Për Yllin e Dritës, që nxjerr xixa sa herë e cek guri zmeril i vijës së partisë

20 Maj 2017, 19:00Politika TEMA

Nga Elisa Spiropali

Një yll i LSI që nxjerr xixa sa herë e cek guri zmeril i vijës së partisë, më paska përmendur sërish gjithë indinjatë.

Më paska kujtuar shprehjen time në Shkodër se ideja e qeverisë së besimit është shtysa për qeverinë e pabesisë. E më paska pyetur Ylli po kjo që u bë tani çfarë është a nuk është pabesi vallë?

Fjalët janë të miat, mos më kërkoni ta citoj Yllin e Dritës së zmerilit llaf per llaf se jo unë, po burrë nënë nuk e bën dot!

Kjo që u bë o Yll i Dritës, është ajo që i duhej Shqipërisë dhe LSI e përvëluar siç është për Shqipërinë duhet të festonte akoma sot me mish, raki e dolli!

Por fakti që ti me pyet dhe që nuk ndjehet askund tingull muzike, erë kukureci apo entuziazëm rakie aty në oborrin tuaj, më vë në mendime.

Pse të jeni kaq të menduar vallë?

Ju ishit ata që na i bëtë televizorët kisha e xhamia dhe na zëvendësuat priftërinj e hoxhallarë me predikimet tuaja për dialog e për konsensus mes partive të mëdha. Ju ishit ata që na u bëtë tellallet e nevojës për stabilitet dhe të domosdoshmërisë për të shmangur turpin e patregueshem të zgjedhjeve pa opozitën.

Ju ishit ata që ishit bërë gati të iknit edhe vete nga zgjedhjet atë natën e marrëveshjes dhe na e bëtë McAllisterin si Jezuin të cilit i’u bënë apostuj edhe Duka, edhe Mediu, edhe Kreshniku, edhe Vasili, edhe Nardi.

Madje edhe Idrizi, edhe Dulja që harruan Çamëri e Greqi për McAllisterin, që as nuk e dinte fare se ishte bërë me dishepuj në Tiranë pasi e përzunë duarbosh nga Tirana.

Unë nuk e di çfarë shpjegimi t’i gjej gjendjes së përzishme që u ka zënë për habinë time te madhe o Ylli i Dritës.

Madje jam e habitur që as vete Luani juaj që e ka një shpjegim të pashpjegueshëm për gjithçka, nuk ka pipëtirë për këtë arritje të madhe tuajën!

Doli nga strofulla për të thënë se ai do fitojë duke ndenjur në bisht dhe jo në ballë të dërgatës suaj për Tiranën dhe u zhduk.

Mbase as ju vetë se kuptoni që gatishmëria juaj e përsëritur deri në mërzi për t’u sakrifikuar për Shqipërinë duke sakrifikuar qeverinë, është një shtysë e pamohueshme për realizimin e marrëveshjes. Por jam e bindur se në 25 qershor do filloni ta kuptoni edhe vete se të mirë më të madhe, ju nuk mund t’i bënit dot Shqipërisë!

26 komente në “Për Yllin e Dritës, që nxjerr xixa sa herë e cek guri zmeril i vijës së partisë”

  1. Lumi says:

    Bravo boj cupe.Brisk e ke ate goje.S’ke c’u heq asnje fjale.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      nuk ka ”yll” sunit pasi flitet per nje korrak turk qe e shumta mund te krahasohet me nje…….gjysme hene,madje ne qiell me re ku here ndricon e here zhduket mes resh!

  2. mergim tari says:

    Elisa

    Une e lexova neper te shkrimin dhe nuk jam dakord qe midis PS dhe LSI te kete sulme te ndersjellta. Te dy partite jane parti te majta, dhe nga sherri I te majtes perfiton vetem PD, nje parti keqberese, me natyre shkateruese per Shqiperine, per historine tone, ekonomine, te ardhmen e femije be tane.

    Une kam bere nje koment qe do te vazhdoj ta postoj ne shume shkrime, se mesa po kuptoj edhe sulmet qe po beni ndaj njeri tjetrit do te jene te shumta.

    Une e kuptoj qe tani ka nisur nje shantazh agresiv per te perçare te majten. Kryesisht behet edhe nga pakenaqesia, por edhe nga PD, nje parti me drejtues antishqiptare, e cila kurre nuk vjen ne pushtet nese perçahet e majta.

    Per kete arsye do te deshiroja qe PS ne asnje rast te mos shkepuse lidhjen strategjike, siç quhet me LSI. Mendoj se Petrit Vasili eshte treguar me prane PS. LSI nuk e mbeshteti PS tani, ne momentin me te veshtire, por me gjuhen e “drunjte”, fliste ne mbeshtetje te PD.

    Por gjithsesi, te dyja partite duhet te jene perseri bashke, sepse nese njera bashkohet me PD, atehere kjo eshte TRADHETI qe keta I bejne zgjedhesve, TE MAJTES SHQIPTARE.

    Nese keta mbeten perseri te bashkuar, I bejne mire edhe Shqiperise, pasi PD do te shkrihet si parti dhe natyrshem do te riorganizohet nje opozite e vertete SHQIPTARE.

    Nuk mundet qe PS dhe LSI te mbajne me pushtetin duke I treguar popullit vetem faktin se nese nuk votuan per ta do te kene per 4 vjet fytyre e FELLIQUR TE SALI BERISHES, LULEZIM BASHES, DHE FRIKEN E VRASJEVE NE BULEVARD, PERSERITJEN E NGJARJEVE SI GERDECI, VJEDHJEVE HORROR SI TE RRUGA E LESHIT OSE SHITJEN DHE DOREZIMIN E TOKES SHQIPTARE TEK ARMIQTE E SHQIPERISE, GREQIA, SERBIA FASLLIÇI ETJ….

    PS DUHET TE FITOJE (DHE SE BASHKU ME LSI NE KOALICION) TI TREGOJE POPULLIT, QE ME VETTING-un NUK MUND TE JUSTIFIKOHET QE NUK DENON DOT KRIMINELET, POR TE PERGATISE DOSJET PER SEICILIN PREJ TYRE, SALI BERISHEN TE PARIN, LULEZIM BASHEN TE DYTIN E ME RADHE, DERI TEK AI DOKTORI I SPITALIT USHTARAK, QE THA SE NJEREZIT NE BULEVARD U VRANE NGA AFER……….

    A E KUPTONI SE SA KRIMINELE DUHET TE SHKOJNE NE BURG?????

    NESE PS KA FRIKE SE NUK KA MJAFTUESHEM BURGJE E QELI, OSE NUK KA PARA TE NDERTOJE BURGJE, JAM I BINDUR QE SHQIPTARET, POR EDHE AMERIKA E BE DO TE ISHIN TE GATSHEM TE JEPNIN PARA PA MBARIM QE TE FUTESHIN NE QELI TE GJITHE KETA HORRA TE FELLIQUR, VRASES QE NUK RRINE DOT PA U KTHYER NE VENDIN E KRIMIT, NE BULEVARD, SI ME 21 JANAR, SAKTESISHT SI KRIMINELE PROFESIONISTE QE KTHEHEN ATY KU BEJNE VRASJEN E RADHES. POR KESAJ RADHE ISHIN TE MBULUAR ME ÇADER QE MOS TE DUKESHIN, MOS TU DUKEJ SURRATI, MOS TU DUKESHIN ARMET TE CILAT ME NJE URDHER MUND TI PERDORNIN SIÇ DINE ATA.

    NUK MUND TE BASHKEJETOJE ME QYTETARIN E NDERSHEM BARBARI, SHPELLARI, ATA QE NA KANE MARRE SHPIRTIN, ATA QE NA MOREN PRONAT ME DOKUMENTA FALLCO, ATA QE NA KANE VJEDHUR, NA KANE PERCMUAR, NA KANE RRAHUR DHE NE FUND EDHE NA VRANE, NE SHTEPINE TONE, NE QYTETIN KU NE LINDEM E U RRITEM, NE ATO RRUGE QE NE RININE TONE DILNIM XHIRO………., NE BULEVARD KE URA……, KU “GJUANIM” VAJZA, KURSE KETA BANDITE, SOJSEZE TE NDYRE NA GJUAJTEN ME PLUMBA MU ATY NE BULEVARD NE SHTEPINE TONE, NE TIRANE….., NE BULEVARD.
    KETA DUHET TE BASHKEJETOJNE VWTEM ME SOJIN E TYRE, NE…….. BURG, TE GJITHE SE BASHKU…

    1. I Riu komunist says:

      Asnjera nuk eshte parti e majte! Jane thjesht BANDA per pushtet ?

      1. Mergim tari says:

        Duhet zgjedhur e keqe me e vogel. Te pakten keta qe thone se jane te majte, jane me te pergjegjshem.
        Nuk vrasin, nuk terrorizojne njerezit, Jane me qyetetare.

      2. Fiqo telefi says:

        Te zbrazin trastat njeher… Pastaj po kane lidhje me vrasje (indirekt) nburg.

        P.s
        Si mund ti thone “trastat” ndryshe? ?

    2. XheJ eN Bi says:

      mërgim tari
      E ke gabim.LSI nuk është parti e majtë, spektri I saj nuk është as I majtë e as I djathtë, sprktri I saj është spektri I INTERESIT. Në 2009 interesi I saj ishte me të djathtën, kurse në 2013 interesi I szj ishte me të majtën.
      PD-ja është një kundërshtarë që e ke përballë,kurse LSI-ja është një kundërshtarë që e ke në gji po të ha mbrapa krahëve
      Më shumë dëm Shqipërisë i ka sjellë LSI.
      Tani do duket se sa i vlen lëkura që do konkurrojë e vetme.

    3. Ermir says:

      Por problemi me sa shohe une Lsi e meriton kete pergjigje e biles me te rende .. te mos harrojm se ka ktu e 8 vjet qe lsi luan si parazit ne kurriz te dy partive te mbedhaja e te Shqiptareve … ka 8 vjet qe eshte ne qeveri nga te dyja partit dhe ne dikastere kryesore dhe asnje here ska mbajt pergjegjesi po ua ka lon fajin partive qe e kon mbajt si parazit

    1. Drj says:

      Bravo për çfarë ?

      Që për inat të sime vjehrre të shkosh e të flesh me mullixhiun ?!

      Bravo se haen si shtrigat njëri-me tjetrën ?!

      Bravo se shkatërrohen brenda racës dhe pastaj “pallohen” jashtë race ?! Dhe këtë e quajnë arritje !

      Pastaj, ç’ është ky mllef dhe ky patos ?! Mllefin dhe patosin e urrejtjes ta kishit kur bëtë aleancë me Metën në 2013, jo tani kur po putheni me Bashën.

      Zhvishuni nga hakmarrja primitive, se nuk tregoni intelekt, kur nuk menaxhoni dot mllefet personale dhe ia servirni publikut si proces shpëlarje të negativitetit që mbartni.

      Është një proces që duhet ta bëni tek psikologu, nuk mund ta përdorni publikun për psikoterapi.

  3. Blerta says:

    Kur shkruan e flet dhe ti. Ti je versioni femeror i Yllit per te cilit ke shkruar.
    Vodhe shume por me Bujar Leskajn si e mbylle a e sqaron dot edhe kte..

  4. Meckojati says:

    Me mire djepi bosh se te kesh djallin brenda. Ta provojne me 25 qershor sa i vlen lekura, qetesine e dashurine qe e kishin ne maje te gojes!

  5. Mersin says:

    Bravo. LSI do te kthehet shume shpejt ne nje particke. Like Floriri duhet te shkoje tek 7 penxheret.

  6. Munai says:

    Po zihen elisa dhe dritani, se kush e ka merituar me shume emrin ne listAt per deputete! Te dy e kane te dhuruar, se njihen per shkallen e ulet te intelektit dhe devotshmerise dhe hipokrizise ndaj partise dhe leadership it. Elisa nga fieri ka degjuar dritanin nga shkodra! Sa fort ke bertit mor dritan, vec se je cjerre e as elisa ste paska mar vesh se te ka rendit dhe gjera qe intelekti nuk i pjell dot. Suksese ne kto komunikimet personale.

  7. Esko says:

    Kjo duhet te dal ne fushat me banderolen Une ju a kam vjedh leket sa kam punuar ne dogane po me votouat prap budalla jeni se hajdutja hajdute mbetet – Keni kujdes xhepat Elisa eshte kendej vellezer e motra Fuck yuo cocksucker !

  8. sa e mencur elisa says:

    Kam pershtypjen se Elisa fiton me shume ne opinion nese pjerdh, sesa te bej si mendjendritur.

  9. Mary Tereza says:

    Te vjen keq
    i fyer ndjehesh,
    si vella, shok ap prind i tyre,
    kur shikon kwto dacibao prej Lenka Cukosh, qe shfaqin helmin e meshkujve komandare te tyre…
    Nuk parandjej mirw, prej kwtyre te Perfolurave, pwr Corruption dhe Pasion te pa Cmim per pushtet…
    Asnje shenje femerore, brishtesie dhe ftese per qetesi e dashuri, asnje shenje dinjiteti e nderi ne kwto ego damaresh burri qe nenshruajne nen emra femrash…
    Ndjese per mekatin ndaj tyre…

  10. akrepi says:

    Z Elisa Respekte ;Nuk kam cfare te shtoj asnje fjale ,Ju a ke nxerre me se miri hipokrizine e tyre.Por me hipokriti dhe I pa bes utregua Ilir Meta [me gjith se I till ka qene gjithmon] kur thoshte qe ishte gati te dorzonte detyren si president qe te harrihej marveshja me PD-ne.Pse e thoshte kete kuptohet nuk do shume mend.

  11. Me cdo cmim, Fitorje says:

    Eshte nje autoportret i mrekulleshem,
    nje transaparence e pashoqe, qe tingellon klinike, cinike, por eshte transparaente e plote…
    Duket sikur autori qendron perpara Tjetrit, Pasqyres, dhe e vizaton ate korreketesisht, pa lene asgje te merret me mend,
    por duke shtuar ndjesine e vete autores qe e ndjen dhimbjen ne veten e saj…

    Duhet respektuar femra, pse jo, edhe ne politike, edhe aty ku shtirja e perdorimi nuk kursejne askend,
    duhet ber nje cike kujdes, dreqi ta marre domosdon e Fitorjeve Deri ne Frymen e Fundit, Me Cdo Cmim,
    Jane qenie njerezore dhe s’mund te justifikojne Karriket Tona Mashkullorite,
    perforjen, keqperdorjen, masakrimin e shpirtrave femerore deri ne kete fare feje te pafesh…

    Do pritej nje shoqeri me ndryshe, mes femrave te kraheve te ndryshme, jo kaq zhveshje e vetes, per te shfaqur nudizimin e tjetres…
    Mekatare jane te Tjere, natyrisht…
    Per ata shkojne faturat…

  12. astrit says:

    Te lumte Elisa. Pergjigje e merituar.

  13. Shkodra says:

    Me keto njerez te vegjel ne trup dhe mendje nuk mund te shkoni larg.Ju vetem ziheni dhe asgje nuk beni ,llafe dhe vetem llafe,po i beni nje makiazh te shemtuar (ashtu sic je ti)Shqiperise pa themele qe nuk iu mjaftuan 4 vjet per ti bere .Ju dini te beni vetem llafe dhe intriga ,gje per te cilen paguhet shume kjo k…,tipike e elektoratit qe perfaqeson.

  14. David says:

    Pse kete vajzen e degdisen nga Fieri ne Korce ? Do te punoj me Kapshticen tani ? Ku merr vesh ti nga politika e madhe dhe asnjehere nuk ke dashur Shqiperine por vetem “Salarine “

  15. Like u fike says:

    Bravo Elisa! Forca!

  16. miri says:

    Moj Cuperline sorr-osiane perverse po cju ka shkrepun ne mendje ty dhe ca te tjereve djathtas qe cdo gje e krahasoni me figurat fetare? Po lerini more idiote fete ne punen e tyre se po i ktheni ne seli partish. injorante, mendjelehte, e korruptuar deri ne palse, hajdute ordinere ne dogana. Vodhe per dy vjet aq sa nuk ka vjedhur askush per 25 vjet ne ate post.
    beji krahasimet me tet ate, jot eme, apo me cdo lloj kafshe pylli, do jesh realiste keshtu, sa per fete boll se e tepruat. Gjate qeverisjes suaj ne Shqiperi u shfaq terrorizmi fetar, ate thote gje kjo moj striptistja e partise.

  17. Demi says:

    Dihet kushe eshte LSI.
    Kryetari juaj e mori dhe jo me mish e me raki, por me ngjala e futi ne gjirin tuaj te madh te Rilindjes, qe ashtu si ti nuk ka asnje lidhje me PS.
    Ju, Rilindja jeni nje parti e re me hajdute te rinj. Madje me martesa hajdutesh. Ti me rekorde ne dogana, ne linjat e vendosura nga ti shpejt e shejt, me suportin e monit GY, yt shoq nje katunar i spikatur e sperkatur me suport te GR, hedh parate andej e ketej, qe te kape ndonje ARMO apo ndonje thele tjeter, me parate e marra shqipetareve.
    Turp qe del dhe ke marre rolin e ballines, dhe nuk ta ben syri terr, qe ke lene pas shume gjurme e persona qe ti dine sjelljet e menyrat. Po atyre cdo tu thuash?? Do u thuash qe sje ti e para pak koheve.
    Mos fol ne emer te socialisteve se nuk jane shoket e tu.
    Jeni me keq se LSI edhe ne bashkeqeverisje, dhe tani do tja kaloni edhe PD ne bashkeqeverisje me ta.

  18. Realisti says:

    Bravo Elisa ! Analize e peshuar mire.LSI e beri ple fare. U shqye duke kerkuar PD ne votime .
    Tani i iku fytyra nga marazi. Kujt ja shet keto i nderumi president i ardhshem???!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje