Klosi: Denonconi, përzini çdo njeri që vjen të blejë votën tuaj

7 Qershor 2017, 16:24Politika TEMA

Në takimin në lagjen e Vakëfit në Rajonin 3, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, Blendi Klosi, deklaroi se për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën voton shumica dërrmuese e banorëve të Beratit, që kërkon dhe do të vijojë transformimi i qëndrave të banuara, ashtu sic janë transformuar qëndrat e qyteteve. Partia Socialiste do të marrë në këto zgjedhjet, 5 mandatetet që i takojnë në këtë qark, deklaroi Klosi, duke kërkuar nga qytetarët të mos pranojnë të shesin votën, apo ti binden presioneve për vendin e punës në këmbim të votës.

“Ne kemi në këtë garë elektorale një dhe vetëm një synim të marrim pesë mandate. Në 2013 ne humbëm mandatin e pestë në Berat. Po të ishim vetëm dhe në 2013 do e kishim marrë mandatin e pestë. Prandaj miqtë e mi ne jemi në këtë garë vetëm,po së bashku me mijëra e mijëra qytetar.

Janë të shumta problemet megjithëse kemi bërë shumë, por jemi sërisht kokëulur para jush pasi e dimë shumë mirë se qytetarët shqiptarë duan shtet duan mirëqënie duan punësim. Ne në këtë fushatë duam ti rikthejmë shqipërisë besimin njëherë e përgjithmonë për votën e lirë. Ti kthejmë besimin të gjithë shqiptarëve se vota do të numërohet drejtë.

Prandaj miqtë e mi dhe në këtë lagje edhe në këtë qytet ka filluar presioni për blerje vote, ka filluar presioni për nje vend pune në këmbim të votës.

Një kërkesë kemi. Denonconi, fotografoni, filmoni, largoni çdo njeri që kërkon të blejë të ardhmen e këtij qyteti, me para. Çdokush që ushtron presion do të largohet nga detyra dhe do të procedohet penalisht. Fotografojeni , përzijini nga pallati atë që kërkon që Berati mos t ë bëhët ashtu sic është bër qëndra Beratit të bëhën dhe lagjet e qytetit, vazhojnë të bëhën dhe komunat rreth e përqark sepse ata nuk duan që Edi Rama të jetë kryeministër. Cdo person që voton nga 20 partitë e tjera përvec Edi Ramës është kundërshtar politik. Prandaj miqt e mi kush kërkon që lagjet e qytetit të transformohen si qëndra e Beratit, kush kërkon që lagjet e qytetit të transformohen si qëndart e 61 bashkive të qytetit të votojë Edi Ramën. Kush kërkon që në Berat të vazhdojë të rritet turizmi çka sjell dhe rritjen e mirëqënies të vazhdojë të votojë Edi Ramën. Unë kam bindjën se kjo lagje ashtu sic ka votuar nga hera partinë Socialiste dhe kësaj here të gjitha votat do ti bëj bllok për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën kryeministër , për më shumë punë, më shumë shtet më shumë mirëqënie.” – deklaroi Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje