Opozita ka nisur protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por për kreun e PD-së, Lulzim Basha kjo nuk është protestë, “por referendumi i shqiptarëve të Republikës së re”.
“Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë bashkë me ne me këtë referendum historik. Më 18 shkurt, tre muaj më parë u bashkuan në këtë shesh për t’i thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës, ndal krimit me hile qeveritar dhe për të kërkuar medoemos zgjedhjet e lira si themeli i bashkejetesës demokratike dhe themeli i mirëqënies, i sigurisë dhe i të ardhmes europiane të kombit tonë. U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë e 85 net me radhë shqiptarë nga gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, sportistë, student, fermer, pensionist, gjimnazist, punëdhënës e punëmarrës dhe miq nga e gjithë bota që kanë qëndruar e na qëndrojnë në krah në betejën tonë të përdithsme për demokraci të vërtetë.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit i vetmi shteg për miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të zhgënjyer, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm për mosdëshpërimin që kishte kapluar të madh e të vogël, demokratë e socialistë, muslimanë e të krishterë, çdo shqiptar për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal që u shkatërroi ekonominë, që ju vrau vendet e punës, që ju shkatërroi shëndetsinë dhe arsimin, dhe ju la si rrugëdalje vetëm dëshpërimin ose emigracionin. Ajo që nisi si një kërkim thellë në shpirtrat tanë për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë e vendit. Ajo u kthye në ballkonin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anë e mbanë vendit, që ngjalli kurajon në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot, Atdhe, Shqipëri e një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë, shpresën dhe vendimin e madh për ta shporur dëshpërimin, për ta mposhtur frikën për ta përmbysur republikën e vjetër e për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa e nuk e ka parë bota. Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, ky nuk është thjesht dhe vetëm marshimi kundër të keqjes, po shpallja e shpresës dhe besimit tek vetja juaj, tek familjarët tuaj e të gjithë së bashku te Shqipëria jonë. Këtu keni ardhur se besoni te republika e re, këtu nuk keni ardhur sepse besoni te një njeri, as vetëm tek një parti, sepse arritja më e madhe e këtyre tre muajve qëndresë dhe bashkim që kanë hyrë në historinë tonë kombëtare, është ripërtëritja e besimit të çdo shqiptari tek vetja e vet, ripërtëritja e besimit tek familja e vet, e të gjithë së bashku tek njëri-tjetri. Zoti na jep këtë besim, nuk ka njeri në tokë të na e marrë dhe përmes këtij besimi ka lindur shpresa që nuk vdes kurrë, shpresa dhe vendimi për Republikën e re”, tha Basha.
Ne nuk do ta njohim më Republikën e vjetër tha Basha, duke u shprehur se gjithçka duhet të ndryshojë falë qëndresës.
“Nuk jemi mbledhur kaq shumë sot për një ndryshim të vetëm, as për një ndryshim të vogël po për ndryshimin më të madh për 27 vite të historisë sonë kombëtare. Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, falë qëndresës tuaj me ndihëmn e Zotit gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojmë, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”, tha ai.
“Kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Zgjedhje me krimin e drogës nuk ka e nuk do të ketë. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike që të nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën e ju kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë të vota e tyre e lirë. PD bëhet çdo ditë më e fortë e më madhe duke luftuar me ju dhe për ju për kauzën e drejt ëpër zgjedhje të lira e të ndershme. Historia na tregon se askush nuk dobësohet dhe as nuk bie nga lufta për kauzat e drejta”, vijoi Basha.
AS POPULLI NUK E NJEH TURMEN,PREJ 6MIJE VETE.
Suksese ne Hollände !!
se kishte frike berisha se do i dilte jashte kontrollit , hahhahah ku ka budallenj sot te vriten per bythen tuaj o derzi
Me shume ishin ata te LGBT sesa protestues te PD. I bie qe ne zgjedhje ne qofte se hyn LGBT si parti te kene me shume deputete se PD. Me mire te kishin bere aleance me keta te LGBT se eshte dhe me normale per PD se jane afer nga mendimet se me aleatet qe kane zgjedhur.
Car karin pi ky se koksi nuk te ben kaq budalla.
..si i numerove mor aman…100.200.300…{jo 1.2.3…?!?}
O Spiun i Serbeve..UNE SHQIPETARE,i Paster nuk beje Pjese te ata qe ke paguar ti ,per te degjuar PROPAGANDEN SERBE QE BENE…dhe si Une ka me Miljona Shqipetare qe TE KANE DHJERE..dhe kjo duket…ha nje Mute…dhe zhduku nga SHQIPERIA..lol
I duken edhe pemet si protestues . Me 600000 njerez duhej te mbaronte ne Kashar turma. Po lerini ne gjume . Mos ua prishni gjumin. Edhe shpellaret Kane te drejte te shohin enderra.
Te lumber Basha! Ja futet Berishe mashtrues it qe per 27 vjet ndertoi Republiken e Vjeter. Tani ne Rusi. Edhe Hollanda ka Republike te vjeter.
PA LE KY “TRAPI” I PS DO ME BO EDHE SHTET.
Jane “fute” sot me RERE. Kujdes VILEN qe ke tek Rep.e Vjeter e Hollanden.
LULI mos e filloi Republic e Re pa miratuar se pari: Vetingun!
Me dinjitoz ishte manifestimi i “byth-qirve” se ai i PD-se se Bashes-Berishes.
Zoti ju lashte shendosh per PD-në.
Z. Basha,
Nese te gjitha llogarite I ben te ngjashme me numrin e protestuesve (600,000), ne rastin me te mire tregon qe nuk je per keto pune.
Si i bere llogarite per 600 mije vete ne shesh? Llogaritja me saktesi te mjaftueshme dhe ne favor te maksimales do te ishte si me poshte:
Distanca nga Ministria e Bujqesise deri te Hotel Rogner eshte 650 metra
Gjeresia e bulevardit “Deshmoret e Kombit” eshte 30 metra
Ne 1 meter katror siperfaqe me vendosje ngjitur trup më trup mund te rrine shtrenguar deri ne 5 persona
Numri i personave qe mund te vendosen nga Ministria e Bujqesise deri perpara Hotel Rognerit rezulton e barabarte me
650 x 30 x 5 = 97,500 persona
Kjo eshte 6 here me e vogel se tollumbacja 600,000 persona
Bla, bla, bla e asgje me shume.Asgje te matshme e te verifikueshme si gjithnje.Askush nuk kupton asgje nga cfare reciton plot pathos ky debil.Ne stilin e gomarit edhe kerrici : blofo e blofo prej njezet e shtate vjetesh.Tani qe ka ardhur koha per pune konkrete sepse askush nuk beson me ne derdellitje nuk dine se si te bejne vecse si Don Kishote.Tani rruge te mbare per ne Sharre o plehra ,jo ate te Tiranes por te historise.