E PLOTE/ Zbardhet marrëveshja Rama- Basha për zgjedhjet 2017

18 Maj 2017, 17:24Politika TEMA

Zbardhet marrëveshja e arritur mes Ramës dhe Bashës.

Nga marrëveshja e zbardhur nga PD, thuhet se do ketë një zv.kryeministër dhe 6 ministra teknikë, ndërkohë që zgjedhjet do të mbahen më 25 qershor.

Marreveshja e zbardhur nga Partia Demokratike vijon si me poshtë:

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

ZGJEDHJET

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.

Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.

Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.

Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

QEVERIA

Zv.kryeministër, teknik

Ministri i Brendshëm, teknik

Ministri i Arsimit, teknik

Ministri i Shëndetësisë, teknik

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

Ministri i Financave, teknik

Ministri i Drejtësisë, teknik

Drejtori i OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.

Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.

Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.

Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.

Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.

Avokati i Popullit, propozim i opozitës

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).

Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.

Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

35 komente në “E PLOTE/ Zbardhet marrëveshja Rama- Basha për zgjedhjet 2017”

  1. AI says:

    DMTH EDI RAMA IKU NGA KRYEMINISTRE??? EPO MOS TE HAJE ME MUT TANI ME MIRE TIA LINTE TE GJITHA LULIT DHE MOS TE BEJ SI INTERESA<NT ME QE JO ME KA ZGJEDHUR POPULLI E JO ASHTU

    1. ester daci says:

      Nuk jane te rendesishme postet dhe karriget, i rendesishem eshte vullneti per ti ndryshuar gjerat dhe per ta bere kete vend nje vend me te mire

    2. ester daci says:

      Nuk jane te rendesishme postet dhe karriget, i rendesishem eshte vullneti per ti ndryshuar gjerat dhe per ta bere kete vend shtet

      1. Anis Bekteshi says:

        Jam dakord me ty ester

      2. Lugati says:

        tashi i boj thirrje bashkeatdhetareve te mi..sidomos votusve socialista…ae moret vesh kush osht lugati krywminister…na boshit moral jo korrupsioni..jo 21 janari..gerdeci..vetingu…lugati KM..bam ilir meten qe osht nona korrupsionit e boni president..sala nburg sala terheq fijet e politikes shqiptare dhe sot…lul basha hajdut kriminel nburg e ka venin..buze m buze me lulin sot…u harru 21 janari..po ashtu dhe gerdeci…vetingu ka hik ndrejtim te paditur…mjaftojne kto vllezer shqiptar…mjere ju e mjere une…ne jena popull qe dehemi me propogande…shqipnija do eci perpara vetem kur njerezit nuk do ofendojne njoni tjetrin per pune krahu politik…ta gzoni republiken e re ju dhe une bashke…sot fitun prap pushtat politikan ne kurriz te popllit shqiptar

        1. Lumjani says:

          Na boshit, ju boshit, ai boshit, ata boshit.
          Mos u ofendo, se nuk po te ofendoj. Me thene te drejten, ato qe ke shkruar, nuk i ke keq, por i ke shkruar si me kembe. Vetem ne qofte se ke bere vete sikur je nga Zall Bastari.

          1. Lugati says:

            o lumjono nuk ofendohem..robo une kshu flas..8 vjet shkolle kom…ktu po shkrujn serbisht e greqisht..ti u qake me mu

            1. sit... back..and relaks →→→ says:

              Luagati indinjum, paske mor vesht nji mut tu bofsha nga gjithe ca nodhi.

              1. Lugati says:

                nae shpjego pak ti robo ku osht indinjimi im??????kom tre vjet qe ju them qe ripjellja osht pjella shqupit

                1. sit... back..and relaks →→→ says:

                  po je cun i squt, caracin si e ke pas?

    3. babo says:

      Te bie ne sy si nuk permendet askund nga askush – reforma nr.1 , qe eshte reforma e administrates publike, dmth. heqja e te drejtes se emerimit te punonjsve nga titullaret permes konkurseve fiktive. Dhe kuptohet qe kjo nuk i intereson asnje partie, sepse nuk kane me cfare ti joshin ndjekesit pastaj.

      1. julian says:

        Bravo te lumte goja,biles do te shtoja,po Vetingu? Ku perfundoi?

    4. DYPLLOMSHI says:

      si tallin karin…me popull matuf si puna jone

    5. Eno says:

      Rama perfundimisht corapekuq homo. Turp e Gabon kush e ka votuar dhe ndjek kete gomar qe as per familjen e tij nuk eshte.

      1. papa tfgs1 says:

        ik ere pederast i janulles

    6. XheJ eN Bi says:

      Të gjithë ju që i jeni kundërvënë Ramë, sa edhe komente ofenduese,nuk keni luajtur
      asnjëherë shah.
      Po të njihni lojën e shahut do ta kuptonit se Ramadani fali 6 ushtarë për të “marë Mbretin”dmth. për të dhënë SHAH.

  2. boom says:

    O Rame po pse nuk ju fale edhe postin e kryeministrit? Nje milion shqiptare votuan kunder Berishes e ti u bere shurren votave tona. Ne votuam qe ekzekutuesit e 21 Janarit te pergjigjen perpara drejtesise e jo qe ti tu japesh pushtetin ne tavoline.

    1. Grigor says:

      Ke duruar nente muaj ne bark te sat’eme dhe nuk duroke dot deri ne 25 Qershor? I di muajt e vitit, apo te te dergojme prape ne klase te pare?

  3. Populli says:

    Pse duheshin kaq leshime? Qe te behet shteti lemsh e li? Apo vetem per karrigen e Edi Rames dhe te Lulzim Bashes? Marreveshje ne dem te vendit. Perfundimisht ky Rama nuk eshte politikan por eshte edhe frikacak…
    Kushdo mund te vere nje cader ne pushtetin e Edi Rames dhe mund te fitoje cte doje.

  4. DETARI [email protected] says:

    Thua se kjo opozite -engjell ,i kishte frike te gjitha keto ndryshime !
    Cmund te thuash per Edi Ramen ne 2013n,qe qe u perball me nji makineri antishqiptare ,grabitese profesioniste te zgjedhjeve dhe i fitoj ato me nji shifer teper te larte , pa ndryshuar asgje si keto qe kerkojne keta !!?

    Megjithate ,shyqyr qe ju mbush mendja te futen ne gare dhe te mos te hane mut shume kur te marrin pucon e Rames pas zgjedhjeve…….

  5. ari says:

    vetem sa nuk ja paska dhen dhe gruan linda e te birin zaho rama bashes.

  6. art says:

    Qe ta merrni vesh thote se propozimez i ben opozita por t epropozuarit nuk mund t ejene pjese e PD-se, keshtuq Rama ne fakt ka dale i fituar sepse po ben edhe pak spastrime si p.sh. hipotekat, OSHE , burgjet e bujqesia qe ishin te LSI

  7. Aron says:

    Marveshja Rama-Basha eshte sipas stilit muzikor “R&B”, marveshja AR and BI. Eshte nje ngopje e Lul Bashes me luge te zbrazur. Vetingu, vetingu, kete sponsorizojne perendimoret dhe Rama beri cdo gje per te plotesuar kete kerkese te qyteterimit perendimor, aq e domosdoshme per ecurine e proceseve integruese te vendit. Pa se Basha do vere per nje apo dy muaj disa ministra jopolitike, te cilet nuk I pyet kush, kjo eshte gjeja me e parendesishme.

  8. nn says:

    Kjo eshte tolerance ndaj nje opozite makute, qe nuk la gje pa bere per te destabilizuar vendin….. Vertet mendoni se oopzita thjesht nuk do hynte ne zgjedhje? JOOO….. do te perserisnin me cdo kusht ’97; ’98 apo edhe 21 Janarin…. dhe natyrisht qe kjo ishte zgjidhja

    Tani eshte radha jone ti japim Bashes dhe PD 2 milion shuplaka

  9. tani says:

    PO EDI Rama eshte pjese e te njejtes structure so PD te strukrures te vjedjlhjrs te popullit shqiptsr te parise te tiranes we duhet ts shembim nga themelet.

  10. sokrat says:

    Eshte thjesht dhenie pushteti ne tavoline. Votat e shqiptareve shkuan per lesh. Rama edhe mori votat e shqiptareve, te cilet i dhane pushtetin, edhe i hodhi ato ne kosh. Athere perse i kerkoi dhe i mori votat. Pasojat e ketij leshimi do te jene te renda per PS. Administrata do te shkaterrohet se ministrat e rinj do te futin ne pune te gjithe militantet dhe miqte e tyre. Per dy muaj shteti nuk do te funksionoje dhe ketu do te behet rrumpalle. Me kete marreveshje Rama ndihmoi qe te shpetoi Luli nga deshtimi dhe largimi i turpshem nga politika! Eshte nje percedent i rrezikshem!

  11. GJINOJA says:

    Çudi! Problemi kryesor që ngrinte Lulzim Basha dhe bishtat e tij, problemi i narkotikëve, i kanabisit, zë vendin e fundit në marrëveshje!

  12. julian says:

    Po mire,ajo pika qe ishte me kryesorja,dmth Vettingu
    ,dhe qe do beheshe para zgjedhjeve ku eshte se nuk po e lexoj?

    1. nar gerrneta says:

      ka ik me pushime vetingu

  13. PE says:

    Sokrat , ministrat e rinj nuk kane te drejte firme. Jane kalimtare. Rama do ti marre perseri votat

  14. genci says:

    O ED RAMA , VETEM ZAHO te ka ngel pa dhon , jepi dhe zahon shqupit dhe shko pirdhu bej qypa balte , budallai me nje moment e tregon dobsin e vet qe esht budalla , per ty ky ishte momenti .

  15. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ore Albanezer, jeni mesuar keq me Saliun qe ngrinte qeverine ne kembe per te vjedhur e fituar zgjedhjet. Vetingu do votohet ne parlament nga opozita pa asnje ndryshim. Persa i perket zgjedhjeve e keni ju ne dore e jo qeveria qe ti lini lulin e salen ne opozite e pas kesaj vetingu do beje punent e tij per ti cuar ne burg. Pse beheni kaq milet i keq? rriteni pak nivelin, lexoni si funksionon shteti e pastaj dilni e beni au iu neper internetra.

    1. Lugati says:

      paska dale edhe ktu poshte shkenctari ripjelljes

  16. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    padroni vjen pas pak Demir Aga….

    Rama boni mir, nje muj dhe asnje kontrate e re sdo jete..
    25 Qershori dita kur kriminelet saliu, liriu e luliu do shkojn per lesh…
    Bravo Edi. Cdo gje per te miren e venit.

  17. X says:

    Kete muhabetin se do shkojne per lesh keni 4 vjet qe e thoni por deri tani asnje nuk ka
    Shkuar per lesh pervec jush qe e kerkoni dhe nesh qe e besojme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje