Stafi i televizionit CNN është akuzuar se ka inskenuar një protestë antiterror pas sulmeve që tronditën Londrën pak ditë më parë.
Një ditë pas sulmeve terroriste në Londër, një grup personash u mblodhën pranë kordonit të policisë për të protestuar kundër terrorizmit.
Por, në një video të publikuar në rrjetet sociale, tregohen disa reporterë të CNN, teksa pozicionojnë protestuesit, që të duken në kamera.
Gjithashtu, edhe ish-diplomati amerikan, Richard Grenell e ka rishpërndarë videon, duke e quajtur “shqetësuese.”
Ndërkaq, si CNN ashtu edhe protestuesit kanë kundërshtuar gjithçka. Ata deklaruan se e njëjta skenë është filmuar edhe nga televizione të tjera, përfshirë BBC dhe ITV.
Sulmi ndaj CNN vjen pak pasi presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi në rrjetet sociale kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan.