Majlinda Bregu: Pse isha në protestë dhe mesazhi që i dhanë sot demokratët dhe shqiptarët Lulzim Bashës për Republikën Imagjinare

13 Maj 2017, 16:43Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

Shumëkush më pyeste a isha në protestë sot. Po! Për bindjen time dhe forcën e një zakoni që nuk dua ta harroj kurrë. I thashë vetes se pavarësisht fajit të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, vend për të protestuar ka që ç’ke me atë punë. Kundër kësaj qeverie dhe të keqes që e ndeshim çdo ditë, ka vend për të protestuar gjithmonë.

Ka vend për të protestuar kundër papunësisë që po pranohet si sëmundje kronike e pakurueshme; kundër arritjeve imagjinare që në fakt janë dështime reale të qeverisë që në katër vjet i ndau shqiptarët në të nënës e të njerkës.

Ka arsye për tu revoltuar kundër krimit me pushtet e atij qe shkatërroi familje si në luftë, krimit të rrugës që hyn deri në shtëpi. Ka vend për të protestuar se të rinjtë më shumë dëgjojnë historitë e shokëve që i mbyt hashashi dhe ligjëratat e pafundme me hashash, sesa flasin për dashuritë e njëri tjetrit apo dëgjojnë fjalë dashurie për këtë vend. Ka njëmijë arsye që shqiptarët të duan të mos qeverisen më nga ky pushtet i kthyer në fatalitet (edhe për fajin tonë) dhe nga këta që sot janë kthyer si oborrtarë të një mbretërie të dhuruar madje dhe qeshin me ne!

Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm.

PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot, sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon.

PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!

Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse.

Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare!

I jam bashkuar PD-së si një Parti që e krijuan njerëzit, jo iluzionet, liria për të folur dhe jo frika për të menduar, nevoja për të ndryshuar jo ikja nga e ardhmja.

Sot duhet të kthehemi kokëulur tek njerëzit. Nëse nuk duam që në vend të fantazisë së Republikës së Re të kemi një Mbretëri të Re ne realitetin e vrazhdë ku me duart tona po lejojmë një presidencializëm turk, duhet të shohim të vërtetën dhe jo te mbyllim sytë duke imagjinuar se ne bulevard kishim gjys milioni njerëz!

Besoj tek kjo Parti e forca e saj për ndryshim,sepse besoj tek të gjithë ata që erdhën sot nga larg, por dhe tek ata demokratë që na qëndruan larg. Shumë më larg se më 18 shkurt. S’kanë faj! Fajin e kemi ne! Ne që nuk dallojmë qëllimet nga interesat dhe interesat nga frikërat! E kam thënë se e besoj. Sali Berisha është Një dhe nuk mund të përsëritet, as mund te kopjohet.

Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë.

Por sot burra e gra që s’kanë ç’të ndajnë me njëri tjetrin më shumë se dëshirën e vullnetin e përbashkët dhe të patjetërsueshëm për të rindërtuar PD-në, është e udhës të mishërojnë në lidershipin e PD-së, shpirtin e atyre që erdhën në Bulevard për të shembur Republikën e vjetër dhe u kthyen duarbosh në varfërinë, braktisjen, harresën në të cilën jetojnë të përçmuar e dhunuar nga kjo qeveri e vjetër. Te cilën, po e rinojmë me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është!

41 komente në “Majlinda Bregu: Pse isha në protestë dhe mesazhi që i dhanë sot demokratët dhe shqiptarët Lulzim Bashës për Republikën Imagjinare”

  1. qindrestari says:

    Kjo qe thoni ju zonje eshte e pavertete. Ne sheshin e CADRES SE LIRISE ishin jo me shume se 500 mijera vete dhe jo me pak se 650 mijera vete. Zgjidhja e vetme per shpetimin e demokracise eshte vetem CADRA E LIRISE .Vetem nepermjet cadres largohen te korruptuarit dhe hajdutet qe na kane qeverisur per 28 vjet. Kjo cader do ti tregoje edhe europes se nepermjet institucionit te cadres se lirise se bulevardit europa duhet te mesoje nga ne banoret e cadres ,e drejtat e demokracis dhe liris.

    1. Pro reformes says:

      Shko te cadra se ka pica. Hahahaha

    2. nn says:

      ????????

      Kam qesh me lot ….. ku ke mesuar matematike more aman; sot ne shesh, sipas teje ishin jo me shume se 500 mije dmth 600.000

      Matematikisht 600.000 do te thote qe nuk puqeni gjekund, ashtu si nuk puqeshit JU protestuesit ne asnje gje reale

      Qe te bindesh ne matematiken tende, pyet profin Kac qe e keni ne cader; nese i beni keshtu llogarite, do ju dalin perfekt ne fund….

      ??????

      1. nn says:

        Pse nuk e keni nxjerre gjithe mesazhin???

    3. Q.S says:

      Me ate me xham e pe apo me ate pa xham? Ajo Ka thene disa te verteta por Kane lene pa thene shume te tjera pa thene qe Kane rendesi dhe Jane te domosdoshme me u thene qe te sjelle ate ndryshim qe kjo zonja e kerkon me ngulm gjoja. PD mund dhe vetem do arrij te kthehet ne force e madhe kur te pranoje pergjegjesite qe Ka per korrupsionin ne drejtesi, 21 janarin, gerdecin, 97 dhe 98 dhe skandalin e faljes se detit ke Greku . Po nuk arriti ti pranoje ketu ndryshimi dhe rimekembja e PD-se nuk Ka per tu arritur kurre.

      1. Beni USA says:

        Kurvat Demokrate dhe jashteqitjet e PD me Partin Socialiste

    4. pjeter says:

      hahahahahaha,ca 500 mije more, 1 milion ishin, sa bulevardi ishte aq i vogel per ti mbajt te gjithe sa u kacavurren ne per peme,basha more ditezinj eshte nje zero, per nga vlera qe ka ne ate parti, por eshte njeri nga peshqit e medhenj qe do perfundoje ne tiganin e drejtesise, dhe ka filluar ti djegi buca gjithnje e me shume, qindrestaret si puna jorejane disi qetsuesish per bycen e bashes e saliut, ta rinovaj edhe une si ai komentuesi tjeter ik se ka pica sot, se po ju mbinjne qoftet ne bark.

    5. dona bashkim gashi says:

      hajdutet jane pikerisht ata te cadres more qendistar, ne se qendis sic mendon , besoj se nuk ben punime te bukura ,keni 27 vjet qe ngrini gishtat larte , e shpresoni nga gishtat , ju gishtat lart e ata bancat plot e perplot, lulushi ka frike vitingun se do dale para vitingut te jape llogari per detin qe e shiti bashke me shokett qe jane ne proteste,nuk protestojne per ty mor qendistar i shkrete , por se kane frike ,se do i paguajne nje per nje ato qe kane bere kunder ketij vendi keta maskarenj te pa frtyre, por kur gjejne si ju mir ,jane te sigurte qe do ja hedhin,por mendoj se kete radhe jojojo,te shohim

    6. Beni USA says:

      KURVAT DEMOKRATE me PARTIN SOCIALISTE

      1. Une says:

        Kurva me profesioniste eshte Lulushka

  2. artan says:

    Jam dakord zonje me pjesen e dyte te shkrimit, pervec momentit kur t’i shpreh debulesen per Sali Berishen. Ndersa ne pjesen e pare duhej te shtoje te drejten per te protestuar ndaj atyre qe kane abuzuar me pushtetin dhe kane dhunuar kalane historike te Prezes, ku ju zonje keni ndertuar ne menyre te paligjshme dhe abuzive vilen tuaj.

  3. kalciani says:

    Te lutem , mbaji lotet per Saliun, mos qaj dy here per bab Salen, sa te kene ate pike orientimi ne Pd, per lesh do shkoni.

  4. spectrum says:

    Ti dhe kompania jote keni falimentuar majtas dhe djathtas kete vend do ta bejne ata qe ishin protagonistet e vertete te 91 qe ju I perzute nga vendi do te kthehen nga perendimi per ti sherbyer perendimit dhe enders per nje shqiperi perendimore qe do behet realitet shume shpejt

  5. PLAKU says:

    Ke Usta Saliun per rindertime ,vazhdo me te se ai rinderton naten prish afer mengjezit dhe fle gjithe diten duke gerhitur nga lodhja e nates prane veshit te Lulit

  6. Kole shuli says:

    Shkove ne demostrate se kishe frike nga Saliu se ai mund te te quante me epitetet qe perdori K. MYFTARAJ per Znj.Vlahudinm.

  7. Donalda says:

    E lexova intervisten tuaj o mail indie .
    Papunesia ka filluar qe kur vendi drejtohej nga partia juaj e berici fazllicin me shkaterimet totale e vjedhjet kolodale.
    A vjedh Rama, Po , Por miza se elefandin e moret ju.
    Ndarjen e keni bere ju sa te nenes sa te njerkes,
    Mos flisni kot kot. Ka 27 vjet qe jeni ju dhe partia juaj e te gjithe qe shkateruat kete popull kete komb.
    A e shikoni cfare aleatesh keni rreth vetes.
    Perse nuk larguat lul bashuqin nga minister kur u vrane 4 veta aty ku eshte cadra. Dhe aty ju shkelni qe ju zente ju dhe familjet tuaja gjaku dhe lotet e familjeve te 21 Janarit
    Cfare bete per gerdecin Por mbani te ndyrin fatmir Mediun sepse keni frike nga shkerdhen berisha
    Perse pranuat te nenshkruhej pakti I detit me republiken Helene.
    Ju nuk keni kurajo te zbuloni vrasjen e Sokol olldashi .
    Si ju erdhi ne krye te PD lulzim basha a e keni pyetur veten kur ju flaket demokratet e vertete qe ndertuan PD .
    Pra jeni ju qe ndertuat nje klase politike qe keni shkateruar kete popull ju te gjithe.
    A eshte Edi Rama me I I miri . Po ne kete moment me mire ai se ju.vetem vota jone do te beje zgjedhje .
    Keni 27 vjet nen shkopin e saliut e bertisni per 4 vjet te Edi Rames .
    Uroj te Lexoni komentin dhe degjo cfare thone njerzit, mos u merni e perdorni te vobektit. E hiqeni cadren se Po bllokoni trafikun qe nje rast urgjence ju qe qani per popullin Po ju krijoni pengesa. Pyetje lululen e lejojne nje hollande,
    Ju dha populli voten, sheshi luftes eshte kuvendi. Sheshi I qytetit eshte per popullin.

    1. @@ says:

      Cfare “Republike Helene” more mjaft me tilla shtremberime te quash “helene” selxhuket e Pontit qe zbarkuan ne tokat e Perandorise Romake te Lindjes dhe ku u Kristianizuan duhet te jesh komplet koqe nga trute e kokes

  8. pd says:

    O Majlinde, akoma nuk e ke marre vesh? mizerja që nuk na shqitet nga këpucët, një lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale. “Filoamerikani” i tërbuar, i shndërruar në antiamerikanin dhe antievropianin më tinzar në 2013 e 2016-2017, për të njëjtën arsye që u shndërrua nga komunist fanatik, në antikomunistin “demokrat” 27 vite më parë. Një te pandehur për vrasje dhe hajdutëri, që endet shesheve, akoma e keni idhull dhe fillrojtes; akoma ate keni ne timon. Mbajeni me shendet.

  9. Lloji says:

    Per sa kohe qe Berisha eshte endera jote idhulli yt, at’here edhe pushtetin vetem ne ender do ta shohesh!!

  10. niki says:

    Zonje nga ju as mish, as peshk.Largohuni nga kjo parti dhe krijoni nje opozite te denje dhe nese jo ,atehere do te ju shkonte me mire loja e Bashes.Jo kaq hipokrizi, per interesa personale, sepse beheni bajate.Mjaft!….. ju lutem.

  11. Dialektika says:

    Majlinda, me kete artikull ke bere nje vrime ne uje.

  12. Robi says:

    Shqiperia nuk mund te beje dot pa PD-ne, partine e krijuar nga njerezit, thote kjo. Une te them qe Shqiperia do te ndjehej shume me mire pa PD-ne, partine e krijuar nga Sigurimi i Shtetit nen hudheheqjen djallezore te Ramiz Alise. Na thua qe SALI BERISHA eshte nje e, nuk mund te kopjohet. Pra nuk ke thene asnje gje, apo nuk ke kurrajo te thuash gje, sepse edhe ti je nje e nuk mund te kopjohesh, edhe une jam nje e nuk mund te kopjohem, keshtu edhe tjetri e tjetri. Por e veçanta e personit te Saliut eshte se ai u vu aty nga Partia Komuniste, ai shkaterroi Shqiperine, ai shkerdheu Shqiperine, ai vrau Shqiperine, ai vodhi Shqiperine e, megjithese ai ka bere gjithe te zezat qe permban jeta humane, ti prape se prape nuk ke guxim ti permendesh, megjithe se i mendon qe çke me te. Po e perfundoj duke te thene, edhe ti je si gjithe te tjeret …

  13. olimpia says:

    Majlinda….leri enderrat dhe hartimet prej adoleshenteje…..Je ne mes te Europes ,duhet te kuptosh se ne kohet moderne ku jetojme ,cdo gje leviz me shpejtesi……Parti te fuqishme ,te kulturuara ,me lidership intelektual humbasin ,gati zhduken nga skena politike perballe dukurive te reja….Ke thene se Berisha nuk mund te perseritet…po e vertete me negativ ,me antishqiptar ,me antidemokratik ,me kriminel se Berisha nuk mund te gjesh….Lere plakun ne keqegzistencen e tij….PD…as nuk nisi as nuk mbaroi ndonje mision …Vendi u ndryshua ne menyre anarkike ,jashte ligjeve te nje ekonomie moderne te tregut….Patem fatin qe ishim ne mes te perendimit dhe 1 milione shqiptare me rroga gati europiane bene te mundur rinisjen e ekonomise pas katastrofes se teorise zero te babait tend shpirteror Berisha,te teorikut Pashko dhe zjarrevenesit Hajdari ,qe sigurisht perfunduan ne ferrin qe projektuan vete .
    Ti do te habitesh ,por shume shpejt nje e djathte e re moderne ,europiane do te rritet ,bile qe ne 18 qeshor do te marre mbi 40 ..50 deputete…nderkohe qe PD ..jo vetem qe nuk mund te rindertohet ,por do te mbetet vetem me nje grusht fanatikesh anarko lumpen fashiste…Mos u shqeteso ,nuk do te sundoje Rama ,do te kete vetem nje clirim te shqiptareve nga fantazma e eger berishiane qe zgjati 27 vite….Ne se je e paperlyer ,mos u merr me Ramen ,mendo ti bashkohesh grupimit te moderuar te djathte…Ne e te kundert ,,,hiq dore nga politika ,tashme pasuri dhe luks ke

  14. kombi says:

    Cfare ti numurosh kesaj partie, lista e zullumeve eshte shume e madhe .Kjo parti duhet te eleminohet.
    Suksese ne jete! !

  15. shvejk says:

    Sado mundohesh ta fshehesh o deputetja me dy fytyra e PD , ne cdo rrjesht te tirades tende te ndjere lexohet hapur frika e terrori nga Saliu. po ti mendoje me gjithe mend keto qe thua ,e p akta qe mund te benit ti me Jozefinen e me Eduart Selamin ishte pjesmarrja ne zgjedhje me apo pa. deshiren e Lulit . Por ju jeni politikane medioker qe nuk e mendoni dot te ardhmen tuaj pa Sali kermen , nuk keni personalitet , ndaj alternative juaj e vetme mbetet vdekja politike ,dhe era e qelbur e Pe Dese tuaj qe do vazhdoje ta qelbi kete vend edhe shume vjete te tjera pas ngordhjes tuaj.

  16. Tani says:

    Nga Saliu keni frike tani jo respekt se thoni ku i dihet ndonje dite… ju a ka futur lepurin ne bark se te gjithe keni abuzu e keni vjedh kte popull.

  17. Arturo says:

    Shqipëria pa PD është si shtëpia pa nevojtore.

  18. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Majlinda ! Te respektoj per inteligjencen dhe kulturen tende Ju kam vleresuar shpesh per qendrimet tuaja,por po ta them si nje dashamires i Juaji ; Me lidershipin e sotem, ajo parti eshte e destinuar te shuhet plotesisht, prandaj largohu sa me pare , nese nuk mund ta shpetosh. Keshtu do mbetesh ajo qe je ne te vertete: NJE ZONJE E NDERUAR…

  19. Ustai.. says:

    E te keqen e matematikes se tyre e thone qe ishin 500 e 600 mije vete a thua qe po flasin per 600 veta…Po a e dini mor qyqare se per ate mase njerezish qe thoni nuk do te mjaftonte sa unaza e vogel , megjithate keshtu i keni bere llogarite gjithmone ju..!!!!

  20. Tonini says:

    Hipokrizia dhe frika shkojne bashke dhe ti i ke te dyja keto.Ty ,dihet ,ne politike te futi sala,pak a shume dihen dhe sherbimet qe i ke bere,po qe ti te mos e dish se lulin e emeroi sala,kete sta beson njeri se se beson dhe ti vete,prandaj ki kurajo dhe thuaji te vertetat ashtu sic jane,ki kurajon dhe thuaj qe shqiperine dhe p.d e shkaterroje sala,atehere kur ti thuash te vertetat ashtu sic jane mund te te besoje ndonje

  21. ladi says:

    Genjen Majlinda Bregu, por se dime perse

  22. Beni USA says:

    Tama me keto deklerata te Bregut diteve te fundit e mori percaktimin e plote ajo fraze e asaj kenges qe thote : KURVAT DEMOKRATE me PARTIN SOCIALISTE, tani ti shoqja Majlinde I ke dyerte te hapur tek PS e shokut Edver Rama, apo dhe tek PDIU dhe sivellau i Rames Idrizi ishe antare i PS,sepse per PD dhe Demokratet ti je nje Jashteqitje e mbushur me parazite

  23. dona bashkim gashi says:

    Ti moj zonjez , ne nje fare menyre po thua te verteten per gjendjen e PD sot, por po na e ngre Salen sikur ai eshte demokrat e si ai ska, nga kjo qe keshkruar kuptoj qe te paska marre Sala ne PD.;PYet te vjetrit e sotem , te rinjt e dikurshem te 90 se cfar thone per PD tecilen e kerkuan e fituan dhe Ish komunistet,Ramiz Alia i futi kalin e trojes S:Berishen qe as qe ka qenen ne ditet e para te PD, as qe e kish pare njeri e nuk e njifnin moj zonjeze,mbiu nga toka ne PD si ato barerat e kqija dhe ja futi te keqen PD;Sherbetor besnik i ish bllokut, spiunazhit ne sherbim te serbeve, ka vra e ka pre ata qe ishin per ne krye te PD,i eleminoi, e kur shikonte se ishte ne rezik se po zbulohej krijonte trubullira e kerkonte lufte civile, destabilizim , Eshte armiku me i madh i ketije populli dhe i ketije vendi qe quhet Shqiperi.Pd duhet te rinovohet , te pastrohet , te kete nje platforme te re ,ndryshe nuk ka me kredibilitet tek te rinjte , tek intelektualet e tek ata qe mund te e cojne perpara.Prandaj ne se dikush e diskretitoi me te vertet kete parti haptazi eshte pikerisht Basha .Kete e ka bere me vetedije Sala qe e vuri Bashen ne krye te PD, per te treguar ate qe ke shkruar ti ,pra Saliu edhe me Bashen ka luajtur , e ka kuptuar se cfar natyre ka te pa afte ,njeri qe i pelqen vetja , pa tru , antipatik , keshtu qe doli ajo qe shpresoi Sala,duke krijuar idene qe vetem ai eshte per ne krye i pa perseritshem, sigurisht i pa perseritshem , per ty si dhe ata qe kane patur perfitime nga Sala pèr sherbimet qe i keni bere .Me mir do kish qenen te heshtje moj zonjeze.

  24. betixho says:

    ZONJA BREGU !

  25. Devolliu says:

    Po moj zonjez duhet protestuar . Por jo per te metat e mos arritjet e kesaj qeverije sic thua zoterote, se kesaj qeverije ja Late shtet pa shtet e cope e shollondure i thomi ne nga anet tona dhe Kjo skishte se si te bente mrekulli ‘ por Ju duhet te protestonit pe te gjitha ato paudhesite tuaja per 8 vjet Qeverisje. Skenari i Papandreut bertiste kryeipaudhi Juaj, besoj te kujtohet. Po gjene e zgjdhet mire , u vetlypset nga kjo faqe dheu dhe tashti rrini e pritni vetingun se Ju rregullon ai.

  26. betixho says:

    ZONJA BREGU ! NE KOMENTIN E BERE NGA ANA IME PER ARTIKULLIN E DATES 9 MAJ SE KUSH ESHTE EUROPA PER NE SHQIPTARET,DHASHE NJE MENDIM POZITIV SI EDHE JU VLERESOVA PER KERKESAT DHE IDETE PER TE NDRYSHUAR.
    MUND TE MOS KISHA PASUR TE DREJTE NE DISA PARASHTRIME,POR DUA TE NENEVIZOJ SE AJO PER TE CILEN NUK KAM GABUAR,ISHTE PARASHTRIMI I GJENDJES SE FRIKES TE UDHEHEQESVE POLITIKE SI JU,NGA KUPOLA E PARTISE DHE PERSONALISHT NGA BERISHA SI DREJTUESI I KUPOLES.
    DHE E VERTETOVA SOT NGA DEKLARATA JUAJ PER PROTESTEN DHE REPUBLIKEN IMAGJINARE,DUKE QENE KRITIKE E FORTE DHE E DREJTPERDREJTE E KREUT TE SAJ BASHA,POR JU CEDUAT MENJEHERE,HUMBET GJITHE PRITSHMERITE DHE KARIZMEN PER NJE LEVIZJE RIFORMATUESE TE PARTISE,KUR JU, IU REFERUAT UDHEHEQESIT SHPIRTEROR BERISHA,SI NJE DREJTUES I MADH E I PA PERSERITSHEM.
    KY ESHTE DEDUKSIONI ME I GABUAR,ME I RENDE,ME ASFIKSUES DHE ME REGRESIV PER HAPAT E METEJSHME.
    KETU JU MORET FUND.
    DHE PO E THEKSOJ ME BINDJE SE NUK MUND TE MOS KESH ARRITUR NE PERFUNDIME RACIONALE,NISUR NGA GJITHSHKA KE KUPTUAR NE ZHVILLIMET EUROPIANE KU KE MARRE PJESE PER NJE KOHE TE GJATE,SE ZHVILLIMET E BRENDESHME TE PARTISE TUAJ,KANE ECUR QYSH NGA MOMENTI I KRIJIMIT TE SAJ,NE RRUGE TE GABUAR,PA HAPESIREN DHE TOLERANCEN E DOMOSDOSHME PER TE QENE NJE PARTI E VERTETE EUROPIANE,PIKERISHT NGA DREJTUESI I SAJ BERISHA,I CILI KA DREJTUAR SI NJE DIKTATOR DUKE U SHITUR SI DEMOKRAT.
    DHE JU ZONJA BREGU, DILNI ME NJE QENDRIM KRITIK PLOTESISHT TE DREJT NDAJ BASHES NDERKOHE QE GABUAT RENDE,KUR I THURNI HIMNE DHE TITIRAMBE TUTORIT TE TIJ DHE SHKAKTARIT KRYESOR QE SHKATERROI SHQIPERINE.
    NUK ESHTE E MUNDUR TE MOS JESH KOSHIENTE PER KETE,POR FATKEQESISHT E BEN DEKLARATEN E GABUAR VETEM PREJ FRIKES QË KE NGA BERISHA DHE KETU KA MARRE FUND GJITHSHKA.
    JU JINI TE FRIKESUAR,JU JINI TE TERRORIZUAR DHE NATYRISHT NUK MUND TE DILNI DOT NGA SITUATA KU NDODHENI.
    FRIKA JUAJ DO TJU SHOQEROJE GJITHE JETEN SA TE JETE GJALLE VRASESI BERISHA DHE JU NUK MUND TE PUNONI DOT ME MJETET E TIJ.
    VETEM HERONJTE E GJALLE JANE TE AFTE TE PERMBYSIN SFIDAT E SE KEQES

  27. No says:

    Muhabete alabakesh, majlinda

  28. albani says:

    Zonja Bregu!
    Mire i thua gjerat. Erdhen njerezit ne proteste dhe u kthyen ne varferine dhe mjerimin e tyre, pa pare me sy premtimin e Republikes se Re.
    Po, mire atehere! Perse nuk ua sollet ju begatine dhe gezimin ketyre njerezve per tete vjet rresht, pa permendur vitet 1992-1997.
    Po nga 2005 deri 2013, cfare bete ju si PD, dhe ai qe nuk gjen shok ne planet dhe qe eshte i paperseritshem, me emrin Sali Berisha?
    Ku i keni fabrikat, uzinat, bujqesine, shendetesine, arsimin? Mire te tjera, por shendetesine te pakten, meqenese se idhulli yt i paperseritshem eshte edhe mjek? A e di ti sot, se spitalet, dhomat dhe paisjet (disa), jane ende ato te kohes se Enver Hoxhes? Ku jane arritjet e medha te shendetesise me minister Nard Ndoken?

    Ju kuptoj, se ju nuk jeni ne nivelin e Nard Ndokes dhe te Flamur Nokes e Gent Strazimirit, apo Ristanit, por keni qene me peshe ne PD.
    Kesaj i thone te mbyllesh deren e stalles mbasi te kane vjedhur kalin. Cfare te beni? Rindertoni nje PD tjeter, pa vrases, pa vjedhes, pa mashtrues. Vetem keshtu mund te fitoni besimin e popullit. U hiqni pagesat cadristeve dhe protestuesve, dhe shikoni se sa njerez ju mbeshtesin. Dhe mos mendoni se keni qene demokratike si parti, jo aspak. Vetem emrin keni patur ne statut dhe ne organet regjistruese, se parti fashiste keni qene dhe jeni. Turp per PD!

  29. albani says:

    Mendoj se dalja e Znj. Bregu ne pjesen anesore te protestes, ka qene thjesht per t’iu dikur Sali Berishes, se edhe ajo vazhdon te jete ende besnike e Sali Berishes dhe e PD-se, gje qe mund ta kete bere nga ndonje kercenim i mundshem fizik ndaj saj. Por qe kjo te vazhdoje te kete mbeshtetjen e Sali Berishes, “udheheqesit te pashoq dhe te paperseritshem”, duhet te ndryshoje opinionin per Lyl Bashen, sepse Lyli eshte pjelle e Salihit, eshte njelloj sikur te lavderosha babane dhe te dhjesesh djalin qe ka pjelle babai. Salihi nuk i ha keto, por kesaj i duket se duke iu servilosur Salihit, ky i fundit, do ta afroje perseri. Dhe jam me disa shkrues, se pohimi i Bregut per salihin si “udheheqes ipashoq dhe i paperseritshem”, eshte nje gabim i pandreqshem per te ne nje rrugetim te mundshem per reformimin e PD, eshte njelloj si deklarata e Lylit, kur u zgjodh “Kryetar” i PD, kur tha se mesimet dhe shembulli i shokut Sali do te ishin busull per udheheqjen e PD, dhe ja ku eshte ne Cader.
    Edhe te mencurit bejne gabime fatale, here nga frika, here nga interesat e castit!

  30. Ben says:

    Bregu,thjesht eshte nje cope mishi,qe vodhi sa deshi,dhe i shendriti ylli vet alla shqiptar ne kohe te malokut.Bregu,nuk eshte tip intiligjent nga natyra,Bregu eshte llafazane lagjie se bashku me copen tjeter te mishit,Topallin,qe pa asnje lloj kontributi e shkelyn Pd-ne,si gjithe kupola e tyre.Tani qe Lul idioti nuk i do (Sala me fjale)dhe fatkeqsisht eshte karabush edhe vete,keto deshirojne te behen perseri lojtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje