Basha po i shpërbëhet partia, por thotë se PD është e bashkuar, ndërsa PS e përçarë

29 Maj 2017, 17:27Politika TEMA

Lulzim Basha, ka thënë nga Mati se në këto zgjedhje forca politike që ai drejton është e bashkuar, ndërsa Partia Socialiste paraqitet e përçarë.

Teksa ka zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, ai tha se në këto zgjedhje PD po shkon së bashku me aleatët ndërsa pala tjetër i ka prishur marrëdhëniet me aleatët.

Basha në asnjë moment nuk ka përmendur një listë emrash kandidatësh që e kanë braktisur garën elektorale e 25 qershorit.

Gjatë prezantimit të platformës elektorale, kryedemokrati bëri me dije tri pikat ku mbështet program ekonomik i demokratëve: ulja e taksave, çmimi i energjisë, ulja e çmimit të karburantit.

“Prioritet i Republikës së re janë rinia dhe fëmijët. Fëmijët shqiptarë do kenë drekën të garantuar dhe do kenë mundësinë të ndjekin aktivitete passhkollore. Studentët shqiptarë do kenë mundësi të studiojnë në universitete me tarifa të ulëta dhe të sapodiplomuarit do kenë mundësinë e një viti stazh. Paratë e vjedhura do u kthehen të rinjve, fëmijëve, pensioniatëve.

Ekipi im është ekipi më përfaqësues. Është ekipi që shënon personalitete të spikatura, profesorë dhe akademikë. Njerëz të përkushtuar të punës dhe të shërbimit publik, që vijnë nga familje të lidhura me historinë, siç është kreu i listës së Dibrës, deputetja e ardhshme e Matit, Dhurata Çupi, siç janë gjeneralë, përfaqësuesja e denjë e rinisë së Matit, Denisa Vata,” tha ndër të tjera Basha.

2 komente në “Basha po i shpërbëhet partia, por thotë se PD është e bashkuar, ndërsa PS e përçarë”

  1. albaniafirst says:

    Qaji hallin kaloresit se I varen kembet.

  2. Treviso says:

    Parat e vjedhura du ju dorzohen popullit?! A megjithmend e ke? Nga ti dhe partia juaj kete dhe vetem kete duam ne. Agje tjeter nuk kerkojme nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje