peqin thone edhe nje llaf tjeter qe: “ai miku po u ngref, qin edhe baben e vet”.
Qe te jete i besueshem per njerzit me inteligence normale, si puna ime, autori duhet te jape te pakten nje liste me emrat dhe datelindjet e kalamajve te partizaneve te lindur fiks 9 muaj pas Kongresit. Vetem kjo do te ishte nje prove indirekte por e pakundershtueshme qe partizanet jo vetem kane bere dashuri, por e kane derdhur edhe brenda, se ishin pa pervoje ne ate pune.
Si nuk te vjn turp nga keto pislleqe qe ke shkruar. Do te prishesh nje Histori te luftes nacional clirimtare.
. Po nuk e prish dotAskush nga historianet madje dhe publicistet e vendeve te tjera nuk shan dhe nuk ka share asnjehere historine e vendit te tij.
Ja qe ne Shqiperi ka plehra qe duan te ndyjne Historine duke ngatuerruar gjithcka qe nga impotenca e tyre e deri tek politika e sotme.
Turp.
Turp i madh per keqinformime te tilla! Lufta N. Clirimtare ngriti peshe djem e vajza si idealiste. Simpatite reciproke, madje edhe renia ne dashuri, jane ndjenja njerezore dhe fakte qe tregojne se ishin te rinje me ndjenja dhe jo ushtare te dhunuar.
POR:
Ligji i luftes i denonte rreptesisht kontaktet seksuale, qoftr edhe erotike. Gjiyhshka mbetej deri te nje premtim per pas luftes. Raste edhe mund te kete patur, edhe jane mbuluar, sic ndodj kudo dhe kurdo. Por rastet jane raste dhe vetem si te tilla duhen vleresuar. Ti quajsh korripsion i lufte eshte antishqiptarizem. Edhe Trebeshina si te tllla i ka trajtuar
Ajo kohe per vet situaten e asaj kohe,do te mbetet nga me te mirat ne histori.
Mendoj, se jan negative dhe te demshme te nga disa pseudohistorian qe gjejne momentin ti publikojne ne kete situate, ku nuk ka asnje lidhje me shume problem qe ka vendi sot….
Nxjerja e ketyre temave per situaten qe perjetojme sot , tregon se gazetaria ka arritur ne nivelin zero …..po keshtu dhe ti o MERO qe mbaheshe pe pak real , paske ikur per lesh . Fuck all of you….
Autori I shkrimit duket te jete nga ata hoxhallaret e virgjer qe e duan Shqiperisne kalifat edhe grate mundesisht ne kuzhine e te mbeshtjella me carcaf. Sigurisht i tmerron fakti qe ato dikur zgjidhni te benin dashuri me ke deshironin sepse kjo do te ishte, sipas autorit, nje shthurje morale qe te kujton vendet perendimore
Kur ndochnin keto qe thuhen(..sikur..)AI qe e ka shkruar perpelitej ne barkun e se jemes.Ndofta ndigjonte ato qe benin prinderit e tij dhe i sjell sot tek ne kur kane kaluar74 vite.E kujt i duhen aderezi keto.Na shkruaj ndonje gje te mencur qe te navleje.
Tipike ..ate qe thoshin ballistet,legalistet dhe anadollaket…..Çudi ..nje bote e eger mashkullore vahabiste qe u shkaterrua gjate luftes N.Cl.predikon kthimin ne mesjete.Bejini nje te mire ketij Dragoit,cojeni ne atedheun e tij ,ne Arabine Saudite,,,,,ah jo ,,vendi i ti j i vertete eshte me ISIS,,shtetin islamik…
Personalisht, nuk kam marre pjese ne ate Kongres Historik te Luftes Heroike te popullit, veçanrisht te Rnise shqiptare.
Lufta qe na dha te drejten te rrjeshtoheshim perkrah Aleateve te Medhenj……
Ndryshe do te te ishim ne gjendjen e kurdeve te sotem qe jane te ndare midis kater shtetesh, e te tjere ne Europe, qe bashkepunuan me okupatorin e asaj kohe.
Deri me sot nuk kam degjuar pershperitje, qofte dhe minimale per asi qe thuhen per Kongresin.
Po, kam degjuar nga fashistet dhe ballistet e armiq te tjere te asaj Lufte te Madhe edhe per Shqiperine.
Po e mbyll:
Kam patur nje tjeter mendim, madje pozitiv, per Kas.Treb., po paska qene djalli vete (meriton nje sharje…per sojin e sorrollopin etij, pasarsdhes).
Kurse ky dragoi, nuk meriton t’i pergjigjesh.
Manipulohen ne kete shkrim kujtimet e TREBESHINES,te cilat jane botur.SHFRYTEZOIM I KEQ I AUTORIT DHE I MESJETES TE GJATE SHQIPTARE/Nuk mund te kuptoj se si mund te interpetohen keshtu jeta e te rinjve ne vitin 2017.Nuk komentohet dhe perbuzet liria e njeriut deri ne kete pabesi antinjerezore.
Keto te dhena i ke nga mami apo motra……………………….
Perverti Dragush ka mundesi te na beje ndonje fleterrufe dite per dite.
Harron se ata qe flisnin keshtu zakonisht e hanin ndonje koqe plumb ne lule te ballit.
Rrace e poshter
Perverti Dragush ka mundesi te na beje ndonje fleterrufe dite per dite.
Harron se ata qe flisnin keshtu zakonisht e hanin ndonje koqe plumb ne lule te ballit.
Rrace e poshter.
Sa per muhabet, gjyshi im u vra ne lufte, dhe i fundmi djale qe lindi, familja ja vuri emrin ne gjendjen civile ”Gjerman”. Keshtu qe ato fabulat per emer stalin, Vand dam, Franc etj. etj jane mese te verteta.Dhe ju lutem nje rini qe nuk mendon per dashuri eshte nje rini e vdekur.
Komedi me lenden por komedi edhe me autoret. Pjerdh Trebeshina qe shquhet per probleme nervore shkruan ky dragoi ish veteriner me origjine nga trebeshina. Hajde e dili zot ketyre llogjeve te nje psikopati i cili ne romanin e tij ”Mekami” e ka bere skenderbeun hajdur kujash… Nje njeri ish shef sigurimi qe nga koha e luftes qe nuk ka qene serioz dhe nuk eshte serioz as me vete jeten e tij. Dy dekada me pare ka deklaruar se eshte turk dhe se e ka per turp qe te jete shqiptar. Tani ri e shpik ”histori me zhurmues” nga mendja tij diabolike. kaq i pasakte eshte edhe ai dhe autori sa qe Kapon nje nga drejtuesit e luftes dhe gjyshi i andush analistit te sotem i vendos per mbiemer Trebeshina. Kasemi me kujton personazhin e Alfons Dodese ”Tartarini i taraskones”
ore!
ai sala,se c ka nji problem me ditlindjen. ca thon e ka shkrujt ne tetor me ditlindjen e enverit,ca thon e ka dat tjeter.
shifeni njiher se m duket se sala ka le 9 muj pas kongresit t helmsit.
sepse sic thuhet nga anet knej n Qerret “aj miku kur ngrefet qin dhe bythn e vet”!
sepse sic thuhet edhe n Kavaj “aj miku kur nrefet e ben p*dh*n vaj”
kurse sic thuhet ne Lac “aj miku kur nrefet te gerthet,plac”
…ne Shkoder “aj miku ben loder”
n durres …ja fut shurres
n tiran ..aj ben hatan
n tropoj e merr me goj
kurse sic thuhet ne vlor “p!dh! do q!r e k*r! do ren me dor”
Ky Dragoja mund te behet pa frike kryetar i partise Komuniste.
Perjashto Nexhin E Dulles qe duket qe ka qen p. I bukur,te tjerat si sorra pa bisht duken.
Ky Nuri Dragoj ka jetuar ne Berat. E mbaj mend se mbante nje cante lekure ne dore dhe ju ngjitej kuadrove te Kom Partise dhe Kom Ekzekutiv te asaj kohe si m.. pas kepuce. Por Nuriu i Dragojve ka edhe nje cilesi tjeter. Ai ka per grua nje ekzemplar ofshamat e se ciles tundnin lagjen por jo me Nuriun e gjore se ky nuk gjente kohe nga bytheleprjet e kuadrovikeve. “Gojet e liga” duan te thone se nje dite Nuriu ngjiti shkallet me vrap se e shoqja po renkonte rendshem por sa hapi deren e mbylli me kujdes qe se shoqes te mos i prishej “enderra qe po perjetonte” me nje damaz te Kom Partise se asaj kohe.
Ky eshte Nuriu i Dragojve dhe kur ai flet per ofshamat e partizaneve ne nje kohe qe ai ishte sperme ne koqet e te jatit ka parasysh ofshamat e se shoqes kesaj partizaneje te hershme.
Perfundimisht jemi popull per tu qare me llahinga pasi lexon komentet. Ju prifte e mbara ketej e tutje
Me vika keq qe ky kopili se njifka te atin.
Kushedi me ke partizan e ka zene.
C’jane kto prurje nga landfilli i plehrave. Dje na thoshit se Enveri qe injorant dhe nuk njihte “nudot” , zhgarravinat e Maks Velos.
Sot na akuzoni partizanet qe benin seks.
Na c’orientuat fare.
Po te mos benin seks do thoshit injorante qe nuk dinin ta benin…
Mos na sillni me plehra ne gazete…
Shume shkrim i shemtuar dhe i qelbur c’ka verteton edhe njehere se fashizmi Shqiptar eshte mostra edhe me e qelbur nga fashizmi i Musolinit. Sa per dijeni, edhe ne kampet e perqendrimit nazist, per te sfiduar ashpersine kafsherore te nazizmit, njerezit u dashuruan. Nje rast fantastik qe ndodhi ne keto kampe, ishte fakti qe ne to lindi edhe nje ish deputet i kuvendit austriak i viteve 1980, i cili ruante shenjat e kampit. Jo me ne male, qe edhe te mos e kishe ne mendje, ta shtinte vet mjedisi i bukur. Dhe ato femra ndaj kishin dale ne mal, qe te mposhtnin pushtuesin e te sillnin per kombin dite me te bukura. Ndaj dhe ne i nderojme e do i nderojme perderisa te na udheheqin ndjenjat njerezore. Ky eshte triumfi i njeriut mbi kafsherine. Lavdi partizaneve e partizaneve tane te lavdishem, pa qente kete pune kane bere qysh kur hapen syte. Vetem lehen.
Per Aautorin @Nuri Dragoj.. qe Vetem je nje Shpifes i Ndrye dhe jo Dragua….
Ne Shtepine e Gjushit time (Ndiese paste):::jane Strehuar 7-te Partizane…dy prej te cileve ishin Vajza dhe njera e Plagosur..Behet Fjale per Operacjonin e Dimrit 1944-Ky Gjyshi i Strehoj ne Katoin e tije VETEM Me nje Fjale BESE, qe Shqipetaret e sotem si ky @Dragoj e kane Harruar….dhe Theksoj se Nga Skuadra prej 20-te Vetash kishin mbetur keta te 7-te…te Shkeputur nga Bataljoni..
1-Gjyshja ime e paharruar i Mjekoj Plaget Partizanes se palagosur per 2-Muaj…si dhe me Tregoj se Partizanet silleshin me Respektin me te madhe me VAJZAT PARTIZANE DUKE I THIRRUR Moter…
2-Theksoj se Gjysherit e Mije nuk ishin KOMUNSITA AS EDHE NE RADHET E PKSH-DHE ME VONE PPSH-se…
Eshte me se Normale dhe eshte ne Fiziollogjine e Njeriut qe Raportet Mallkull-Femer jane percuese te Jetes..por NUK DO TE DEGJOJME Nje “Shkrimtare”…”Demokratik”…qe po na Benein Malet Jehone nga “Orgjite-Seksuale”..sikurese kerkon te thote…TURPE….keta jane Idjote te Lindur qe kerkojne te na Shesin Moral-kur vete Moral nuk kane…
Mor te harrojme:SE ATA QE LUFTUAN ISHIN TE GJITHE TE RINJE, dhe ne Moshe per tu Martuar…KU QENDRON E KEQJA, nese dikush Partitane apo Partizane qofte Kerkonte Bashkeshortin e Jetes??Ikni se late Name….ju dhjefsha…Romanet Demokratike qe na shkruani..lol
Nuk e kuptoj kete cmenduri te shtypit shqiptar duke perfshire dhe gazeten Tema..
.
Te poshtrosh epopene e luftes n-cl eshte me shume se armiqsore deri ne kanibalizem.
.Do ti ftoja keta makartiste-xhorxhsorriste-elezbiberiste qe te krahesojne bemat seksuale te tre vellezerve Kenedi sidomos
dokumente dhe video te koheve te fundit qe jane mijra here me me “zarar” se e ketyre partizaneve..
boll mero baze me kete vetposhtrim kombetar..
cfare ndryshim kane organet gjenitale te vellezerve Kennedi
( dhe mijra burrave te shtetit nga klintonit te miterrani apo bolet e berluskonit)
me keto te partizaneve…
O Nuri. Po flas labce ti je nje langaraq te njof shume mire sapo fillove te punopje si ” gazetar”. Bile te kam injoruar sa here. Shkruan ti per njerez qe e lan me gjak dashurin ndaj atdheut. Me vjen ndot ta lexoj shkrimin tend. Sot buçasin zyrat nga Sex-i. Kurverin e keni ngrit ne sistem.Ke surrat ty te flasesh per Nako Spiron e tjjj Po e mbyll se e kam kohen e shtrenjt nuk e harxhoj me injorant te shitur si puna jote.
Meri
Ketu ka nje keqkuptim pasi shkrimin nuk e ka bere Nuriu por te tjere dhe pa lejen e tij, duke shfrytezuar ndonje thenie te Trebeshines, ndaj duhet treguar me shume kujdes ne ato qe thuhen. Pastaj dashuria nuk eshte turp, njerezit dashurohen ne cdo kohem paqe apo lufte qofte. Nuk besoj qe te mos jemi ne gjendje te kuptojmw kaq gje. Nuk eshte fjala per te fyer njeri, partizanet kane qene te nderuar sepse ishin idealiste dhe luftuan per Shqiperi, por kjo nuk do te thote se ishin injorante dhe nuk dinin cishte dashuria. Mos i merrni kapercyer gjerat. Personi qe ka hedhur kete shkrim me teper ka patur qellim te vjele klikime per interes te vete
Komunist-enveriste rraca me e ndyre ne gjithe historine e njerzimit !
Mero , sot nuk e bej dot me dallimin mes gazete tende dhe 55-es te Fahri Balliut.
More Nuri po s’te paska lene gje pa treguar jot eme more
nderin dhe lavdine qe i dha diktatura e proletariatit shqiperise nuk do te harrohet ne jete te jeteve,armiqte feudale shallvare gjere ballisto zogist nuk do mund dot ta erresojne ate kohe te lavdishme kur luftohej kunder armikut okupator e tradhetareve te vendit nga partixzanet guximtar qe dashuroheshin por pa prekur se ajo konsiderohej moll e ndaluar pa cliruar me pare shqiperine,ato shprehje ne ketes shkrim mund ti permendi vetem ajo rrace qe e ke prejardhen nga bashkepunimi me zaptusin e huaj.por nuk degjohet fjala e kundershtarit.shqiperia do te eci perpara mbi bazen e luftes nac.clirimtare.
Per cdo gje mond ta shani ENVER HOXHEN , por per sa iperket anes morale ju ngec shara ne gozhde. Desha te pyes autorin ne kohen qe ata benin sex mos ju rinte nga prapa cdo cifi dhe i binte me dore?
loni! HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
O Tema, kush e ka bo shkrimin Kasemi apo ky tjetri Nuriu, se vetem titullin lexova.
Me vje koq keq o Kasemo, Nurio a Hajdar si e ke llagapin, po nuk e harxhoj dot pordhen me ty, se m’podh ia fus vetem Sales.
Turp. Keto jane qelbesirlleqe te veterenarit Nuri, nje servil i njoftun kudo qe ka punuar, shok e mik i Faries te 55. Meritat e luftes 1 milon nuri e kasemer nese sjane prrallat e veteranerit, nuk i errsojne dot. Faqezinjte.
Z. Nuri .. prane nje filxhani a nje gote, deshiroja te shkembenim mendimet si dikur. Emigracioni na e rralloi ne ekstrem, ndersa arsyja shendetsore me ndau per jet.
— Me sa shikoj , ke kapur LUFTEN [NACL] dhe KASEMIN, ne dukje 2 objekte te rendesishme. Ne vecani e para-LUFTA- . Ajo per shqiptaret , [theksoj per shqiptaret ] e kudo ndodhur, te cdo lloj ngjyre, mbetet ne jete te jeteve burim nxitjeje e frymzimi per atdhetarizmin e patriotizmin e shkalles me te larte.
— Sado pika te nxeta , te diskutushme qe mund ti vishen asaj, per hire te ineresave kombetare ajo duhet te ruhet e konservohet ne kasetat e fondet me te arta e te pa prekshme te TE HISTORISE se atij vendi e kombi.
Ne se pika te vecanta te periudhes se Skenderbeut , per hire dokumentacioni e luhasin ate midis reales e irreales , Peridha e LANCL eshte e gjalle , e shpalosur dhe shume dimensione. Ata qe I thone vehtes vertet intelektuale, qe e kane dashur dhe e duan akoma ate vend, ata qe jane vertet Doktore e Profesore dhe jo me letra , jo si rriqra te thara ne faqe librash te zhgaravitura per hire te perfitimeve gjithsojshe, duhet pa dallim bindjesh te bejne nje pakt te mos prekjes , percmimit ose te deformimit te vlerave kombetarte historike .
—- KASEMI. — Kam qene nxitesi I pare jo vetem per krijimin e shoqates DESHNICA , por edhe per marjen qe ne fillim te kontaktit me KASEM TREBESHINEN me origjinen Deshnicar. Por krijova zhgenjimin e pare kur nje shkrimtar I njohur me tha se , AI akoma nuk e quan vehten shqiptar dhe ju doni ta quani Deshnicar ne nje kohe qe ai ka hikur nga Deshnica qe ne vitet 30. E justifikova [duke e sajuar vete] qe gjyshi I tij vertet ka lindur ne Turqi por katergjyshi tij eshte mare peng nga torqit qe I voge prej shqiperis. Ata mbas 2 shekujsh ne Turqi , jane kthyre perseri ne Shqiperi, ne Vinokash te Deshnices [e genjeva , ai u dyzua].
— Te ben pershtypje fakti . Si ka mundesi Kasemi, nje I denuart e persekutuar, nje dissident, nje njeri sic pretendon ka shkruar mbi 40 drama e romane, se ka bere botime edhe jasht Shqiperije[ Gjermani etj…] dhe kur vjen fundi , nuk doli nje shkrimtar I mirfillte te shkruaj per te. Ndodh qe per Gjeneralin jep vleresim edhe ushtari apo kapteri , por, nuk qellon dot ku e si duhet, dhe gjeneralit I bie pjaca…..
— HELMESI dhe PILURI. —- Mendoj se hitorite jane ndertuar ne menyre e tille qe lene shije te hidhur. Anojne nga tregimi me nuanca vulgaro- pornografike , zakonisht behen tavolinave te kfeneve per te kaluar kohen , pa finesen kulturore e artistike duken si shkrime me karakter politico-propoganistik konservativ.. I ngjan me teper gjuhes se nje cobani se sa nje njeriu te letrave sic eshte KASEMI. Kam pershtypjen se duhet te jete ideja ose dora e Ilir B.., sajesa per ta bere shkrimin, librin apo gazeten te shitej e lexohej. [ sepse dikure kam pesuar vet]
— NURIU e di mire rastin –MIRO e LIRI XHUN [ aktalisht kane vdekur] , Lirija , nje partizane qe plagoset rende ne beteje me Gjermanet. Shoket te gjith u larguan , madje njeri e pa qe mbeti e plagosur, por ne pamundesi e per te shpetuar koken largohet. Lirija bie ne doren e gjermaneve dhe mbasi e kurojne e nisin per ne kampet e internimit. Mirua, nje drejtusi redesishem I reparteve partizane qendron besnik e me shpres per bashkimin me LIRIN e cila mbas 2 vjetesh kthehet e traumatizuar nga kampet e peqendrimit . Ata I njohu lufta , u martuan dhe linden femijet e tyre ne Durres . Ne mos gabohem KASEMI eshte bashke krahinas me Miron . Ku eshte e keqia e ‘’ urdherit per celebrim’’
— Ne rrethin miqsor, kam njohur nje cift ish partizanesh , me gjith me disproporcion moshe e demtimi fizik, ata e donin dhe respektonin aq shume njeri tjetrin, sa veshtite te gjesh cifte te tilla sot, Ajo ishte Resmija, nje partizane luftetare e trime. SHume veta ne tirane duhet tu kujtohet. Me pulpen e kembes qe ja kish hequr copa e bombes dhe hecte deri sa vdiq cale cale , me syrin e demtuar po ne lufte , jetoi e forte e kurajoze deri vitin e kaluar. Ajo ishte dhe 4 vite me e madhe se I shoqi . por kto nuk I penguan ata dy te rinj te martoheshin e te lindnin 4 femije te shkolluar e e shendershem . E ku eshte ana negative e ‘’renkimeve’’ ne pyjet e Helmesit qe na I paska pare e degjuar KASEMI .ME GJITHE SE THOTE QE NA PASKA REFUZUAR TE MARE PJESE NE ATE KONGRES [ mender p… me rigon] Me vjen keq po o ka currufjatur fare ai KASUA YNE ose ti o shoku NURO ….
— Me keqardhje, por dime edhe raste ekstreme si ai ‘’gjebreja’’ qe shkuan ne plumb. Rastin ‘’Helmesi’’,Per here e pare e ndegjoj. Ideja se kush deshiron te njihet e te celebrohet ka qene me se normale. I priste rrugen abuzimit e mashtrimit. Krijonte shtratin e civilizimit e te emancipimit PER TE ARDHMEN te femres dhe gjithe shoqerise shqiptare . Ne ato muaj lufta po shkonte drejt perfundimit., orjentimi qofte dhe partiak ka qene pozitiv.
— NURIU e di shum mire ,se edhe ne mesin e viteve 60 , vajzat e Deshnces hezitonin te shkonin edhe ne 8 vjecare , nuk behej fjale me tej . Ishte ajo fryme dhe rini lufte qe coi femren ne aksione , shkolla e kudo . Nuriu e di mire , ish ajo fryme, qe vajzat si ATHINA MILE mbaruan shkollen e mesme per mesusi dhe shkoi nga Permeti per te dhene mesim ne OROSH te Mrdites dhe atje u martua me kolegun e saj prej OROSHI, FRROK GJINI..
— PER TY KOMENTUES QE E FYEN Nuriun si Veteriner
Qe ta dsish mire ti lali. Ne oto vite kur kemi mbaruar une dhe Nuriu , sa po ishin future dy parrullat e famsheme ne zbatim —1–‘’’ TU QEPEMI KODRAVE E MALEVE. TI BEJME PJELLORE SI FUSHAT’’ Kjo kerkonte qe cdo gjimnazist ne 3 deget qe kerkonte per te larten , nje duhet te ishte per AGRONOMI ose [Institutin e Larte Bujqesor]…. — 2—‘’ TE SHERBEJME ATJE KU KA NEVOJE ATEDHEU’’ Cesht e verteta, kur mbaroje te thoshin sheno tre vende ku ke qejf te shkosh , por mund te most te coni ne asnjerin vend ku doje ti . Por ku kish nevoje vendi.. ———-Keshtu , Nuriu mund te kish prirje per gazetari, art e kultur,. por do te shkonte atje ku ti thoshin . Dhe Nuriu I ka bere nja 10 libra deri tani……tunxh
Sot pinjollet e Bolshevikeve te mALEVE, DHE PINOJLLET E kopilave dhe kopileve te internimeve to keyqzuara me brigadjere , ushtare dhe oficere sot bejne dashurira nga eksitimi i pergjimeve qe i bejne sot njerzise ne sherbim te RENDIT TE RI BOTEROR URRAAAAAAAAAAAAAAA
Kopilet dhe kopilat e bushtrave qe na pergjojne na hengshi muuuuneeeee
Nje gje eshte e sigurt per keta qe gatuajn keto shkrime plot urrejtje,qe jan antikombetar,antinjerzor dhe klysh kurvash,pse nuk shiqojn keto 25 vite qe e kan shkerdhyer kombin Shqiptar para e mbrapa
Antishqiptarizem spiuno- veterineresh e ballisato- zogistesh. Nuk kane per te ndryshuar kurre. Lavdia e kesaj toke u perket partizaneve qe bene luften, rindertuan vendin dhe emancipuan shoqerine
Keto kujtime,ne se jane te gjitha, si keto qe lexuam,jane plehra,dhe mund te gjejne vetem lexues perverse.Cfare plehrash kane mundesi te hedhin disa duke i quajtur vlera ,ne emer te antikomunizmit,apo nuk e marr vesh ne emer te kujt.Kush ja botoi ketij kete pacavure??Ama dhe ju te redaksise ”tema”-jeni per te qare e per te qeshur.Promovoni te tilla mostra?.
Me vjen keq per sa shkruhet. U informova me vonese, pasi nuk kam qene ketu, por ky eshte abuzim. Shkrimin nuk e ka bere Nuri Dragoj por dikush qe deshiron te kete sa me shume klikime, duke marre shkas nga nje thenie e shkrimtarit Kasem Trebeshina. Ato nukjane mendime te Nuri Dragojit, ndaj dhe kush shkruan dicka do te bente mire qe te tregohej i matur. Luften nuk mund ta mohoj askush dhe faktin qe partizanet e nderuan Shqiperine. Dashuria nuk eshte e keqe ne cdo kohe, edhe ne kohe lufte, pasi edhe Trebeshina thote qe djemte u martuan me ato vajza dhe kjo eshte normale.