Rama akuza PD-së: Kavaja nga djep i demokracisë, u kthye nga Saliu në kazanin e tradhtisë, e lanë në pikë të hallit

27 Prill 2017, 17:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se  ish-kryeministri Sali Berisha dhe PD duan të ndalin zhvillimin e Kavajës dhe  të Shqipërisë.

Gjatë  një takimi me të rinjtë e Kavajës, ai e akuzoi këtë forcë politike  për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj.

“Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën. E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë.

Sot duan të rikthehen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për t’u gjykuar me votë. Por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen. Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje