Kryeministri Rama ka zgjedhur pamjet e Lungomares filmuar nga droni për të uruar mirëmëngjes për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Por, duket se ndjekësit e tij në FB janë më shumë të shqetësuar për situatën politike.
Mes tyre, ka që e pyesin të lërë këto shfaqje, por të thotë se a e dëgjoi çfarë tha Meta mbrëmë.
Por duket se ndjekësit i shqetëson intervista e fundit e presidentit të zgjedhur Ilir Meta i cili sulmoi Ramën.
“E dëgjove Liken mbrëmë”, shkruante njëri prej komentuesve duke shtuar se e quajti karagjoz.
Postimi i Ramës
“Mirëmengjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të një spektakli mjaft të veçantë nga Lungomare e Vlorës. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”- shkruan Rama.