Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, gjendja e tij shëndetësore...

29 Prill 2017, 15:05Bota TEMA

Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm pas një incidenti që i ndodhi në shtëpinë e tij.

Mësohet se Berluconi ka përplasur kokën në tokë pasi ishte penguar në një tapet duke bërë që të afërmit të alarmohen dhe ta dërgojnë menjëherë në spital.

“Asgjë me rendësi”., – tha për mediat italiane Profesor Alberto Zangrillo, i cili u kujdes për shëndetin e ish-kryeministrit italian.

Ai u dërgua në spitalin “Madonnina” të Milanos rreth orës katër të mëngjesit të sotëm ndërkohë që është parë të dalë gjatë mesditës së sotme.

Berlusconi është rreth të tetëdhjetave tani dhe kjo është arsyeja se përse të afërmit janë alarmuar pas përplasjes së kokës në tokë.

2 komente në “Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, gjendja e tij shëndetësore…”

  1. santiago says:

    po ketij Berish konit tone kur do i vije ora te pengohet

  2. kastkris says:

    na mbani ne korent dhe na informoni po mundet cdo ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje