Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka gjetur një mënyrë tejet të çuditshme për të shpallur një takim të afërt me presidentin amerikan.
Njerëzit e tij të fushatës kanë organizuar një dialog gjoja spontan, që më shumë i ngjan një mizanskene fëmijënore sikur njëri nga fermerët e Zvezdës në rrethin e Korçës i përcjell një mesazh për Donald Trump.
Dhe për çudi Basha jo vetëm që nuk habitet nga kjo ndërhyrje por shton se këto sekrete nuk duhen thënë pasi na mërzitet Rama.
Ky dialog, me siguri i parapërgatitur, është zhvilluar kështu:
-“Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”
-“Nga e more vesh që do takoj presidentin Trump”?
-Fermeri ngre supet dhe dëgjohen të qeshura
-“Puna jote nga e more vesh që do të takoj Presidentin Donald Trump, po mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama se nuk e takoi dot”.
Dhe sikur ky dialog i shtirë të mos mjaftonte Basha ka vazhduar me fjalimin në miting: “Unë do ti them presidentit Trump se fshatarët e Zvezdës duan që unë të zbatoj modelin e tij).
Deri më tani lajmërim më qesharak se ky për takimin e mundshëm të një politikani shqiptar me një president të SHBA nuk ka pasur, aq sa duke e dëgjuar sejcili mund të pyesë: A është ky një mashtrim më shumë në fushatë apo ndoshta zyra e shtypit e kryedemokratit ka marrë pushimet?(Lapsi.al)
Po “Zvedezda” blu kush është? Ka zbuluar ndonjë fshat të ri kryetari!?
Do ta takoje patjeter, por jo ne Amerike, por ne Kamez. Do te jete dite historike per Trump-in sepse do te takohet jo vetem me Bashen, por fillimisht me Xhelal Mziun, I cili do ti jape titullin Qytetar nderi I Kamzes. (More, qytet eshte Kamzes apo jo). Se po qe FSHAT I bie qe Trump-I te marre titullin FSHATAR NDERI dhe jo qyetar nderi.
Çfare te them me shume…….. Te tjerat i dini vete. Me pas vjen ÇEKU I BARDHE, USHQIMI FALAS PER FEMIJET, PENSIONI 250 EURO, FSHATARET DO TE MARRIN MILIONA EURO, DO ZHDUKET FUKARALLEKU DHE MIZERJA.
PO KAM NJE PROBLEM TE VOGEL. MIRE QË PD-ja DO TE NA SJELLE PARASJEN NEPER SHTEPITE TONA, POR A ME SIGURON BASHA SE NUK DO TE ME VRASE NE BULEVARD, NUK DO TE ME SHESE DETIN DHE TOKEN SHQIPTARE, NUK DO TE VJEDHE PERSERI KUR TE NDERTOJE RRUGE, NUK DO TE SHKATEROJE VEPRA PUBLIKE SI MBIKALIMI TEK ZOGU I ZI, DHE MBI TE GJITHA A DO TE PUNOJE DOT KUR KUDO QE KA QENE KA BERE VETEM ZARAR.
Presidenti Trump nuk e di ku bie Shqipëria, e jo Lulzim Basha.
Këto janë batuta, të cilat mund të gënjejnë ata fshatarë të varfër, dhe disa gazetarucë që shpresojnë të jetë e vërtetë.
I vetmi President që mund të takojë Basha është Jari