FOTOT/ Nuk jemi në Kabul, por në… Shqipëri

23 Maj 2017, 20:59Sociale TEMA
FOTOT/ Nuk jemi në Kabul, por në… Shqipëri

Panorama e zakonshme e qyteteve në Shqipëri karakterizohet nga një marrëdhënie e ndërlikuar mes banesave dhe shtyllave me shumë kabllo të elektricitetit, telefonit dhe internetit duke e bërë shpesh një pamje kaotike për syrin.

Nga Loreta Cuka

Zhvillimi i furishëm që ka përfshirë qytetet e Shqipërisë gjatë dekadave të fundit ka lënë një gjurmë të dukshme në pamjen e vendit jo vetëm nga aspekti i vertikalitetit me ndërtesat e ngritura së fundmi, por edhe në këndvështrimin horizontal të qyteteve.

Për të kuptuar se sa kaotike është bërë kjo pamje për syrin e qytetarëve mjafton të ngremë kokën fare pak për të parë një qiell të fragmentizuar prej kabllove lloj-lloj të elektricitetit, telefonit dhe internetit në atë që duket një lidhje mjaft e ngatërruar dhe në shumë raste e pazgjidhshme.

Përgjatë muajve të fundit, panorama shfaqet e përsëritur në çdo qytet që kam vizituar si Durrësi, Berati, Korça, Gjirokastra, Shkodra apo Tirana.

1 komente në “FOTOT/ Nuk jemi në Kabul, por në… Shqipëri”

  1. Neutrino says:

    Shqiperia digitale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje