Akoma nuk keni dëgjuar për KRION-in? KRION është një material i teknologjisë së fundit, uniformë dhe jo-poroz, i përbërë nga rezinë dhe mineral alumini trevalent, i cili po revolucionon boten e Arkitektures, Design-it, dhe Ndërtimit.
Ky material i ngjashëm me gurin lejon mundësinë për tu prerë dhe për tu bashkuar që të formojë një sipërfaqe unike pa ndërprerje. Kjo ofron mundësinë për të krijuar forma unike që janë të paarritshme me ndonjë material tjetër. Me anë të termoformimit mund të marrë dhe forma të harkuara si te kjo tavolina.
Punimet e KRION fillojne nga lavamanet shume ngjyreshe, si mund te shifni kete model bojëqielli ( http://www.porcelanosa.al/outlet/fkrion/lav-b206-color/) deri tek banakët per kafe, lounge, projekte nëpër hotele, zyra etj. Tek PORCELANOSA, mundësojme mobilje me KRION dhe me dritë nga mbrapa, per te krijuar dicka unike, e zgjidhni ju modelin!
Për më tepër, KRION është një material ideal për institucionet shëndetësore. Për shkak të thithjes së tij 0% dhe mbrojtje anti-bakteriale natyrore, ai mund të përdoret edhe në salla operacionesh dhe nëpër kuzhina
Cilat janë vetitë e KRION?
Falë fleksibilitetit në forma dhe ngjyra, KRION ju lejon të sillni idetë tuaja në realitet. Ky material gjendet vetem tek PORCELANOSA ALBANIA
http://www.porcelanosa.al/krion/