Ahmetaj: Kjo nuk është Kavaja e dikurshme që përdorej si mish për top

27 Prill 2017, 18:50Politika TEMA

“Ju të rinj që votoni për herë të parë, tregojini në 7 maj të gjithë Shqipërisë që Kavaja është Kavaja e demokracisë dhe Kavaja e Shqipërisë që duam.

Kjo nuk është Kavaja e demokracisë së dikurshme që përdorej si mish për top. Kjo është Kavaja që me vendosmërinë e 7 majit, shkon tek kutia e votimit dhe i tregon dhe njëhërë çadrës, se çadra i përket të kaluarës dhe ne të gjithë së bashku jemi për Shqipërinë që duam. Për shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Sot Kavaja është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë.

Në dy vite vetëm në dy vite, ka marrë katër herë më shumë se çfarë ka marrë në 20 e kusur vite. Me qeverinë e Edi Ramës Kavaja ndrit. 40 milionë dollarë, ka marrë Kavaja për të rilindur veten, për t’u bërë kjo që është sot dhe që nuk i përket më vetëm vetëvetes, por gjithë turizmit shqiptarë dhe gjithë Shqipërisë.

Në 7 maj, ju uroj një fitore spektakolare, jo me kundërshtarin, por një fitore në favor të Shqipërisë të së ardhmes. Edhe njëherë fitore në 7 maj. Fitore në 18 qershor. Kam kënaqësinë dhe nderin të ftoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”.

Kështu deklaroi Arben Ahmetaj në takimin e sotëm në Kavajë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje