“The Washington Post”: Zgjedhjet e lira në shënjestrën e Kremlinit

3 Maj 2017, 20:36Bota TEMA

Tashmë duhet të jetë e qartë, “normalja e re” e sjelljes ruse në skenën ndërkombëtare përfshin ndërhyrje në zgjedhjet e demokracive perëndimore, për të fuqizuar kandidatët që Kremlini beson se janë të prirur të ndjekin agjendën e tij, dhe të sulmojë ata që nuk do ta bëjnë. Pasi ka bërë ekzaktësisht këtë gjë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA, agjencitë e shërbimeve të fshehta të presidentit Vladimir Putin, tani po ndërhyjnë me marifetet e tyre në Evropë, duke përfshirë edhe fuqitë më të mëdha ekonomike të kontinentit: Gjermaninë dhe Francën.

Shënjestrat e menjëhershme të ndërhyrjes kibernetike ruse janë Emmanuel Macron, kandidati favorit në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve presidenciale të Francës, që do të mbahet në, si dhe think tank-et e lidhur me kancelaren gjermane Angela Merkel, koalicioni qeverisës i të cilës përballet me zgjedhjet e përgjithshme këtë vjeshtë. Ashtu si Hillary Clintoni, fushata e së cilës ishte njësoj në shënjestrën e Kremlinit, as Macroni dhe as Merkeli nuk kanë hezituar, për të dënuar agresionin e Moskës në Ukrainë. Ata kanë mbështetur sanksionet ekonomike kundër Rusisë, që e kanë zemëruar Presidentin Putin.

Rezultati ka qenë një seri e vazhdueshme sulmesh kibernetike me origjinë nga Moska, sipas të gjitha gjasave, të udhëhequra nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse. Përveç Macronit dhe Merkelit, në shënjestër kanë qenë ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes të Danimarkës, një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Kjo është pjesë e një lufte të vazhdueshme nga ana e Rusisë në këtë terren,” tha ministri danez i mbrojtjes, Claus Hjort Frederiksen, “dhe kjo është një luftë e përjetshme për t’i mbajtur larg”.

Në mesin e stuhisë së raportimeve rreth lajmeve të rreme të orientuara nga Rusia, phishing, faqet e internetit të rreme dhe strategjitë e tjera të vëna në zbatim nga gjahtarët kibernetikë të Putinit, është e rëndësishme përqendrohesh në faktin qendror – domethënë se Kremlini, pasi pati sukses në korruptimin e politikës amerikane vitin e kaluar, tani është duke synuar rrëmbimin e zgjedhjeve, tiparit më themelor të demokracisë, në vende të tjera perëndimore. Kjo është arsyeja pse republikanët e kongresit që drejtojnë hetimet për zgjedhjet e vitit 2016, duhet të bëjnë punën e tyre. Ndërhyrja ruse është një sulm ndaj vlerave thelbësore amerikane, jo një çështje partiake.

Në muajin shkurt, fushata e Macronit tha se kishte zbuluar më shumë se 2,000 përpjekje për të sulmuar fushatën e saj – shumica mendohet të kenë patur origjinën në Rusi – duke përfshirë sulmet kibernetike që rrëzuan faqen e saj të internetit, dhe një seri përpjekjesh për të hyrë në llogaritë e postës elektronike të zyrtarëve të fushatës, ndoshta në një përpjekje për të mbledhur informacione komprometuese, që më pas mund të përdoreshin si levë, një taktikë kjo e preferuar e Kremlinit.

Taktikat e Moskës janë të projektuara për të favorizuar kandidatin e preferuar të saj, në balotazhin e 7 majit: Marine Le Pen, një nacionaliste e krahut të djathtë, e cila ka marrë hua nga bankat ruse, ka kundërshtuar sanksionet kundër Moskës dhe është tallur hapur me BE-në. Politikat e saj do të dobësonin Europën dhe do të fusnin një pykë në mesin e demokracive perëndimore – pikërisht “kthimin e investimit”, që shpreson `presidenti rus. / The Washington Post – bota.al

1 komente në ““The Washington Post”: Zgjedhjet e lira në shënjestrën e Kremlinit”

  1. albaniac says:

    E premtja solli lajme të mira për ata që e duan juglindjen e trazuar të Evropës për t’u bashkuar me strukturat dhe sigurinë perëndimore. Parlamenti i Malit të Zi zyrtarisht miratoi ftesën e vendit për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior. Nuk ishte një miratim i ngadaltë, i cili mori 46 vota në asamblenë prej 81 anëtarësh, me kundërshtarët që bojkotojnë votimin dhe anëtarësimi në NATO mbetet i diskutueshëm në vendin e vogël ballkanik, por kjo ishte padyshim një pengesë për rusët.
    Vladimir Putin u perpoq shumë që Mali i Zi të largohej nga Aleanca Atlantike, duke aplikuar gamën e plotë të mashtrimeve të pista në kutinë e mjeteve të luftës së Kremlinit: spiunazh, propagandë, përmbysje, madje duke komplotuar vrasjen dhe terrorizmin. Por perpjekja nuk funksionoi , dhe ne të vërtetë një skemë nga dora e spiunëve ruse, për të rrëzuar dhunshëm qeverinë e Malit të Zi vjeshtën e kaluar ndoshta ndihmoi anën pro-NATO në fund te kesaj historie.
    Motivet e Kremlinit këtu janë inate anti-perëndimore më shumë sesa gur strategjik. Mali i Zi asnjëherë nuk ishte pjesë e perandorive cariste apo sovjetike, dhe ndërsa është e lehtë të kuptohet pse rusët janë të shqetësuar nga zgjerimi i NATO-s në ish-Bashkimin Sovjetik, zemërimi i Moskës mbi një vend të vogël në anën tjetër të Evropës duket jashtë logjike. Megjithatë, siç e kam shpjeguar më parë, Putin vazhdon të shqetësohet për rolin e NATO-s në shpërbërjen e Jugosllavisë qe prej njedekade më parë, të cilën ai si dhe shume ruse e trajtojne si një lloj komploti të egër perëndimor. Ky është ressentiment i pastër.
    Rusët e humbën këtë raund, megjithatë, dhe Mali i Zi së shpejti do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s, ndoshta në samitin e Aleancës në 2017 në Bruksel në fund të majit. Ndërsa Mali i Zi sjell pak në NATO, per te folur në mënyrë rigoroze – ushtria e saj është më e vogël se departamenti i policisë te Parisit dhe jo shumë më mirë e armatosur – pozita e saj gjeostrategjike është e rëndësishme. NATO tani do të kontrollojë të gjithë vijën bregdetare të Adriatikut, e cila ka implikime reale për sigurinë e Mesdheut dhe Evropës Jugore. Porti kyç i vendit në Kotor, një strukturë e mbrojtur e riparimit detar, e dëshiruar qe prej një kohe te gjate nga Moska, dhe është një vend pozitiv për Aleancën.
    Mbi të gjitha, duke iu bashkuar NATO-s, vlera strategjike e Malit të Zi u mohohet rusëve. Qëllimet negative mund të jenë aq të rëndësishme sa ato pozitive në artin shtetëror. Kjo e lë Serbinë, e cila ishte e bashkuar me Malin e Zi në gerrhamat e fundit të Jugosllavisë deri në vitin 2006, e mbyllur në det dhe e ndarë politikisht midis Lindjes dhe Perëndimit. Rusofilia është shumëvjeçare në Beograd, veçanërisht në të drejtën nacionaliste dhe Serbia përfundimisht do të duhet të vendosë nëse dëshiron të bashkohet me NATO dhe Bashkimin Evropian, ose nëse preferon Putin si partnerin kryesor. Nëse Serbia zgjedh këtë rrugë të fundit, Mali i Zi që i përket NATO-s do të përmirësojë pozitën ushtarake dhe diplomatike të Perëndimit në rajon.
    Kremlini parashikohet të ketë një zemërim të zjarrtë lidhur me votimin e së premtes të Malit të Zi, me vende zyrtare që dënojnë keqtrajtimin e supozuar perëndimor në vendin e vogël, duke paraqitur votimin parlamentar si një lloj grushti jodemokratik. Mund të presim që ngacmimet klandestine ruse të vazhdojnë – kjo është zgjidhja e Putinit për çdo problem të politikës së jashtme – por ka mbetur shume pak qe Moska mund të bëjë dicka tani, që të bllokojë Malin e Zi nga bashkimi zyrtarisht në NATO.

    Më serioze është mundësia që axhituesit rusë dhe provokuesit mund të nxisin kaosin përtej Malit të Zi. Shumë pjesë të rajonit mbeten të zhytur në korrupsion, kriminalitet dhe paralizë politike, dhe vendet e Ballkanit duken të paafta për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre të pazgjidhura. Zgjidhjet afatshkurtra të modeluara nga aparatciket gjysmë-kolonial perëndimore në vitet 1990 për të menaxhuar rrënojat e Jugosllavisë janë duke u ngatërruar keq. Për herë të parë në epokën e pas 11 shtatorit, duket se një kthim i kaosit dhe përhapjes në Evropën Juglindore duket real.
    Te dalim tek Maqedonina, vendin e vetëm që i shpëton Jugosllavisë në vitet 1990 pa dhunë. Një vend i vogël dhe i varfër prej dy milionë që qëndron në vijën e frontit të krizës së refugjatëve të BE, Maqedonia qe është e ndarë në mënyrë të hidhur mes shumicës së saj sllave dhe pakicës shqiptare. Sa shqiptarë ka një pyetje të nxehtë të diskutueshme – për shkak të lojës politike, nuk ka pasur rregjistrim në 15 vjet – por pakica shqiptare përbën diku midis një e katërta dhe një e treta e popullsisë së Maqedonisë.
    Shumë prej tyre janë të pakënaqur me status quo-in e Jugosllavisë dhe një kryengritje e armatosur shqiptare në verën e vitit 2001 në Maqedoninë veriperëndimore pothuajse shpërtheu në një luftë etnike të gjithanshme. Vetëm presioni i fortë i NATO-s dhe i Shteteve të Bashkuara shmangu katastrofën. Edhe atëherë, luftimet për disa ditë u përhapën në periferi të Shkupit, kryeqytetit të vendit. Pas luftës së vitit 2001, shqiptarëve jane dhënë koncesione të mëdha politike, duke përfshirë pjesëmarrjen e garantuar në çdo qeveri të ardhshme maqedonase.
    E gjitha kjo ka bërë pak për të përmirësuar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe sllave maqedonas, për të mos përmendur se vendi ka të gjitha problemet e tjera të gjetura në rajon: varfëria, korrupsioni, krimi, plus trashëgimia politike kryesisht toksike e ish-regjimit komunist dhe Policia e saj sekrete e keqe.
    Kjo bërthamë e zhurmshme filloi në Shkup javën e kaluar, me një rrahje në parlament duke rezultuar në plagë të shumta. Përderisa NATO dhe BE kanë fajësuar të drejtën nacionaliste për kaosin, në Maqedoni ekzistojnë çështje të shumta mbivendosëse, të cilat janë të diskutueshme, duke përfshirë pakënaqësitë etnike, korrupsionin politik, lojërat e policisë sekrete dhe marrjen e masave për formimin e një koalicioni. Megjithatë, paraliza e gjatë politike në Shkup mund të jetë në prag të thyerjes së drejtimit të dhunës.
    Parashikueshmërisht, Kremlini ka përshkruar kaosin, siç e keni menduar, një komplot perëndimor kundër sllavëve ortodoksë. Ekziston rreziku i vërtetë që Maqedonia të mund të shperbehet nëse kjo krizë nuk është vene ne fre. Nuk do të duhej shumë nga spiunet klandestine ruse që ta kthenin grindjen e Shkupit në luftë të vërtetë. Kjo ishte shmangur shume lehte në vitin 2001, kur Rusia nuk po ndërhynte në problemet e vendit në asnjë mënyrë apo mjet. Tani, Putini dëshiron një shpërqendrim të pakëndshëm për NATO-n dhe BE-në në Evropën Juglindore, dhe Maqedonia e thellësisht e ndarë ethinikisht eshte ne rrezik te thyerjes si shtet.
    Ajo qe eshte ne dukje eshte se, Maqedonia eshembur, në luftën etnike është skenari i gjatë i një makthi në rajon. Çdo pershkallezim dhune mes sllavëve dhe shqiptarëve mund të terheq me shpejtësi shtetet fqinje si Shqipëria dhe Serbia. Nëse kjo ndodh, Bullgaria dhe Greqia – si vendet e NATO-s që kanë një interes të veçantë në çështjet maqedonase – mund të mos jenë shumë prapa. Grindjet etnike në atë vend të vogël ballkanik mund të shpërndahen në një luftë rajonale alarmuese.
    Prandaj, është në interesin e Perëndimit që të shtypë krizat në Ballkan – mbi të gjitha në Maqedoni – para se të humbin kontroll. Kjo do të kërkojë mbajtjen larg te keqpërdorimeve ruse në rajon në një nivel të patolerueshëm, por megjithatë do të kërkojë që NATO dhe BE të përballen me realitetin se zgjidhjet që ata vendosën në ish Jugosllavi në vitet 1990 nuk funksionojnë më. Në të vërtetë, ato përbëjnë një pjesë të madhe të problemeve që rrezikojnë Evropën Juglindore sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje