Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte sot i ftuar në Forumet UET ku bashkëbisedoi me studentë dhe pedagogë sfidave të bashkisë për punët e qytetit, po nuk pranoi të komentonte zhvillimet e politikës
Erjon Veliaj ishte pjesë e darkës së famshme tek Pazari i ri mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por tani që aleanca mes tyre është krisur përfundimisht, kreu i Bashkisë Tiranë distancohet nga komentet për politikën e madhe që po luhet fushatë zgjedhore.
Ai zgjodhi të mos bënte komente për këtë aleancë duke u fokusuar vetëm tek puna e tij si kryebashkiak.
“Unë në fakt e kam bërë një distancë që në ditën e parë se çfarë duhet të bëj, sepse e kam shumë të qartë se çfarë është “job description”-i im. Pra detyra ime e punës, është që të jemi një qytet efiçent, i jetueshëm, me sfida demokratike të jashtëzakonshme, një qytet i cili është ndërtuar për 200.000 banorë dhe sot ka 1 milion, dhe një qytet ku besoj kemi disa kritere se si ne masim jetueshmërinë. Po të merresha me politikë të madhe, dikush tjetër do thonte pse merresh me politikë të madhe, në s’kemi çerdhe, kopshte, s’kanë vende kur të luajnë fëmijët. Unë besoj që detyra e kryetarit e bashkisë nuk është të bëjë politikanin e madh, por të bëjë menaxherin e qytetit”- tha Veliaj i ftuar në Forumet UET në një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi temën; “Reformizmi vs Populizmi”.
Kur u pyet se si do ta menaxhojë ndikimin e politikës së madhe tek vendimarrja e Këshillit Bashkiak, ku i duhet votat e LSI-së, ai tha se shkonte shumë mirë me LSI0-në, PDIU-në dhe FRD-në e Topit, e gjithashtu kërkonte konsensusin e PD-s.
Duke iu referuar disa vendimeve për emra rrugësh e shkollash të marra me konsensus Veliaj theksoi se;
“Në pjesën më të madhe unë kam një raport të shkëlqyer me LSI-në, me PDIU-në, me FRD-në sepse kam zgjedhur që në koalicionin e Këshillit Bashkiak, dhe e kam kërkuar shumë herë këtë mirëkuptim, duke kuptuar se për çfarë, për emra dëshmorësh do ndahemi. Kështu që në këtë sens gjithmonë jam prirur që të ndërtoj sa më shumë konsensus në vendimarrje. Sepse besoj që publiku vërtet i dha një mandat solid një kryetari bashkie ama kur edhi puna tek këshilli qoftë për të mbajtur edhe këtë kryetar bashkie në një sistem “check and balance”, ia besoi këtë kontroll disa partive. Unë besoj që ky qytet drejtohet më mirë me konsensus se sa me agresion, debate dhe konflikt konstant. Më rezulton që ende pa mbushur 2 vjet, qyteti ia ka parë hajrin kësaj fryme bashkëpunimi”.
Veliaj foli dhe për projektet e tij për qytetin duke vënë theksin tek synimi për ndërtimin e shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Ai gjithashtu mbrojti rritjen e taksave për bizneset, kryesisht për ato të ndërtimit.
Po prandaj more me pak vota se kualicioni i PS ne Tirane, harrove
qe te pozicionohesh ne arste te tilla flagrante si eshte lsi -ja ,
qe gjithe shqiptaret e dijne kush eshte , banda e hajneve /ngreci ne politiken shqiptare ,
qe mbajti ne pushtet kryekriminelin sali berisha dhe i shkaktoj Shqiperise nji kosto ne miljarda $ vetem ne Buxhetin e Shtetit ,nji person i cili ne flagrance par ne vido eshte kap mat me bllokun 700.000 €ur.
nji person ,per shkakun e te cilit u vrane 4 -demostrante te pafajshem para kryeministrise nga ortaku i tij ne pushtet
sali basha , —–kjo s’ka te bej aspak me ate qe zotrote me kaq lehtesi deklaron se s’boke politike te Madhe ,
por me ate qe ti na le te kuptojme se, je nji person me nji karaktere kurve .
Mosha dhe pozicioni jot ,perkatesia politike nuk ta lejon nji qendrim te tille .Por ty te lejohet sepse je nji muslimut .Dhe nji muslimut ,mbetet tere jeten i tille . Pra ky punon qellimishte thjeshte per interesin e tij personal ,aspak ate Shqiptare . Fuck off qenke nji baxhelle e keqe