Shefi në detyrë i FBI-së sfidon Trump: Hetimi ndaj Rusisë nuk do të ndalet

11 Maj 2017, 19:40Bota TEMA

Hetimi i Byrosë Federale të Hetimit për lidhjet e pretenduara mes Rusisë dhe ekipit elektoral të Donald Trump do të vazhdojë, pa u penguar nga shkarkimi i ish-drejtorit James Comey, apo nga faktorë të tjerë.

Kështu deklaroi drejtori në detyrë i FBI-së, Andrew McCabe, para një komiteti të Senatit, i cili kundërshtoi pretendimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, që thanë se një nga arsyet e shkarkimit të Comey ishte humbja e besimit të FBI-së tek ai.

“Drejtori Comey gëzonte mbështetje të gjerë brenda FBI-së dhe ende e ka atë. Mund t’iu them me siguri se shumica e punonjësve të FBI-së kishin një lidhje të thellë dhe pozitive me drejtorin Comey”, tha Andrew McCabe, drejtor në detyrë i FBI-së.

McCabe e cilësoi gjithashtu hetimin për Rusinë si një hetim tejet të rëndësishëm, një tjetër kundërshtim ndaj komenteve të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë të së cilës thanë se ky hetim ishte një nga gjërat më të vogla në duart e FBI-së.

Shefi ri i FBI-së u zotua se nuk do të informojë Shtëpinë e Bardhë për progresin e hetimit dhe se do të lajmërojë panelin e Senatit për çdo përpjekje për të ndërhyrë në hetim. McCabe deklaroi se FBI-ja ka burime të mjaftueshme për të kryer hetimin e çështjes së Rusisë, ndërsa theksoi se, pavarësisht spekulimeve, nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar burrat dhe gratë që punojnë në FBI, të kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të popullit dhe Kushtetutës amerikane.

3 komente në “Shefi në detyrë i FBI-së sfidon Trump: Hetimi ndaj Rusisë nuk do të ndalet”

  1. LORA says:

    Lajm i mire,,,,kokedylli po merr rrugen e Richard Nixon.

  2. Sefer Loku says:

    Ehe, hic mos e rruni. McCabe eliminohet shpejt e shpejt me drejtorin e ri. S’ka asjhelloj fakti qe implikon Trump me Rusine. Faktet e verteta implikojne shtrigen Clinton qe FBI e ka fort per zemer. Avash avash do eliminohen te gjithe keta plehra qe nuk punojne per interesat amerikane por per axhenden e politikaneve.

  3. Siciliani says:

    Sa bole kane keta punonjes sherbetor te Kushtetutes Amerikane!!! Nuk ua ndjen as per Presidentin sepse thjesht zbatojne ligjet!!! Shqiptare mos rri po duku shqipetar. Mjaf luftove per Salush edhe Lulush!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje