Përplasje me armë zjarri në Shkodër, pezullohen nga puna 2 policë

17 Prill 2017, 14:00Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar makinën tip Benz në pronësi të shtetasit Zef Sokoli.

Blutë e qytetit arrestuan shtetasin Zef Sokoli 24 vjeç, banues në fshatin Grude e Re dhe shtetasin Valentin Ndreu, 23 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

Mësohet se për këtë rast janë shkelur procedurat standarte për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambjentet e Policisë.

Pas kësaj menjëherë kanë filluar hetimet. Policia bën me dije se është  përgatitur urdhëri i pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecuri e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.

KOMUNIKATA E POLICISË
Nga veprimet e para proceduriale të kryera për ngjarjen e ndodhur me datë 16.04.2017, rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, ku është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit tip Benz, me targë AA487AN, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg, rezultoi se:

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjeti i dëmtuar dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim nga shtetasi Zef Sokoli dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast si autorë të dyshuar u arrestuan shtetasit: Zef Sokoli, 24 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.

Valentin Ndreu, 23 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone “, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit: K. D, 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg“, Shkodër, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 e 236 të Kodit Penal.

Ky shtetas ka qënë në statusin e të shoqëruarit dhe ka arritur të largohet forcërisht nga ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të paidentifikuar ende. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime te mëtejshme.

Gjithashtu për këtë rast, ku janë shkelur procedurat standarte për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambjentet e Policisë, kanë filluar hetimet nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër, nga Drejtoria e Standarteve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH. Ç. B. A. U përgatit urdhëri i pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecuri e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje