VIDEO/ Xhaxhai i viktimës nxjerr armën dhe qëllon në ajër në mes të intervistës

13 Maj 2017, 08:48Sociale TEMA

Ky është momenti kur një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër në mes të një interviste, jashtë gjykatës së apelit në Athinë, Greqi.

Manolis Vourvahakis ka humbur nipin si pasojë e një vrasjeje, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur dhe fajtorët vazhdojnë të jenë të
lirë.

“Dua të them diçka. Historia e Marios (nipi), më ka prekur tej mase. Drejtësia nuk ekziston. Besoj se do të plakemi e do të vdesim dhe nuk do të mund ta gjejmë kurrë trupin e tij. Fatkeqësisht, jetojmë të rrethuar nga kriminelë. Por, zoti ka një tjetër mendim.”

Pas këtyre fjalëve, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke përhapur panik tek të pranishmit dhe gazetarët.

Por, Vourvahakis ka kërkuar t’i qetësojë menjëherë më pas, duke thënë se asgjë nuk do të ndodhte.

“Jam gati të vras veten, por jo në këtë mënyrë. Jo kështu. Kjo është diçka e turpshme.

5 komente në “VIDEO/ Xhaxhai i viktimës nxjerr armën dhe qëllon në ajër në mes të intervistës”

  1. Lek Dukagjini says:

    Duhet te jete me origjine shqiptare se nuk ka mundesi tjeter…..

    1. u dhim tu qesh says:

      60-70% me origjine shqiptare jane ne Greqine e sotme ?
      Ato 30% jane PISOGLENDAT si Tgfs Pamuku ? ? ?

    2. Mik says:

      Per komentuesin Lek Dukagjini.
      Po mor Lek po ! Ndoshta asht gjaku jot qe ka mbet ne Greqi nga hordhit turke.
      Nuk dini me ba gja tjeter ma mir se me perdhos Shqiptarin. Rrace mu…..

      1. ca po thu o Mik says:

        Debil! C’lidhje kane hordhite turke me gjakun shqiptar!? Arbanitet (arvanitet) dokumentohen historikisht ne territore te shumta te Peloponezit dhe Atikes te pakten qe ne shek 11-te. Hordhite turke u duken ne ato ane rreth 4 shekuj me vone dhe u ndeshen e luftuan pikerisht me gjakun arban qe jetonte aty!!! A kupton o kokbosh ?

  2. vetingu-mafiozet pusht-etare says:

    Nje lloj forme e protestimit ndaj pa’drejtsise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje