Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka një memorje shumë të shkurtër kur bëhet fjalë për të kujtuar skandalet që e kanë shoqëruar në kohën kur ka qenë në pushtet.
Ai sot ka shpërndarë një video në rjetet sociale, ku akuzon Edi Ramën se po përdor nxënësit dhe mësuesit e shkollave për t’i nxjerrë në miting.
Nga ato që shkruan duket se ky fenomen është krejt i panjohur për Berishën që sot kërkon të sjellë në pushtet Republikën e Re.
Por le të sjellim në vëmendje fushatën elektorale të vitit 2013, kur drejtoret e shkollave detyronin mësuesit dhe nxënësit që të merrnin pjesë në fushatën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në atë kohë, Berisha shfrytëzonte sistematikisht punonjësit e administratës nën kërcenimin e vendit të punës për të mbushur sheshet apo ambientet, ku zhvilloheshin mitingjet.
Ndër të shumtat raste, kujtojmë më flagrantin në qytetin e Fierit, ku nëpërmjet një e-maili arsimtarët detyroheshin dhe kërcenoheshin për të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Demokratike.
Lidhur me këtë skandal reagoi në atë perjudhë edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili i kujtoi kushtetutën dhe kodin zgjedhor.
Pas këtyre pamjeve, natyrshëm shtrohet pyetja: A ka moral Berisha për të folur sot?
ky ka qene eshte ,dhe do te mbetet i tille .Por mua me shqeteson dicka tjeter qe eshte e rende dhe per mendimin tim me permasa grushti antikushtetues.PD ka mbledhur ne seli kryebashkiaket se bashku me drejtuesit e pd.Pvarsisht si jane zgjedhur ,me marrjen e fonksionit te kryebashkiakut funksioni i tyre perjashton organizime antiligjore,si mosbindje civile etj.Aq me teper dergime militantesh nga nje bashki ne tjetren.Nuk jane kryebashkiake te shqiperise ,por te nje territori e komuniteti te caktuar.Me cte drejte marrin dhe zbatojne detyra jashte kompetencave te tyre?Duhet te kete nje reagim ndaj veprimeve te tilla.