36 të vdekur në Manila, publikohen pamjet e terrorit

2 Qershor 2017, 06:40Sociale TEMA

Një person sulmoi me armë dhe i vuri flakën disa tryezave të një kazinoje në një kompleks hotelesh në Manila, Filipine duke shkaktuar 36 të vdekur.

Sipas raportit të policisë, viktimat nuk duket të kenë humbur jetën nga të shtënat, por nga asfiksimi.

Të gjithë trupat u gjetën në zonën e kazinosë së resortit, dyshemeja e të cilës ishte shtruar me tapetë të trashë, ndërsa dritaret ishin të izoluara. Kjo ka bërë që gjithçka të marrë flakë menjëherë, ndërsa tymi është bllokuar brenda ndërtesës.

Policia ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist, ndonëse prej disa ditësh ata janë përfshirë në një aksion kundër disa militantëve islamikë në ishullin Mindanao. Sipas tyre, agresori ka vrarë veten pas ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje