KOMENT nga Edi Rama: Demokratë, mos u ligështoni, ai shesh më dëshpëroi edhe mua! Sot na bashkojnë më shumë gjëra, se na ndajnë

13 Maj 2017, 18:10Politika TEMA

Nga Edi Rama

 

Të gjithë demokratëve të zakonshëm, që e duan Shqipërinë njësoj si unë, si ne të tjerët, që s’jemi votues të Partisë Demokratike, kam dëshirë t’u them vëllazërisht sot: Mos u ligshtoni!

Pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot, më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD-së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazëm të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri. Më trishtoi sepse, pavarësisht se as e kam votuar e as kam për ta votuar ndonjëherë PD-në, nuk ndjehem aspak mirë që votuesit e saj kanë mbetur sot jetimë të një republike fantazëm. E cila u premtohet, si oazi i një jete ku rafsha mos u vrafsha, ku të gjitha problemet e kësaj toke, janë të zgjidhura si me magji. Më trishtoi sepse, nuk arrij dot as ta imagjinoj, se si një grusht njerëzish, më saktë dy burra, njëri i tmerruar nga drejtësia e tjetri i lemerisur nga zgjedhjet, ta asgjesojnë një forcë historike si PD-ja, për interesat e tyre krejt vetjake.

Po më shumë akoma më trishtuan edhe dy fraza ilustruese të kësaj pamjeje, që flet më shumë se 1000 fjalë për katandinë e PD-së! E para ishte fraza e liderit historik, kthyer tanimë në një fantazëm digjitale: 600 mijë vetë në bulevard! E dyta ishte fraza e kryetarit që s’u bë dot lider, kthyer tanimë në një rob i gënjeshtrave të veta: 600 mijë vetë në bulevard!

A ka nevojë për t’i dëgjuar më shumë, që të kuptosh se ose u ka dalë vetja krejt nga kontrolli, prej frikës së drejtësisë së re që po troket dhe lemerisë nga 18 qershori që po afron, ose pastaj tallen pa asnjë skrupull me vetë demokratët e zakonshëm, me hallet, problemet, nevojat e shpresat e tyre!

Nuk e di as vetë cila nga këto të dyja është e vërteta, mbase të dyja bashkë, por një gjë është e sigurtë: Lidershipi i PD-së nuk ka më asnjë lidhje me bazën e PD-së, asnjë lidhje me ata që e kanë votuar PD-në zgjedhjet e shkuara dhe që do ta votonin prapë, nëse PD-ja nuk do të arratisej jashtë sistemit demokratik, në rrugën qorre të bojkotit të turpshëm të takimit me popullin sovran në zgjedhjet parlamentare. Përralla pa asnjë kufi dhe cinizëm pa asnjë cak, siç po tregohen e manifestohen prej lidershipit të PD-së sot, nuk janë dëgjuar e as parë qysh nga koha e rënies së komunizmit në këtë vend.

Por sidoqoftë, dua t’u them demokratëve të zakonshëm, atyre që kanë njëqind e një arsye për të protestuar, njëqind e një motive për t’u ndjerë jo mirë me qeverinë tonë, njëqind e një shembuj për të treguar mbi çfarë ne nuk kemi ditur të bëjmë më mirë apo thjesht kemi bërë gabim:

Unë mbase nuk e zëvendësoj dot kurrë boshllëkun që ka lënë brenda jush, arratisja e PD-së në drejtim të paditur! Ne mbase nuk arrijmë dot kurrë të ndajmë të njëjtat bindje, të njëjtat sfida, të njëjtin drejtim politik në rrugën e të ardhmes.

Por me siguri, unë dhe ju, kemi sot shumë më tepër gjëra të përbashkëta, se sa ju me ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi në bulevard, nga frika e drejtësisë! Unë dhe ju, duam Vetingun për të pastruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Unë dhe ju duam një Shqipëri që nuk lufton me miqtë e partnerët e saj ndërkombëtarë, për interesat e disa politikanëve të korruptuar, që janë kapur me thonj pas pantallonave të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar.

Unë dhe ju duam të hapim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë dhe ju duam që ekonomia të rritet më shumë e më shpejt, duke çliruar me çdo kusht drejtësinë, për të thithur më shumë investime, dhe duke fuqizuar më tej arsimin profesional, për të pasur krah pune më të kualifikuar në ekonomi. Unë dhe ju duam që çdo shtëpi të legalizohet, çdo biznes të paguajë taksat në bazë të fitimit, çdo fëmijë të ketë një shkollë të denjë dhe çdo i sëmurë të marrë shërbimin shëndetësor që meriton.

Unë dhe ju, në fund të fundit, duam të shohim nga e ardhmja dhe të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend, ndërkohë që dy udhëheqësit tuaj, duan ta pengojnë rrugën drejt të ardhmes, për të shpëtuar nga drejtësia gjykatësit e prokurorët që ju kanë mbytur juve, po njësoj si edhe socialistët e zakonshëm, për 27 vjet me radhë…

Nuk ju bëj thirrje të bëheni pjesë e Partisë Socialiste, po të bëhemi bashkë në 18 qershor! Për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë që duam, me shtet, punë, mirëqenie.

Nëse Partia Demokratike e shpërfilli votën tuaj, Shqipërisë i duhet edhe vota juaj! Për të ngritur më lart flamurin kuqezi të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, duke bërë shtetin tonë dhe duke e bërë Shqipërinë edhe më të respektuar nga fqinjët e nga bota ku jetojmë.

Bëhuni bashkë me mua në 18 qershor dhe unë ju jap fjalën se nuk do të pendoheni, por do të ndjeheni edhe ju pjesë e vendimit të parë që do të marrë parlamenti i ri, menjëherë pas formimit të qeverisë së re: Zhbllokimi i Vetingut dhe fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi!

Respekt për të gjithë ju, pavarësisht kundërshtive që keni ndaj meje e qeverisë sot, dhe pavarësisht nëse do të bashkoheni apo jo me mua në takimin historik të 18 qershorit. Dhe mos e harroni, 18 qershori nuk është tanimë as për mua, as për ju, po për gjithë Shqipërinë!

25 komente në “KOMENT nga Edi Rama: Demokratë, mos u ligështoni, ai shesh më dëshpëroi edhe mua! Sot na bashkojnë më shumë gjëra, se na ndajnë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Pordhe me rigone o CORAPEKUQ.
    90% e demokrateve duan ”vdekjen”[politike] tende pasi 90% e tyre jane llum sunit,shiit or turkocam…………….votuesh dhe mbeshtetes te partise islamike te PD!
    Eshte ai llum qe grabiti,dhunoi dhe percmoi shqiperine per 25vjt me rradhe dhe nese do te mund te te merrte perseri pushtetin islamiku Berisha perseri ky llum demokrat do te vazhdonte te njejten gje edhe per shume vite te tjera.
    Ka ardh koha qe te thuhen gjerat me emer e leri pordhet me rigon e keqardhjet por fillo e bej shtet se vec kakaris…….

    1. like says:

      Nuk jam socialist por ti Plato qeke ftof n´tajar! kush paska bere shtet me mire se çorapekuqi, Nano? Berisha? Majko? Meta?

      1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

        Kur kryekriminelin Berisha apo Basha e le te lire,nuk ke ber shtet.
        Kur kryehajdutin e shqiperise Meta e ben krietar kuvendi dhe se fundi president nuk ke ber shtet,madje ne kete rast si bashkqeverises me nje hajdut apo shkeles te ligjit denohesh[ne evrope] njelloj si ai,pasi perben veper penale,ok!
        Kur citon Erdoganin si ”birazer” te shqiptareve mohon historine dhe vuajtjet e 5 brezave mohon gjakun e tyre.
        Tani ,nese krahason apo shikon pas qeverite qe kaluan vite me pare normalisht eshte dicka me mire por vetem nje vize mbi zero por kjo eshte shume pak ne 2017……………pasi keshtu thoshte dhe pederi islamik Enver per 45vjt : u bera elekrifikimin,u thava kenetat,u zhduka anafalbetizmin,shendetesi falas,u dhashe uje,buke misri,margarine,presha,karroca,qerre e bicikleta etj,etj……….!!!!!!

    2. Honi says:

      Une jam salier i kopese se saliereve, kafshëve, egërsirave, të palarëve, dhenve, dhive, derrave, qenërve, gomerëve, ujqërve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, kafshë, egërsire, kriminel, spiun i Serbise.

  2. vaso says:

    Nuk ligeshtohemi.Protestat u vrane me 21 janar.Populli me te drejte ka frike te dale.Edhe une gjithashtu.Por do vazhdoj t’i them JO populizmit ekstrem,fasades se rilindjes,asaj EUROPE qe promovon ajo.

  3. tradita says:

    Protesta ishte model organizimi deri ne detaje si nejrez te lire dhe jo reparte paraushtarake si jane militantet e majte.
    Ti shpresoje per dhune ndaj ike nga Tirana. Lulzim Basha u priu protestuesve se bashku me dy vajzat e vogla ndersa ti me 21 janar vete u struke deh dergove kontigjenete e krimit pe rte sulmuar kryeminstrine. Krheju pamjeve te 21 janarit 2011 dhe. krahasoj me pamjet e 13 majit. Si duket nuk te rendon aloma e keqja qe u bere 4 viktimave te 21 janarit 2011. Demokratet nuk jane te dhunshem as nuk do te jene . Fitoren. e tyre do ta realizojne me paqe dhe urtesi.Ketu donte jemi. Nuk ishin pak. Mos provoko se te njohin sa trim je. Durimi e ka nje kufi.

    1. TONI says:

      FAJIN per 21 JANARIN e ka Salehu jot se ju keni Tradite per te vrare pas shpine prandaj kerkoni bese o te pabese. Kryeministria nuk eshte kulla e Vicidolistit por ai mendonte se po ja merrnin kulllen qe ja la baba.

    2. Toni says:

      hahahahahahahaha, me vertet e ke!? hahahahahah

    3. nn says:

      po vajzat e vogla ku ishin? apo i pe vetem ti

      une pashe Majlinden dhe Jozefinen. por nuk besoj se keto jane te bijat e Aureles ; apo mos ishin Mediu me Eduardin?

    4. Bredhi says:

      Ju egersira demokrate qe jetoni ne Europen Perendimore dhe Ameriken e Veriut, e keni bere kete gje? Mos u merrni me thashetheme por dilni e dukuni, tregojani veten aty ku jeni qe jeni kafshe demokrate. Ngrini çadra dhe kerkoni….

  4. DETARI [email protected] says:

    dua ta filloj komentin me bastardo-shqiptarin, te pashpresin,turkofaGun ;
    ti shiko andej nga greqia se nuk mund te quhet shqiptar dhe nuk mund te bej komente per shqiptaret nji ANTISHQIPTAR !

    Kurse per ty vaso;
    ti ke marre frike nga 21 janari……..po une te them se te ka ngel ora shume vite prapa…….
    Ky koment nga Edi Rama ,eshte nga me madheshtoret .
    Bravo.

    1. Edhe ti says:

      E çfarë shkruajti të gabuar ai “anti-shqiptari “simbas teje?të gjitha qëndrojnë,me pike e presje.Ato turmat e sotme që u pane në bulevardin e tiranes ,dhe që rama u bën thirrje për vëllazërimi ishin gati ta piqnin në hell po tu jepej rasti .Rrofshin të huajt sepse rama sot do përvelohej në tyre e tij me benzine

      1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

        Vari [email protected] sipershkruajtesit pasi eshte i tredhur dhe e keqja eshte se si ki mostra ka shume,duke filluar nga ”corapekuqi”:”….vellazerim me sunitet gjaxore mbeshtetes dhe votues te partise islamike PD te Morsi/Berishes!!!!!!

  5. Ludmilla says:

    Bravo , je nje njeri me shume vizion dhe para se gjithash nje njeri i shume i qyteteruar, dhe ky eshte dallimi i madh qe te ben Unik. Ti di te besh shtet sepse di te besh aleance ,di te besh shtet sepse di te besh tolerance . Te lumte qe per keto vite qe ishe ne pushtet, u perpoqe te beje shtet me gjithe veshtiresite dhe njemije e nje pengesa qe hase. Te lumte! Une uroj shume qe te kemi edhe ne mandatin e dyte si kryeminister ! Megjithse une jetoj prej 17 vitesh ne Amerike, ne vendin me demokratik ne bote, e dua shume vendin tim! Te uroj shume suksese ne punen tende te vyer per Shqiperine! Ti ke me vehte shume mbeshtetes, sepse meriton !

    1. petrit says:

      zonje e nderuar Ludmilla falenderime per vleresimin qe i ben Kryeministrit Rama i cili deri tani ka treguar se ka
      aftesi drejtuse si nje udheheqes largpames qe e do Shqiperine dhe popullin, dhe krijon siguri per ecjen perpara.

  6. Asd says:

    Ji i sinqerte dhe nxirr mesime edhe ti. Mos u ekzalto shume. Une do te vija ne cdo proteste kunder teje, por ku pjesmarrja nuk do te perdorej per interesa te politikaneve.

  7. baffo says:

    bravo je i madh EDI RAMA e zbythe PD klo eshte fitore per shqiptaret

  8. vk says:

    Une, une,……….une dhe ju.
    Po te tjeret?

  9. Faro says:

    Deshtim i madh i PD per shkak te drejtuesve te paafte qe e shfrytezuan vetem per interesa te rrezikshme personale.
    Basha duhet te jape urgjentisht doreheqje.

  10. Peco says:

    Deshtimi I tubimit te PD erdhi per faktin e thjesht, qe PD nuk di te beje demostrime paqesore. Ajo ndjehet komode kur behet nje cike dhune. Pastaj tubuesit u hutuan nga zhargoni I vrazhde I cili ishte ne antiteze me qendrimin qe u ishte urdheruar te mbanin. Ne thelb njerzit sot e kane te qarte se PD dhe drejtuesit e saj bejne shaka, lozin si femije lagjeje dhe nuk I kane serioziht ato qe bejne. Mileti e di, se ato qe nxjerr bBerisha nga goja I beson vetem Basha dhe ato qe nxjerr Basha I beson vetem Berisha. Por ky I fundit me pak rezerve.

  11. Patrioti says:

    Zoti Rama,une kam respekt per juve,pavarsisht se jetoj ne greqi,une ndjek me interes zhvillimet ne shqiperi dhe vi shpesh here.Duket qe po ben perpjekje per te bere shtet.Per neve qe jetojme jasht, nje biznes te kete kase eshte normale,kur isha ne nentor ne shqiperi ,berberi qe qethem ishte bere si i cmendur sepse duhet te vinte kase.Po them nje shembull te thjeshte se sigurisht te besh shtet nuk eshte e thjeshte.Nje nga pengesat e medha eshte dhe sistemi i drejtesise.Une si dhe shumica e shqiptareve presim vetingun,kaluan kater vjet,por kete kater vjecar nuk ke justifikim nqs nuk behet gje.Po bere keto qe thua do mbetesh ne historine e shiperise perkrah Skenderbeut,Ismil Qemalit,Adem Jasharrit. Po nuk bere,doradhitedh edhe ti pas le….ve,Esat Toptani,Sali ,Nano etj.

  12. Henri Toni says:

    Tingellon pak fallco dhe pak e vertete kjo deklarate e edi rames 1;ne v.1991 edi rama vinte ne zyrat e PD ke rr.Kavajes per te botuar artikujt tij (demokrate)ne R.Demokratike 2; e vertete se natyrisht ai i takon kastes se vjeter si pinjoll i piktori dhe skulptorit personal te diktatorit hoxha ku dhe si nenkryetar i ish lidhjes se shqiptarve ka ndihmuar te denohen disa piktore e poete te rinj per te vetmen arsye se nuk ndiqnin farsen realizmit socialist.

  13. Shoku says:

    Me Salihun me 2 karta partie ne xhep e me te birin e kristaqit e nipin e spiros shqiperia humbi nje 25 vjet . Rama eshte trashgimtari i te eterve qe vrane ne diktature.qe vrane ne shkoder me 2 prill 4 demonstrues. Qe me parat e grekut e me idjotsite e Salihut futem vendin ne lufte civile ne 97. Rama pasi i drokoj e pagoj mercenaret e tij ja çoj ne prite sales. Beri gjoja . Ju vetevrane njerezit qe i futi oer fatura dritash. Njerez qe u hiqen nga puna per bindje partiake. Beri shtet me ministrin e droges. Me ministrin e tenderave te ilaceve .me ministrat e likes 700 mije et vjedhes floriri ..Po fut si kurre me para urrejtje veri jug. Etj etj. Do largoj edhe 220 mije malok nga vendi. Te 3 partite e medha nuk kane me moral per te qeverisur. Ne vrane shpresen per jet en. E ju komentuesit e semure mjaft me komente te semura se n’a mbyten kryeministrat psikopat

  14. ruku says:

    E keqja me e madhe e ketij populli eshte ARROGANCA e Juaj….kur nje kryetar shteti te trajton me mendjemadhesi e arrogance popullin dhe problèmet e tij Ai popull dhe Ai drejtues kan marre fund…suksese ne jete

  15. koli says:

    Edo bej vetingun dhe menjehere bej zgjedhje te parakohshme. Vetem keshtu, per mendimin tim ti arrin the perfaqesosh ne parlament edhe ate pjese te electoratiti te djathte te pa perfaqesuar e shgenjyer nga sali serbi e lul hollandezi, dhe keta jane nje pjese e rendesishme dhe atdhetare e shiperise. Kjo do i rrise legjimitetin parlamentit shqiptar dhe do e bej sistemin politik edhe me te qendrueshem. Ky do ishte gjithashtu nje rast i arte per PD qe te clirohej nga kupola e korruptuar e spiunit serb se pasi te votohet vetingu, ai ska me arsye te mbaje peng PD e ndoshta do kete forca ne kete parti te heqin qafe zgjedhen e sebeve. Per mendimin tim clirimi PD-s nga sali bisha eshte i rendesishem sa vet vetingu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje