“Më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”.
Me këto fjalë kryeministri Edi Rama e përshkroi arritjen e marrëveshjes me Lulzim Bashën për zgjedhjet parlamentare.
Pak orë pas marrëveshjes së arritur Rama foli në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve, i thërritur tek “Piramida” në Tiranë, pak metra larg çadrës së opozitës dhe para paktit të publikuar ditën e sotme.
Kryeministri tha se më shumë sesa për çeljen e fushatës, brohoritjet duhet të jenë për realizimin e atij që e quajti objektiv strategjik: vettingun.
“Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqënie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale”, deklaroi Rama.
Marrëveshja, thotë kryeministri, heq çdo alibi për opozitën.
“Opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë procesin në këto 37 ditë dhe në fund do të jetë e detyruar që të pranojë rezultatin pa “sikur”, pa “por”, pa “këtej”, pa “andej”, u shpreh ai.
c do fitosh ti more i korruptuar ,pse duhet te ta japim voten qe t ia shesesh pd-se apo te besh pazaret e tua ,turp te kesh palaco
SOT FITOI SALIU , por maje men , po nuk u votua vetingu para zgjedhjeve ED RAMA , votat e familjes time do shkojn tek LSIja maje men , burr pa byth as nje mandat me 1 milion vota nuk pate byth ta çosh deri ne fund , kur ske byth ta ruash voten e elektoratit mos e kerko kot langaraq.
Je ne 1 dhe se luan topi hallall ?
O RAM , po VEEETTTIIINNNGUUUN ? e harrove me duket sa te shpetoj karrikja , po nuk u votua vetingu mos u lodh kot te kerkosh vot , se do maresh ate qe mori motra ati vlonjatit ne provim,.more vesh apo jo .
Do shohim a do votojë vetingun. Nuk është hera e parë që Basha gënjen.