Rriten tensionet/ Koreja e Veriut nuk ndalet, teston një tjetër raketë balistike

14 Maj 2017, 13:36Bota TEMA

Koreja e Veriut ka zhvilluar një tjetër test rakete balistike, vetëm pak ditë pasi në Korenë e Jugut u zgjodh presidenti i ri .

Zyrtarë japonezë thanë se raketa, e cila u lëshua nga qyteti veriperëndimor i Kusongut, arriti lartësinë prej 2.000 km.

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se raketa fluturoi për rreth 30 minuta, përpara se të binte në ujërat e Detit të Japonisë dhe mund të rezultojë të jetë një tip i ri rakete, raporton BBC.

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili bëri fushatë pikërisht me një platformë që bënte thirrje për angazhim më pozitiv kundrejt Veriut, tha se ky veprim ishte thjesht një provokim.

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri thirrje për “sanksione më të ashpra” ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Kina vijoi të bënte thirrje për vetëpërmbajtje.

Një seri testesh raketore të Koresë së Veriut gjatë këtij viti, edhe pse të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, kanë shkaktuar alarm dhe kanë rritur tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Dy lëshime raketash gjatë muajit të fundit dështuan, me raketat që shpërthyen vetëm pak minuta nga lëshimi në fluturim.

Natyra e lëshimit të raketës së fundit është ende duke u përcaktuar, por analistët thonë se veprimi i fundit tregon se këtë herë është testuar një pajisje me rreze më të gjatë veprimi nga herët e kaluara.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje