20 viktima dhe 11 të plagosur rëndë është ky bilanci i një aksidenti ku një mikrobuz me turistë turq u rrëzua nga një majë e thepisur në Marmaris.
Zyrtarët turq thanë se mjeti ishte nisur për një udhëtim një ditor drejt Marmarisit nga Buca e provincës perëndimore të Izmirit, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe mikrobuzi u përmbys.
Raportohet se shumnica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se me këtë mikrobuz po udhëtonin vetëm turistë turq.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por forcat e policisë po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave.